Zef Rrozhani
Para disa ditësh, ndoqa me vëmendje përurimin e njëzetetetë të botimit të shkrimtarit dhe gazetarit të talentuar Halil Rama. Gjithmonë i kam ndjekur me kënaqesi këto evente dhe i kam përjetuar si gëzim i veçantë. Por ajo që më bën të shkruaj këto radhë është pjemarrja e madhe e intelektualëve.
Shkrimtari Halil Rama, ka arritur të na japë me vërtetësi jetën e larmishme njerzore, protoganizmin e gjallë të vlerave të këtij kombi të pa epur. Në të giithë personazhet e një morie librash, shpaloset dimensioni i dashurisë për atdheun, familjen e shoqërinë.
* * *
Para disa vitesh pata botuar një artikull me titull “Një djalë si Endri Zeqaj”. Si një njeri gjysëm shekullor i letrave, personazhe të veçantë më kanë frymëzuar ti përshkruaj në faqet e gazetave. Këtë ndjesi e di me siguri që e ka edhe miku im autori i njëzetetetë librave. Pra këto njerëz i japin jetë, jetës, bëjnë atë të ndjehet fuqishëm.
Endri Zeqon e njoha në klinikën Dentare “Mat-Dental”, të Profesor Doktor Sali Kurtit, “Mjeshër i madh” i cili ka mbi 5 dekada në këtë profesion. Në atë klinike në zemër të Tiranës, bien në sy mjekë të rinj që Profesori i ka zgjedhur nga “Fidanishtja” e stomatologjisë. E ndër ato bie në sy një djalë i ri nga Dyshniku i Beratit. I dashuruar pas këtij profesioni ai nën vëzhgimin e mprehtë të profesorit u bë i aftë. Qemal Zeqaj, gjyshi i mjekut të ri i kishte dhënë të nipit një porosi të veçantë! Me që Zoti të ka dërguar të punosh në klinikën e një profesori, dëgjoje fjalën dhe këshillën e tij plot vlerë dhe vëre në jetë, por edhe në kuptimin e profesionit “vidhja” atë sepse ai i bekuar profesion ka shumë te fshehta, ku kryesore është Etika dhe Estetika.
Përveç të të gjithave Endri kishte këto dy gjëra për të thënë: Profesor, Sali Kurti vjen në punë i pastër me buzëqeshjen që rrezaton veç mirësi, me bluzën e bardhë si bora, me këshilla dhe komunikimet që të japin besim të plotë në shërbimin ndaj pacientit.
Vitet kalonin e ai tashmë ishte bërë i vetdijshëm për këshillat e gjyshit të tij.
* * *
Pas punës së ditës, dr. Endri komunikonte me gjyshin. I jepte “oksigienin” e ditës plot dashuri e buzëqeshje që atë gjysh babaxhan e rinonin. Dashunia është jetë.
* * *
Sa herë që bisedoja me Endrin më fliste veç për gjyshin.
Po kush ishte Qemal Zeqaj.
U lind më 1 Maj 1939 në fshatin Dyshnik të Beratit në një familje të madhe, patriote dhe punëmirë. Atdheu vuante nga plagët e luftrave të njëpasnjëshme. Vendi plot halle. I ati Ramadani njeri i urtë dhe punëtor. Pas çlirimit të vendit çdo gjë ndryshoi rrjedhën e jetës. Familja tashmë ishte bërë e madhe. Katër vëllezër dhe tre motra. Qemali e shihte të atin që punonte me mish e shpirt së bashku me bashkëshorten që fëmijët të mos e ndjenin peshën e jetës. E për t’ja lehtësuar barrën babait, Qemali u bë “burrë” para kohe në krah të tij.
Të katër vëllezërit e motrat një pas një filluan shkollën. Qemali vazhdoi shkollën 7 vjeçare dhe për arsye ekonomike vozhdoi punën. Binte në sy si djalë punëtor dhe njerëzor. Qe herët i ati e martoi me Hurmanë që ishte moshatare me të. Jeta në çift solli në jetë plot fëmijë që e mbushi shtëpinë me gëzim të pa fund. Më kryesorja është se ato u rritën me plot kulturë. Dhe Qemai ishte kryefamiljari i respektuar nga të gjithë. Atij që në rininë e tij iu besua detyra si furnitor i kopshteve e çerdheve në kooperativën e Lapardhasë, kudo dhe kurdo korrekt që fëmijëve të mos u mungonte asgjë. Ai si një shërbëtor i denjë kërkonte llogari deri në një.
Vitet kalonin dhe familja rritej. Vëllezërit dhe motrat sejcili krijoi çerdhen e tij. A ka gjë më të shenjtë se në zemrat e të gjithëve tek sejcili mbretëron dashuria.
Ishte 77 vjeç kur u nda nga jeta i vëllai Azbiu. Një pafundësi miqsh e dashamirësh erdhën për ta ngushëlluar, e ai u ishte mirënjohës. E pra këto njerëz erdhën pranë Qemalit e nënës së madhe siç e thërisnin Hurmanë. E si të mos gëzonin ato të dy.
Ja Gëzimi djali i tyre, baba i dy fëmijëve të mrekullueshëm, djalë e vajzë që ka mbaruar studimet për infermiere. Ai u nda nga kjo botë por i kënaqur sepse nipat dhe mbesat ja rinuan pleqërinë duke e vaditur me dashuri.
Ja Endri që e deshi aq fort ka hapur klinikën e tij dentare duke i vënë emrin e pasardhësit të tij “Aiden”. Ai sot baba i dy djemve, ruan fotografinë e atij gjyshi të mrekulllueshëm. Edhe Gëzimi eshtë i kënaqur për këtë.