Konferencë Shkencore në 180-vjetorin e lindjes së poetit kombëtar, NaimFrashëri
• Vlerësohen me titullin “Qytetar Nderi” i Bashkisë Përmet, aktori me famë botërore Xhevat A dhe akademik prof. dr. Jeton Kelmendi, poeti shqiptar më i përkthyer në Europë e në disa vënde të botës në disa gjuhë
Muharem Kamani
Me rastin e 180 -vjetorit të lindjes të poetit kombëtar, Naim Frashëri, Shoqata atdhetare kulturore mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri”, në bashkëpunim me Bashkinë Përmet, Kryegjyshatën Botërore Bektashiane dhe SHAK “Tomorri” në Përmet dhe Frashër, organizuan poetekën dhe një Konferencë Shkencore. Veprimtaria u zhvillua mbasditen e 24 Majit 2026, në kinemanë “13 Shtatori” të Bashkisë Përmet, në praninë e dhjetra personaliteteve e poetëve kombëtarë e ndërkombëtarë, nxënës shkollash, qytetarë dhe dashamirës të poezisë.
Nderuan me pjesëmarjen e tyre Kryegjyshi Botëror i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane Dede Baba Edmond Brahimaj, kryetarja e Bashkisë Përmet, Alma Hoxha, kryetarja e këshillit bashkiak Anila Ibrahimi, nënprefekti i rrethit Përmet Edvin Tuçi, kryetari i KSHA “Naim Frashëri” Ligor Shyti, kryetari i SHAK Përmeti Kastriot Bezati etj.
Mbas ekzekutimit të Himnit Kombëtar, për të nderuar poetin kombëtar Naim Frashëri në 180-vjetorin e lindjes, aktori me famë botërore Xhevat Limani interprentoi poemën “Bagëti e bujqësi” të këtij poeti, duke emocionuar të pranishmit që e duartrokitën me ovacione të shumta. E moderuar arististikisht nga Kozeta Jashari, veprimtaria vijoi me përshëndetjen e kryetarit të SHAK “Vëllezërit Frashëri”, Tomorr Kotorri i cili vlerësoi përmasat kombëtare të poetit Naim Frashëri, duke i dhënë vlera kombit shqiptar dhe duke u shndërruar në ëngjëllor. Ai tha se në këtë atmosphere, poezia bëhet pishtar drite dhe na kujton amanetin e frashërllinjëve të shquar: “Ta duam, ta mbrojnë dhe ta lartësojnë Shqipërinë”. Antologjia e botuar dhe prezantuar me këtë rast është një homazh për Naim Frashërin i cili na ndriçon mëndjet e na ngroh zemrat tona. Jep mesazhin e madh që vjen nga historia, dashuria për gjuhën, kulturën, kombin shqiptar dhe lirinë.
Përshëndeti më pas Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, i cili e vlerësoi Naim Frashërin, jo vetëm si poet, por dhe si udhërrëfyesi shpirtëror i shqiptarëve.
Kryetarja e Bashkisë Përmet Alma Hoxha uroi pjesëmarrësit për mirëseardhjen në këtë aktivitet jubilar të 180 vjetorit të lindjes së Naim Frashërit. “Me përgatitjen e botimin e Antologjisë poetike: “100 poetë për Naim Frashërin”, me poezitë e poetëve shqiptarë e të huaj, realizuam një projekt të përbashkët, duke e bërë më të plotë këtë përvjetor jubilar. Naim Frashëri dhe vëllezërit e tij ishin figura emblematike të kombit shqiptar. Ne përmetarët jemi krenarë. Vështirë të gjesh një shqiptar që nuk njeh e di vargjet e Naimit, diellit të kombit i cili me vargjet e tij i dha dritë mendimit, shpirtit shqiptar e ndërgjegjes kombëtare në breza, aktuale dhe sot”,- tha kryebashkiakja Hoxha.
Aktorit Xhevat Limani ju dorrëzua Titulli: “Qytetar Nderi” i Bashkisë Përmet, me Vendim Nr.49 dt.07.05.2026 të Këshillit Bashkiak. Jetëshkrimin dhe veprimtarinë e tij artistike e lexoi për pjesmarrësit poeti përmetar Janaq Jano.
