Rrustem Kabashi u Lind më 1835 në lagjen Lushaj të Kabashit të Shënpalit të Pukës. Pas pushtimit të ushtrisë të Perandorisë Osmane u bënë rrënime të mëdha. Abacia e Shënpalit u grabit dhe u rrënua. Megjithatë rezistenca e malësorëvë Pukas e Mirditas vazhdoi për afro 2 shekuj edhe pse malësorët u varfëruan duke humbur gjithçka veç Lirisë. Prof. Rrok Zojzi thotë se kaq rrënim pësoi Dukagjini sa u bë shprehje “Me u ba Dukagjin për atë që rrënohej ekonomikisht” (U ba Dukagjin filani!)
( Monte di Dukagjin) – Malet e Dukagjinit- Pukë e Mirditë. Në këto rrethana Sulltan Sulejmani pranoi kushtet e Maleve të Dukagjinit: “Të qeveriseshin simbas Kanunit të Lekë Dukagjinit me krenët e veta tradicionale, të mos çarmatoseshin dhe të mos jepnin rekrut, por të pranonin organizimin në Bajraqe, duke ndihmuar ushtrinë turke kur sulmoheshin kufinjt prej serbë e malazezë dhe të jepnin një taksë simbolike ( 2 grosh për shpi) si bindje ndaj Sulltanit. Ksisoj Malet fituan një autonomi të vërtetë. Kështu u rrit Rrust Kabashi me frymën e autonomisë, sado më varfëri. Duke kërkuar hapsirë e kushte jetese më të mira, shkoj tek Laçajt e Pukës, kushërinjt. Por edhe aty s’ gjeti kushtet e duhura, prandaj emigroi në Prizren te Kabashët “vëllezërit”. U mirëprit vëllezërisht tek lagjia “Ahmetaj”, ku gjeti më shumë hapësirë. Duke parë se Lumi i Kabashit që zbriste nga mali afro 2mijë m, mbi nivelin e Detit me ujë të bollshëm verë e dimër, mori lejen e fshatit dhe ndërtoi një mulli bloje me ujë, kur filloi të vinin banorët e fushës për blojë, Pati aq sukses sa ndërtoi edhe mullinin e dytë e të tretë. Kështu u bë ndër familjet më të pasura të Prizerenit. Me pasurinë e tij ndihmonte të varfërit e fatkeqët. Gjithashtu ngriti e organizoi Djelmninë e Kabashit si një forcë mbrojtëse ushtarake e politike.
Rrustë Kabashi i edukuar në Kabash të Pukës me frymën e autonomisë, gjë që e kërkoi edhe në Prizren me aq guxim e këmbëngulje, sa u bë një rrezik serioz për autoritetet osmane dhe veglat e tyre. Përpjekja për ta frenuar e “ba zap” hasi në kundërshtimim e mosbindjen e Tij, sa filluan internimin e burgosjen e Tij, por pa sukses se ndërhynte Djalëria e Kabashit, e cila nuk qetësohej pa lirimin e Rrustem Kabashit. Për ta larguar nga Prizreni i krijuan mundësinë që të shkonte dy herë në “Haxh”, në Qabe, në Arabi. Por më kot se u bë më autoritar, sa bujqit katolikë të Gjakovës i kërkuan mbrotje, kur disa pronarë u kërkuan të largoheshin prej tokave që punonin për jetesë. Nënë ato prona do të vëndosëshin familje myslimane që rrinin nga malësitë e varfëra të Shqipërisë veriore. Këto familje katolike të dëshpëruar në kulmë, se aty punonin e jetonin që prej 3-4 brezash. Të dëshpëruar iu drejtuan Haxhi Rrustë Kabashit në Prizren që t’i merrte në mbrojtje e t’i shpëtonte nga përzënia prej Gjakove. Haxhi Rrusta që aq shumë e çmonte lirinë e drejtësinë, shkoi në Gjakovë, ku shpalli vendosmërinë e Tij se nuk lejonte përçarje fetare myslimanë e të krishterë. Për këtë paralajmëroi pronarët e tokave si dhe qeveritarët vendorë e bujqit se ishin “ndorja” e tyre bashkë me Djelmërinë e Kabashit. Këtë mbrojtje të Haxhi Rrustë Kabashit e tregonin me mirënjohje e plot respekt, siç na e shprehin një prej familjes ( Radi, kushërinjë të Francesk Radit). Bile na tregoi se ky fakt prej Atdhetari ia kishin treguar në një kishë katolike (në përëndim të Stambollot, treguar në një pllakë në muret e asaj kishe) në Traki të Stambollit.
Këtë akt respekti për katolikët e Gjakovës ia uroi edhe Sulejman Vokshi, ushëheqsi ushtarak i vullnetarëve mbrojtës të L.Sh.P. Ndihma e Rrustë Kabashit me djelmninë e Kabashit ishte kaq e madhe, sa e tregojnë vargjet e këngës kushtuar L.Sh.P “ Sulejmani hypi n’thep, bash si zana po pisket”: Bini ju Kabash, hej burra!…
Rrust Kabashi nuk u pajtua asnjëherë me denimin e udhëheqjes së L.Sh.P. sa më 1865 filloi një kryengritje e cila u hap edhe në Lumë deri në Pukë me Mustafë Agë Kryeziu, sa sulltani nxori amnistinë, duke i liruar Krenët L.Sh.P.
Më 1912 kur Shefqet Turgut Pasha kërkoi zbatimin e reformave të “Turqve të rinj” Rrustë Kabashi kundërshtoi me aq vendosmëri sa e denuan me varje në litar, por Rrustë Kabashi: “ Thirri: Ma mirë në litar se tradhëtar”.
Një mesazh Atdhetar ky.

