Në 84-vjetorin e ditëlindjes të një prej personaliteteve më të spikatur në fushën e gjuhësisë shqiptare

• Hajri Shehu ka gradën shkencore doktor dhe titullin shkencor profesor. madhe. Është bashkautor i “Fjalorit të Gjuhës së sotme shqipe”, i vitit 1980, nderuar me Çmimin e Republikës; “Fjalorit të shqipes së sotme”, Tiranë, 1984 (bashkautor); “Fjalorit shumëvëllimësh të gjuhës shqipe”(bashkautor për botim); “Fjalorit sinonimik të gjuhës shqipe”, Tiranë, 2004; Fjalorit “Për pastërtinë e gjuhës shqipe”, “Fjalorit anglisht -shqip” etj.

Dr.Hasan DOMI

Pranvera me bukurinë e saj çdo ditë e ka të këndshme, por kur qëndron, bashkëbisedon e ndan mendime me njerëz të mençur e pozitiv dita bëhet më mbresëlënëse. E tillë ishte ajo që pimë kafe me prof. Hajri Shehun. Ashtu i paqtë, i urtë, i thjeshtë, vjen me atë hapin e tij të ngadaltë por të sigurt për te kafja e “Ringut”. Ky është vendi më i përshtatshëm për profesorin pasi aty pranë “Mozaikut”, ka banesën.
Me 10 qershor mbushi 84 vjet. Si gjithmonë, me një çantë jo të vogël në dorë. Kështu e ka zakon profesor Hajriu, që librin nuk e heq nga dora e kur lëviz, ato e kanë vendin në çantë, gjithmonë i kujdesur për to. Duke parë kujdesin e profesorit për librat, me vjen në kujtesë Makiaveli, që, pasi vishej mirë i thoshte shërbëtorit: “Kam takim me njerëz të mëdhenj e të ditur”. Meqënëse temat kryesore të diskutimit janë librat, ndonjërin prej tyre dua ta kem të pranishëm.
Një material për qelizën e kisha punuar prej ditësh dhe para se ta çoja për botim te revista “Zani i Naltë”, konsultimi, me prof. Hajriun më dukej më se i arsyeshëm. Pasi e lexoi materialin, shprehu vlerësimin; këtë e ndiqja gjatë dhe pas leximit, pasi gjuha e trupit e sidomos, mimika e tij lexohej lehtë. “Materiali ka vlerë dhe meriton ta botojë Komiteti Mysliman në atë libër periodik. Gjithmonë shkruhen materiale të një niveli të lartë” thotë profesor Hajriu. Më duhet ta redaktoj, nëse ke kohë të mjaftueshme më thotë.
Për korrektim bisedoj me ndonjë mësues gjuhe i thashë.
-Jo,se e bëj për pak minuta, më thotë profesori ashtu me buzëqeshjen e tij karakteristike.
Profesor Hajriu lexon pa syze, pavarësisht viteve që ka mbi supe. Megjithëse isha munduar ti harmonizoj si duhet ajetet e Kur’anit me të dhënat më të reja shkencore, tani, ato ç’ka kisha hedhur në letër po kalonin proven, pasi prof. Hajriu e njeh mirë këtë fushë: ka redektuar e botuar libra të kësaj natyre në Komitetin Mysliman Shqiptar, Universitetin “Beder”, etj.
Teksa ishte i përqëndruar mbi materialin në letër A4, e kujtoja atë gjatë viteve në Institutin e Gjuhësisë pranë Akademisë Shkencave, kur i bëja ndonjë vizitë në vitet tetëdhjetë, kur isha student.
Profesori gjithmonë është i disponueshëm për të biseduar dhe pyetur lidhur me gjuhën shqipe, të rejat shkencore, librat, botimet. Këshillat e tij janë aq të vlefshme, por që duhen dëgjuar me vëmendje dhe kujdes maksimal. Ai flet qetë dhe gjithmonë me timbrin e zërit të tij të ëmbël, miqësor, e shoqëruar me buzëqeshjen karakteristike që i jep një nur të veçantë. Nëse gjatë bisedës nuk je i saktë për atë çka po flet ose mënyra si po e trajton nuk është e duhura, një reagim i lehtë dallohet në mimikën e tij, besoj, gjithkush e konstaton. E si edukator i sprovuar që është nderhyrjen e ka me art dhe argumenta bindëse.
Të kesh mik prof. Hajri Shehun është fat në jetë.
Por çfarë veprimtarie jetësore ka pasur ky njeri i ditur dhe i thjeshtë njëherësh.
Lindi në Vleshë më 10 qershor të vitit 1942. Fshati i tij i lindjes, si dhe Zerqani historikisht janë konsideruar dy fshatrat me njerëzit më të shkolluar të rrethit të Dibrës. Në të tilla kushte u rrit dhe mbaroi arsimin e detyrueshëm. Pas mbarimit të shkollës pedagogjike me rezultate të shkëlqyera, vazhdoi studimet e larta në Institutin “Vastonçnëih Jazikov” në Moskë për orientalistikë. Në Universitetin Shtetëror të Tiranës u diplomua për gjuhë angleze – gjuhë shqipe. Njëherësh studioi edhe për pedagogji- psikologji (si degë e dytë) në vitet 1961-1965. Pas mbarimit të studimeve u emërua mësues i gjuhës angleze në gjimnazin e Peshkopisë. Kujtojmë se ishte viti 1965 dhe gjuha angleze ishte futur vetëm në qytete të mëdha, si Tirana, Shkodra, Korça etj. Kështu ishin të parët nxënësit e mësuesit të ri e të pasionuar Hajri Shehu, që po pajiseshin