Me titullin: “Qytetar Nderi” i Bashkisë Përmet u nderua edhe Akademik prof. dr. Jeton Kelmendi nga Peja që punon në Prishtinë dhe Bruksel, titull të cilin ja dhanë Kryetaria e Bashkisë Alma Hoxha dhe e Këshillit Bashkiak Anila Mihali. Poeti Lumo Kolleshi, duke prezantuar jetëshkrimin e Prof. Kelmendit, ndër të tjera tha se ai është poeti shqiptar më i përkthyer në Europë e në disa vënde të botës në disa gjuhë.
Duke marë titullin prof. Kelmendi shprehu kënaqësinë se ndihej shumë i privilegjuar dhe premtoi se do e mbaj me nder e krenari. “Qysh sot në ditëlindjen e madhe të Naimit, 180 vjetorin e lindjes së diellit për kombin shqiptar, jam qytetar i Përmetit. Ndihem i lidhur më shumë me ju e do t’u përfaqësoj kudo me nder e do u promovoj”, tha prof. Jeton Kelemendi. Kozeta Jashari prezantoi poetët ndërkombëtarë që kanë sjellë poezitë e tyre në këtë festival: Costantino – Barbu Rumani, Dino Cubatis – Greqi, Corina Paralescu – Rumani, Julio Pavaneçi – Uruguaj, Athanase Vantcev De Thracy – Francë, Klaudia Piccinno – Itali, Dragan Mitic – Slloveni, etj.
Ndër ta, Dino Kubatis, duke përshëndetur poetekën me emocion: “Nder i madh që ndodhem sot në Shqipëri. Vij pas një kohe të gjatë, e dua Përmetin siç dua Shqipërinë. Ju falënderoj për këtë ngjarje poetike dhe për kënaqësinë që më dhuruar sot”.
Akademik prof. dr.Jeton Kelmendi mbajti kumtesën me vlera studimore e prurje të reja të padëgjuara më parë për veprën letrare të Naim Frashërit e cila u dëgjua me shumë vëmëndje nga pjesmarrësit në veprimtarinë jubilare.
Gazetari e shkrimtari Kujtim Boriçi foli si redaktor i përgatitjes për botim të kësaj Antologjie poetike.
Në këtë vepromtari mbresëlënëse recituan poezitë e botuara në antologjinë poetike poetët: Afërdita Selenica, Bekim Kelmendi, Odise Kote, Dashnor Male, Migena Arllati, Skënder Lazaj, Mimoza Osmani, Nurie Budini, Elmira Rama, F.Pajo, Agim Bajrami, Haxhi Kalluci, Lumo Kolleshi, Rakela Zoga, Lola Shehi, Janaq Jano, Arjola Kondakçi, Hysen Berisha, Jeton Kelmendi, Kujtim Mateli, Melisa Baboçi, Hamdi Hysuka, Xhelal Tosku, Corina Paralescu dhe Anila Mihali. Ditën e dytë të veprimtarisë më 25 Maj, u organizua pelegrinazh në Frashërin lavdimadh të historisë. Pjesmarrësit, pasi u grumbulluan në oborrin e shtëpisë muze të vëllezërve frashërllinj, bënë homazhe pranë busteve të Vëllezërve Frashëri. Nxënësit e shkollave të Bashkisë Përmet dhanë një program artistik.
Në odën e miqëve të shtëpisë muze ku u mblodhën të ftuarit e ditës naimiane u bë qerasja tradicionale sipas traditës së krahinës së Dangëllisë.
Naim Frashëri, poeti dhe frymëzuesit i Rilindjes Kombëtare
Më 25 maj të vitit 1846, në Frashër të Dangëllisë, lindi Naim Frashëri, poeti dhe frymëzuesi i Rilindjes Kombëtare.
Naimi u formua me një botëkuptim të gjerë kulturor dhe filozofik, mes traditës orientale të vendlindjes dhe kulturës perëndimore në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Kjo përgatitje i dha mundësinë të sillte ide të reja për arsimin, letërsinë dhe përparimin e popullit të tij.
Si pjesëmarrës aktiv në Lidhjen e Prizrenit dhe në Shoqërinë e Stambollit, kontribuoi në përhapjen e mësimit në gjuhën amtare dhe në forcimin e ndjenjës së përkatësisë mes shqiptarëve.
Krijimtaria e tij letrare zë një vend të veçantë në kulturën tonë. Veprat e tij dallohen për gjuhën e pastër, ndjenjën njerëzore dhe frymën atdhetare që përcjellin.
“Ti Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqipëtar” mbetet edhe sot një nga thirrjet më të fuqishme të dashurisë për vendin.