Deklarata e ministres serbe Snežana Paunoviq lidhur me shqiptarët e Kosovës nxit reagime të ashpra në Kosovë dhe Bruksel

Kos: “Në Evropë nuk ka vend për retorikë që justifikon apo glorifikon spastrimin etnik”

Deklarata e ministres së Serbisë, Snežana Paunoviq, u dënua edhe nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian. Komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos, tha në Bruksel se “në Evropë nuk ka vend për retorikë që justifikon apo glorifikon spastrimin etnik”.
“Mund të ketë vetëm zero tolerancë për deklarata të tilla çfarë kemi dëgjuar. Dhe nuk ka vend në Evropë për retorikën që justifikon, avokon apo glorifikon pastrimin etnik.
Unë jam personalisht e tronditur se kjo duhet të thuhet në këtë situatë. Deklarata të tilla janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vlerat dhe dinjitetin njerëzor, pajtimin e nevojshëm, llogaridhënien dhe raportet e mira ndërfqinjësore mbi të cilat themele është ndërtuar BE-ja e pa të cilat procesi i anëtarësimit nuk mund të ndodhë”, tha Marta Kos. Komisionerja Marta Kos tha se ajo personalisht “supozon që kjo të jetë vetëm qëndrim personal i një ministreje e jo i Qeverisë së Serbisë”.
Edhe zëdhënësja e BE-së për politikën e jashtme, Anita Hiper, tha se “deklarata të tilla janë në kundërshtim me vlerat e dinjitetit njerëzor”.
“Deklaratat e tilla janë në kundërshtim me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimin, llogaridhënien dhe raportet e mira ndërfqinjësore mbi të cilat është ndërtuar BE-ja. Ato shkojnë edhe kundër detyrimeve që ka marrë Serbia në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE për normalizimin e raporteve me Kosovën”, tha Hiper. Ajo tha se Brukseli pret “nga të gjithë liderët që të përmbahen nga çfarëdo retorike nxitëse dhe të japin kontribut për një ambient të besimit dhe stabilitetit në rajon”.
Duke folur para gazetarëve në Bruksel, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, theksoi se në Evropë nuk ka vend për retorika të tilla, pasi bien ndesh me dinjitetin njerëzor.
“Në Evropë nuk ka vend për retorikë që arsyeton ose promovon spastrimin etnik.
Deklarata të tilla bien ndesh me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimit, llogaridhënies dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian”, u shpreh Hipper. Ajo nënvizoi se deklarata të tilla janë gjithashtu në kundërshtim me angazhimet që Serbia ka marrë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, proces që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.