Në nderim të popullsisë shqiptare që humbi jetën nën breshëritë e plumbave të nazifashistëve italo-gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore; në nderim të jetëve të humbura dhe gjakut të derdhur për lirinë në Borovë, Barmash, Kagjinas, Podë, Vranisht, Vajzë, Kuç, Bolenë, Mallakastër, Pezë, Dibër, Skrapar, Mat, Dukaj të Tepelenës, etj. Masakrat çnjerëzore nazifashiste duhet të përkujtohen që historia të mos përsëritet…
Prof. Asoc. Dr. ZAHO GOLEMI
Gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe periudhave të mëparshme, Borova, Labëria dhe mbarë shqiptaria në jug dhe në veri përjetoi disa masakra të kryera nga pushtuesit nazifashistë, por dhe bashkëpunëtorët e tyre. Një prej më të njohurat është Masakra e Borovës dhe një zinxhir masakrash përreth saj si në Kagjinas, Podë, Barmash, por masakra të njohura kanë ndodhur në Vranisht, Vajzë, lufinën e Lumit të Vlorës, në Dibër, Mat et. Në Dimrin 1943-1944 nazistet ndërmorën një operacion ndëshkues në Mesaplik te koduar “Bergkessel” (Kazani Malor), për te asgjësuar forcat partizane që ishin dislokuar në ketë gryke. Në Vranisht, me 18.12.1943, ata ndeshen në një rezistence, si rezultat i se cilës pësuan humbje te renda në kufi me Tërbaçinm në shesh te Mesit, aty ku rruga gjarpëron për në Kallarat. Ndëshkimi vijoi dhe në fazën e dyte te Operacionit te koduar “Harridoh” (Thirrja për ta çuar gjahun), më 9 dhe 10.2.1944.
Në Vranisht më 10.2.1944 forcat gjermane ndërmorën operacione ndëshkimore, duke vrarë banorë të fshatit dhe duke djegur shtëpi. Viktimat ishin kryesisht civilë, përfshirë burra, gra dhe të moshuar dhe më konkretisht: Pa asnjë armatim personal e asnjë mbështetje, ranë nën breshëritë e plumbave: Azbi Ramadani, Sali Xhama, Zeqir e Shaban Llanaj, Hamit Lamaj, Hajro Çino, Razi Shyti, Sinan Xhama, Dervish Caraj, Arap Janushi, Faik Janushi, Demir e Mersin Zoto, Arshi Xhebraj, Dino Bajrami, Rakip Duka, Ahmet Demo, Ymer Basho, Faik Shakaj, Merçan Shakaj, Ahmet Xhebraj, Yzeir Kongjoni, Nazer Premtaj, Halim Karroqaj, Sulejman Limaj, Osman Tartari, Avdi Ismaili, Mingo Bajrami dhe Ariz Varfi.
Në fshatin Vajzë të Vlorës gjatë periudhës 1943 dhe dimrin e 1944 forcat pushtuese kryen ekzekutime të banorëve të dyshuar për mbështetje të lëvizjes antifashiste si: Ferik Zagoll Bilbilaj, Dalan Mehmet Kamberaj, Këze Sulçaj, Pesare Kërroçaj, Beqir Beqar Osmani, Abdyl Beqar Osmani, Shaho Barjam Selimaj, Delo Mystehak Sulçaj, Sadedin Sherif Hazizi, Azbi Nurçe Hitaj.
Në Kuç Të Vlorës gjjatë operacioneve gjermane në vitin 1943 e 1944, u vranë banorë dhe u dogjën banesa të shumta ku viktimat ishin civilë dhe mbështetës të rezistencës së luftës partizane. Në fshatin Bolenë, fshati u godit gjatë operacioneve ndëshkimore gjermane, me viktima në radhët e popullsisë civile dhe dëme të mëdha materiale. Këto masakra kishin si objektiv frikësimin e popullsisë së Labërisë dhe shtypjen e rezistencës antifashiste. Viktimat ishin kryesisht civilë të pafajshëm, por edhe luftëtarë të rezistencës të kapur nga forcat pushtuese. Në Borovë (6 korrik 1943) ka ndodhur një ndër masakrat më të rënda në Shqipëri.