Rustem Rexhep Kabashi, patriot, atdhetar, zemërzjarrtë, sikurse njihet Robin Hudi Shqiptar janë përgatitur dokumentat për nisjen e procedurave ligjore.
Ky ka qene një prijës e luftëtar mitik i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryengritës i gjithë epokave, prijes i kryengritjeve të mëdha shqiptare të 1909-1910-ës, në prag të Pavarësisë shqiptare, babai i 14 djemve dhe 5 vajzave, katër herë i burgosur nga osmanët, katër herë i internuar dhe për mosbindje ndaj pushtuesit, i dënuar “me varje në litar” në qendër të Prizrenit, duke ngelur përjetësisht momoment atdhetarie dhe përjetësie për truallin arbëror.

Dy fjalë për botimin e dytë
Ky libër e ka zanafillen që në vitin 2010. Atë botë erdhen në Tiranë katër kabashas, ndër ta qenë Ferit Kabashi dhe Xhemil Kabashi. Më kërkuan të shkruaja një punim historik për atdhetarin Rustem Kabashi, varur më 18 gusht 1910 nga forcat osmane në
Prizren. Punimi u referua po atë vit në Prizren me rastin e 100-vjetorit të varjes dhe u prit mire. Pas këtij aktiviteti pasardhësit e Rustem Kabashit. Gjurmova dhe munda të mbledh 50 dokumente dhe 15 këngë kushtuar Rustemit dhe kabashasve. U shtova edhe të dhëna historio-grafike dhe formatova një libër për heroin e Kabashit, i cili që bërë gati në vitin 2014, por mbeti dorëshkrim. Në vitin 2022 “Mjeshtri i Madh”, Xhemal Meçi, shprehu dëshiren për të bashkëpunuar dhe shkroi “Hyrjen” dhe më solli disa materiale që unë nuk i posedoja. E falenderoj pa masë. I plotësuar tani, libri po botohet në shenjë nderimi për heroin e Kabashit, të cilin disa studiues të siperfaqshëm e kanë akuzuar pa të drejtë. Ky hero është vlerësuar e dekoruar nga presidenti i Shqipërisë, zoti Sali Berisha me “Urdhërin për Veprimtari Patriotike Kl. I-rë”. Por Rust Kabashi meriton më shumë. Është dëshmor, madje hero i kombit shqipëtar.
I përjetshem kujtimi i tij!.

Tiranë, Prill 2022

Rustem Rexhep Kabashi, patriot, atdhetar, zemërzjarrtë, sikurse njihet Robin Hudi Shqiptar janë përgatitur dokumentat për nisjen e procedurave ligjore.
Ky ka qene një prijës e luftëtar mitik i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryengritës i gjithë epokave, prijes i kryengritjeve të mëdha shqiptare të 1909-1910-ës, në prag të Pavarësisë shqiptare, babai i 14 djemve dhe 5 vajzave, katër herë i burgosur nga osmanët, katër herë i internuar dhe për mosbindje ndaj pushtuesit, i dënuar “me varje në litar” në qendër të Prizrenit, duke ngelur përjetësisht momoment atdhetarie dhe përjetësie për truallin arbëror.