me anglishten sikurse bashkëmoshatarët e tyre në qytetet kryesore të Shqipërisë të atyre viteve. Pas një viti, Seksioni i arsimit, Dibër e caktoi si mësues matematike në shkollën Fush-Alie, por me kërkesë të Seksionit arsimit Gjirokaster transferohet në Shkollën “Asim Zeneli” si mësues i gjuhës angleze. Duke pare aftësitë e tij, jo vetem si mësimdhënje por edhe si studiues pasionant (pasi i dhanë një leje krijuese disamujore) e emërojnë në sektorin e Leksikologjisë të Institutit të Gjuhësisë, i cili varej nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Përkushtimi i tij nga viti 1971 deri më 1993 dhe 1997 e deri në vitin 2010 është në Institutin e Gjuhësisë. Nga vitet 1993 deri në vitin 1995 ka qënë Pedagog në Universitetin e Tiranës, në Katedrën e gjuhës angleze.
Hajri Shehu ka gradën shkencore doktor dhe titullin shkencor profesor. Veprimtaria shkencore madhe. Është bashkautor i “Fjalorit të Gjuhës së sotme shqipe”, i vitit 1980, nderuar me Çmimin e Republikës; “Fjalorit të shqipes së sotme, Tiranë, 1984 (bashkautor); “Fjalorit shumëvëllimësh të gjuhës shqipe”(bashkautor për botim); “Fjalorit sinonimik të gjuhës shqipe”, Tiranë, 2004; Fjalorit “Për pastërtinë e gjuhës shqipe”, “Fjalor anglisht shqip”etj. Prof. Hajriu është bashkautor me djalin e tij, Bledarin te: “Fjalor anglisht -shqip i thënieve dhe i njësive frazeologjike”, “Fjalor xhepi anglisht -shqip” dhe “shqip-anglisht”. Prof. Hajriut ka redaktuar Fjalorin arabisht- shqipe persisht-shqip, si dhe “Fjalor themelor i termave të bujqësisë”, Tiranë 2006, “Fjalor i termave të artilerisë(shqip, anglisht-rusisht),”Fjalor i termave të prapavijës” (shqip- anglisht- rusisht), “Flalor anglisht- shqip i fjalëve të urta” etj. Dashuria për Dibrën e ka shoqëruar gjithë jetën e tij. E kështu në studimet e tij hyn edhe “Fjalor me fjalë e shprehje popullore nga Ujemuja”(qarku i Dibrës) në dorëshkrim dhe vëllimin e ii të këtij Fjalori. Në dorëshkrim ka edhe vepra të tjera.
Prof. Hajri Shehu është, gjithashtu, autor i disa monografive të botuara dhe disa në dorëshkrim dhe i më shumë se 100 artikujve shkencorë, që trajtojnë probleme të gjuhës së sotme letrare shqipe, si : “Rreth leksikut të prozës popullore tregimtare”.
Vitet në Gjirokastër si mësues i gjuhës angleze e kanë nxitur që t’i kushtojë botimin “Për Gjirokastrën dhe nxënësit e Gjirokastrës”(memoristikë), botim i vitit 2019. Shumë artikuj shkencorë dhe recensa e oponenca shkencore janë rezultat i një pune të gjatë e plot pasion të autorit. Ai ka marrë pjesë me kumtesa në konferenca e konrgese shkencore kombëtere e nderkombëtare si në Tiranë, Prishtinë, Ohër, Oxford, Teheran etj, si dhe në sesione shkencore në shumë rrethe të vendit.
Prof. Hajriu është anëtar i Shoqatës Europiane të Leksikografëve (Euralex) dhe i “Alex Nash Fellowship of Albanian Studies” në Universitetin e Londrës, ai është përfshirë në Librin Nderkombetar të Biografive në Kembrixh, Britani. Profesor Hajri Shehu është studiues i palodhur.Por aq modest. Kur flet për njerëzit,kryesisht për bashkpunëtorët e miqtë shumtë, ai thotë. Unë kam mësuar shumë prej tyre, por kam ende shumë për të mësuar. Ai ka shkruar me respekt për koleget e kolegët e tij në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letersisë në Tiranë, dhe në Institutin Albanologjik në Prishtinë, në katedrën e gjuhës shqipe, në Katedrën e gjuhës angleze, dhe në Katedrën e gjuhës ruse në Universitetin e Tiranës.Për bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij të shumtë ka botur librat. “Vise e vite dhe miq e shokë”, 2025 dhe “Jetshkrime dhe vepra miqsh dhe shokësh të shquar”, 2025. Pjesë e këtij libri të fundit pata fatin të jem edhe unë. E kam konsideruar nder e vlerësim të madh për punën time botuese shkencore.
Profesor Hajri Shehu ka ka botuar edhe tekste të gjuhës angleze për shkollat e mesme. Ka udhëhequr edhe disa diploma universitarësh e mastera pasuniversitarësh. Për probleme të gjuhës shqipe standarte ka botuar edhe shumë artikuj shkencorë -popullarizues në gazeta qendrore si “Mësuesi”, “Shekulli”, “Bashkimi”, “Rilindja”, “Drita islame”, “ “Panorama”, “Dita”etj, por edhe në gazeta lokale, si “Dibra”,”Rruga e Arbrit”, “Rrezja e Shkelzenit” etj.
Ai vijon të ketë vullnetin e studiuesit të palodhur. Urojmë përzemersisht të mos i mejë vullneti dhe puna.