Forcat gjermane vranë 107 banorë, mes tyre gra, fëmijë dhe të moshuar nga 4 muajsh deri në 84 vjeç, dhe dogjën fshatin. Në Borovë u ekzekutuan: Venetija Thoma Toti, Koço Thoma Tota, Aleko Ngjelo, Zoica Totoni, Kristina Ilija Andon, Ilija Andon, Parako Andon, Stefani Peti Andrea, Vasiliqi Peti Andrea, Andronika Peti Andrea, Marija Koli Proko, Konstandin Ilija, Andronika Ilija, Nikolla Ilija, Eftali Pando Tota, Poliksen Pando, Sotir Petro Zoto, Afrovit Pilo, Sotir Taqe, Sotir Petro, Kleanthi Janaq, Mariko Janaq, Sofia Janaq, Ilia Janaq, Anastas Simoni, Maria Anastas, Josif Mingo, Dhimitro Josif, Aleksandra Pali, Lirika Pali, Pando Josif, Akondisa Mingo, Telo Jani, Vasillaq Llambi, Maria Stefan, Androniqi Kozma, Ksanthip Kozma, Dhevgjenia Kozma, Ollga Kozma, Paskal Kozma, Arqimandrit Grigor, Ollga Thoma, Piro Thoma, Taqi Thoma, Anastasi Thanas, Koço Thanas, Dhoksia Mikel, Dhimitrulla Vangjel, Mërtiro Thanas, Mihal Petro, Eftalia Mihal, Jane Aleks, Afrovit Lula, Sotiraq Lula, Aleks Lula, Fillareta Lula, Stefano Thoma, Eftalia Thoma, Dhora Thoma, Urani Thoma, Aleks Serafim, Jorgji Kristo, Spiro Jorgji, Afrivit Jorgji, Thoma Kondaku, Serafim Kuke, Eftalia Lani, Ollga Lani, Stefano Sokrat, Viktoria Sokrat, Gjergo Sokrat, Josif Pano, Katerina Pando, Katerina Stefan, Efthimia Koço, Josif Buzi, Vasil Anastas, Katerina Josif, Mitro Mihal, Llambi Vasil, Evgjeni Vasil, Koço Llambi, Theodhora Llambi, Vasiliqi Ilija, Gaqi Josif, Polikroni Josif, Evanthi Gaqi, Pali Gaqi, Josof Gaqi, Paravi Gaqi, Andronika Gaqi, Peti Sino, Katerina Peti, Sofia Peti, Dhimitri Peti, Simo Peti, Thomaidha Peti, Katerina Sotir, Marianthi Sotir, Polikron Sotir, Vesel Gaqe, Eleni Lazi, Thomaidha Lazi, Miço, Pilo Konioni, Zoga Punde, Perikli Zhuku, dhe (107) Poliksen Vasil. Fakt është që të ekzekutuarit në Borovë janë shpallur pas 79 vitesh me titullin dëshmor. Po të ekzekutuarit e tjerë ende presin të drejtën historike. Në fshatit Kagjinas të Ersekës dhanë jetën në masakrën e famshme të 11 korrikut 1943: Jemin Hamdiu, Abedin Nuke, Avni Ismail Skënderi-Frashëri, Fejzi Rasip Kapo, ish-partizan i batalionit “Hakmarrja”, i cili kishte shkuar me leje për disa ditë në Kagjinas, Muharrem Rasip Kapo, Mehmet Halim Hamdiu, Sadik Tela Hamdiu, Safet Myrteza Hamdiu, Shyqyri Sali Bahollari, Sali Shyqyri Bahollari, Muhamet Ali Tare dhe Teko Ramo Ferhati.
Masakra në Mallakastër është kryer gjatë gjatë operacioneve gjermane të viteve 1943 dhe 1944 u dogjën shumë fshatra dhe u vranë dhjetëra civilë të dyshuar se mbështesnin rezistencën. Në Pezë dhe trevën përreth saj forcat italiane dhe gjermane ndërmorën operacione ku u vranë banorë dhe u shkatërruan banesa për shkak të veprimtarisë së rezistencës. Në trevën dibrane që ishte një ndër vatrat prush të ndezura antifashiste gjatë ofensivave gjermane të vitit 1944, shumë fshatra u dogjën dhe dhjetëra civilë u ekzekutuan. Gjithashtu edhe në Skrapar operacionet naziste gjermane të vitit 1944 sollën vrasje të civilëve, djegie fshatrash dhe shkatërrime të mëdha. Po kështu edhe në disa fshatra të Matit u kryen ekzekutime dhe djegie gjatë operacioneve kundër forcave partizane.
Viktimat e masakrave ishin civilë të pafajshëm, fëmijë, gra, burra e të moshuar, si edhe luftëtarë të rezistencës të kapur. Shumë fshatra u dogjën plotësisht dhe popullsia u detyrua të largohej nga banesat e saj. Duhet thënë se Borova, por dhe fshatrat përreth (sepse ishte një zinxhir masakras përreth Borovës) dhe sidomos Kagjinasi fshati i Avni Skënder Frashëri mbetet shembulli më i njohur dhe më tragjik i masakrave të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Dhjetra masakra të tjera kanë ndodhur në të gjithë Shqipërinë. Ligji nr. 109/2018 flet qartë për ekzekutimet nazifashiste që të gjithë që u ekzekutuan dhe ranë nën breshërinë e plumbave fashiste meritojnë të shpallen me titullin “Dëshmor i Atdheut”. E drejta vonon, por nuk harron, thotë një maksimë popullore. Vetëm një pjesë e të ekzekutuarve e “kanë gjetur të drejtën” përmes të gjallëve, por shumica ende janë në pritje edhe pse kanë mbi tetëdhjetë vjet që quhen “viktima”, kur ligji i njeh “dëshmorë”. Le të sjellim një shembull. Dymbëdhjetë të ekzekutuar në Kagjinas vetëm dy janë shpallur dëshmorë, ndërsa Avni Skënderi, Fejzi Kapo, Muharrem Kapo, Mehmet Hamdiu, Sadik Hamdiu, Safet Hamdiu, Shyqyri Bahollari, Sali Bahollari, Muhamet Tare dhe Teko Ferhati, presin dokumentacionin dhe Këshillat Bashkiakë, Prefekturat, Këshillat e qarkut e deri tek Komisioni Qendror qeveritar në Tiranë. Është një e drejtë që duhet t’i kujtojë aktorët e faktorët e pushtetit vendor e qendror, të cilëve ligji u ka dhënë kompetenca për zbatimin e tij. Është koha për ta zbatuar me përpikëri këtë ligj të shenjtë për Dëshmorët e Atdheut. Plagët e përgjakura të historisë me masakrat çnjerëzore nuk mbyllen kurrë, por le të lehtësohen dhimbjet dhe kujtesa të jetojë përgjithmonë, që historia të mos përsëritet. Shqiptarët gjatë LANÇ-it me gjakun e tyre shkruan pavdekësinë në altarin e kombit shqiptar, por të ekzekutuarit në luftë jo vetëm që duhet të përkujtohen por edhe të shpallen me titullin e merituar Dëshmorët e Atdheut.