Dëshmorë të Atdheut (të pashpallur) Shtator, 1796
Zeqir Agë Puka ishte shpërngul prej Kabashit dhe ishte vendosur në Pukë, në Kodër Laçaj, ku toka ishte e pakët e me konflikte me Laçajt, të cilët prej kohësh ishin atje. Në këto rrethana i forcoi lidhjet me Karamahmut Pashë Bushatin, i cili e ndihmoi të vendoset në Zadrimë në tokë të mjaftueshme, por të ishte i gatshëm për t’iu gjet K. Pashës Bushatli. Zeqir Agë Puka iu përgjegj çdo herë me besnikëri bashkë me miqtë e përkrahësit e tij, si edhe Ibrahim Kurti prej Micoj. Kështu iu përgjegj edhe në thirrjen e bërë në shtator 1796 për hakmarrjen kundër Malit të Zi, ku forcat e K. Pashës kishin pësuar disfatë, (3 batalonet e tij gjatë përpjekjeve për të hyrë në thellësi të Cernagores drejt Cetinës, që cënonte tokat tona Arbërore). Por edhe kësaj herë ra në kurthin që i kishin ngritur armata e tij bashkë me forcat malazeze. Kështu një natë, me 22 shtator 1796, me shtërngatë shiu u rrethua nga trupat malazeze dhe përkrahësit e tyre nga radhët e fshatrave shqiptare (të Kuçit, të Piprit dhe Palabardhit). Nga koha e keqe e sulmi i furishëm malazez çadra e K.Pashës mbeti e pa mbrojtur, ku hynë armiqtë. Ata vranë Pashën dhe i këputen kokën, të cilën e vëndosën në Muzeun e Cetinës, si krenari e fitorës së tyre.
Zeqir Agë Puka bashkë me Ibrahim Kurtin dhe trimat e tyre bënë një qëndresë heroike në hakmarrje të Karamahmut Pashës duke mos kursyer as jetën. Prandaj populli i Pukës e i Shkodrës i ka kujtuar për besnikërinë e guximin e tyre, deri në ditët tona.
Imam Shaban Hoxha i Lejthizës, hoxhë e mësues në fshatin Micoj, në vitet 1920-1930 (“Kabashi”, Tiranë, 2008, fq.118) na tregon se:
-“Zeqir Agë Puka – burrë Kreshnik , guximtar e besnik,,/ Hidhet në luftë e hidhet n’zjarr/ Për ta pshtu Pashën të gjallë/ Fill mbas Tij Brahim Kurti prej Micoj, /Sikur t’kishte krahë dragoj! /N’zjarr të luftës pa u da!/ Der sa Dëshmor ata kanë ra!./ Fill mbas tyne si rrufe!/ Cani i Llesh Dedës bajraktar/ Në sulm me Dushsit pa u nal/ U vranë trimat e Bajrakut se s’ju tremen Karadakut! ( Pukë, 2008, vargje kënge nga Fadil Ceni, gazetar)
KARA MAHMUD PASHA
(Një mik i Zeqir Agë Puka)
Shkodër,1749- Krus,22.09.1796
Kara Mahmud Pasha ka lindur 1749 në Shkodër, djali i dytë Mehmed pashë Plakut. Sipas Dom Ndoc Nikajt i bie të ketë qenë i pari. Iku herët nga shtëpia – sipas konsujve Hahn e Hecquard – për arsye se kishte vrarë qehajain e të atit, Myrteza efendiun, sepse kishte shkelur besimin e mytesarifit dhe kishte përvetësuar. Shkoi në Stamboll, ku i përkrahur nga autoritetet shtetërore u shkollua në “Enderûn-ı Hümâyûn” (Shkolla Mbretërore e Brendshme). Rezultatet e larta të arritura dhe aftësitë që shfaqi, e shtynë Portën e Lartë së bashku me parinë e qytetit që të ndërmjetësonin pranë Mehmet pashë Plakut për falje. Më pas u emërua kajmekam i Shkodrës e pastaj allajbej, u bë pashë në moshën 18-20 vjeçare si shpërblim për trimërinë që tregoi në shtypjen e rebelimit grek në Moré në kohën e Luftës Ruso-Turke. Mbështetur në arkivin e Venedikut, autori Stavri Naçi si vit të zyrtarizimit të Kara Mahmudit jep vitin 1778.
Prej shërbimeve të bëra, më 1783 i vëllai Ahmet Pasha, u emërua mytesarif i Ohrit.
Në shkurt ë 1785 largoi dizdarin e kalasë së Shpuzës, vuri të paguanin haraçin e papaguar që nga kryengritja e 1775-1776 dhe hapi puse në Cetinë që nuk kishte ujë. Pasi shtroi fiset e malësisë malazeze, doli nga Adriatiku.
Sami Frashëri te Kâmûs al–Alâm e përshkruan “Meqë ishte shumë trim dhe i zoti, i kreu mbretërisë shumë shërbime”, më pas u ndikua nga Austria e Venediku dhe pasi e kuptoi që këta vende nuk e kishin në të mirë të botës muslimane, vrau të dërguarit të Austrisë dhe ia dërgoi Portës letrat e dhuratat e sjella prej tyre.
Sipas Eqrem bej Vlorës, ishte i pari ndër sanxhakbejlerët shqiptarë që u ngrit hapur kundër pushtetit qendror.
Noel Malcolm e përshkruan Kara Mahmud Pashën si “‘njeri të jashtëzakonshëm’ që fatkeqësisht ka gëzuar shumë pak vëmendje në Perëndim, në krahasim me bashkëkohësin e tij toskë nga Janina, Ali Pashë Tepelenën, ‘Luanin e Janinës’ më Pas shtrimit të malazezëve në haraç pas viteve mospagesë, çeli në Cetinë shtatë puse që ende quhen “Puset e Kara Mahmudit”
Ndre Mjedja i kushtoi poezinë Mahmud Pasha në Mal të Zi. Anton Harapi ka lënë në dorëshkrim veprën Karagega, që mendohet si triptik i veprave Valë mbi valë dhe Andrra e Prêtashit.
Një tjetër françeskan, Zef Pllumi në veprën Frati i pashallarëve Bushatli të Shkodrës: At Erasmo Balneo riprodhon një kronikë të lexuar në arkivin e Kuvendit Françeskan para se të sekuestrohej dhe plaçkitej nga regjimi komunist. Kronika, sipas Pllumit, shkruhej nga një françeskan që u bë mjeku, mësuesi dhe këshilltari i Kara Mahmud Pashës.
(Marrë nga interneti)