Mirënjohje për mësuesin, historianin dhe etnologun e shquar, nga Shoqatat “Labëria”, “Sofra pukjane”, “Eko Turizmi” Pukë dhe “Malziu”
Nga Sakip CAMI
Shkrimtar&poet
Bashkia Bukë, në bashkëpunim me Shoqatën “Sofra Pukjane” organizoi më 23 korrik 2026 në sallën e konferencave të Pallatit të Kulturës të këtoij qyteti, me madhështinë që meritonte, ceremoninë jubilare kushtuar 90 -vjetorit të lindjes së Prof. Xhemal Meçit – “Mjeshtër i Madh”, një figurë që ia kushtoi jetën historisë, kulturës, arsimit dhe identitetit të Pukës.
Ky jubile nuk ishte thjesht një përvjetor. Ishte një ditë reflektimi, respekti dhe mirënjohjeje për një jetë të ndërtuar mbi dijen, punën e palodhur, ndershmërinë dhe përkushtimin ndaj vendlindjes. Ishte ditë nderimi për njeriun që, përmes veprës së tij shkencore dhe njerëzore, la një trashëgimi të vyer për Pukën dhe për mbarë kulturën shqiptare.
Në këtë ceremoni të moderuar me mjeshtri të rrallë artistike nga nënkryetarja e Bashkisë Pukë, Denisa Meçi (njëherësh mbesa e Prof. Xhemalit) morën pjesë personalitete të jetës publike, akademike, kulturore, institucionale dhe sipërmarrëse, të cilët me praninë e tyre i dhanë edhe më shumë dinjitet kësaj dite të veçantë.
90 VJET DITURI, DINJITET DHE SHËRBIM NDAJ ATDHEUT
Në emër të Kryesisë së Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të LANÇ dhe pasardhësve, Sekretari i Përgjithshëm i saj Z.Halil Rama – Mjeshtër i Madh, shkrimtar & poet, kryeredaktor i gazetës “Veterani”, në fjalën e tij paraqiti me profesionalizëm, kompetencë shkencore dhe ndjeshmëri, jetën, veprën dhe kontributin shumëdimensional të Prof. Xhemal Meçit. Përmes analizës së tij të thelluar, ai solli në vëmendje vlerat e jashtëzakonshme të profesorit si studiues, historian, etnograf, publicist dhe mbrojtës i palodhur i trashëgimisë kulturore të Pukës, duke dëshmuar edhe njëherë vendin e merituar, që ai zë në historinë dhe kulturën shqiptare. Në fund të fjalës ai ftoi nënkryetarin e kësaj organizate, Mjeshtrin e Madh, Muharrem Gjoka (njëherësh dhe President i Ansamblit Artistik “Hazis Ndreu” – “ Nderi i Kombit”, për t’i akoruar Prof. Xhemal Meçit titullin “NDERI DHE KRENARIA E OBVLP” me motivacionin: “Për kontributin e shquar si studiues, shkrimtar dhe publicist, i cili ka pasqyruar më së miri në faqet e gazetës VETERANI”, historinë, kulturën, traditat e cilësitë identifikuese të shumë viseve shqiptare, veçanërisht të trevës së Pukës, si dhe vlerat e shumë figurave të shquara të kombit shqiptar”.
Në këtë ditëlindje jubilare, Prof. Xhemal Meçi, “Mjeshtër i Madh”, një figurë që ia kushtoi jetën historisë, kulturës, arsimit dhe identitetit të Pukës u vlerësua me Çertrifikata Mirënjohje edhe nga Shoqatat: “Labëria” (dega Tiranë), “Sofra pukjane”, “Eko Turizmi” Pukë dhe “Malziu”, të cilat ja dorëzuan kryetarët përkatës: prof. asoc. dr. Zaho Golemi, Tonin Alia, Gjovalin Alia dhe Enver Shpata.
Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe depteti i Kuvendit të Shqipërisë z. Arjan Ndoj.
VEPRA E PROF. XHEMAL MEÇIT DO TË JETOJË PËRTEJ KOHËS
Kolonel Msc. Bilbil Dervishi, mik i veçantë i prof. Xhemalit dhe familjes Meçi – një ndër personalitetet e njohura për kontributin e tij evident në organet ligjzbatiuese, gjatë përshëndetjes së tij, ndër të tjera tha se “Njerëzit e mëdhenj nuk maten vetëm me vitet e jetës, por me gjurmët që lënë në kujtesën e kombit. Profesor Xhemal Meçi është një prej atyre personaliteteve, vepra e të cilëve do të jetojë përtej kohës.”
Me duartrokitje u prit nga qindra të pranishmit në këtë festë jubilare fjala e prof. dr. Bajram Xhafa, i cili ndër të tjera tha: “Ju i dashur prof. Xhemal Meçi, në këtë jetë nuk jeni një personazh kalimtar i zakonshëm. Jeni një fenomen shoqëror. Para jush çdokush vihet në vetgjykime kritike për administrimin e jetës së vet. Jeta juaj gjithëkënd e nxit në refleksione të thella. Që në fëmijëri ju u udhëhoqët nga porosia e urtë apo deviza e Elez Hoxhës së Pukës kur paska lëshuar urtësinë: ‘Ni gja që duhet ba, pse nuk mundesh me e ba siç duhet ba, mos e len pa baa, aq sa mundesh me e ba’. Dhe ju bëtë gjitrhçka të mirë ashtu siç duhet ba”.
Të pranishmit në këtë event mbresëlënës, mes të cilëve edhe publicisti e shkrimtari i mirënjohur Sefer Pasha, mirëpritën dhe duartroktikën gjithashtu edhe fjalët përshëndetëse të znj. Sabrie Nushi, muzikologe, profesoreshë dhe autore e botimeve muzikore (kunata e profesor Xh.Meçit), si dhe të Znj. Samidije Lamaj, drejtore e Pallatit të Kulturës Pukë.
Mbrsëlënëse për pjësëmarrësit qe gjithashtu fjala e mirënjohjes e nënkryetares së Bashkisë Pukë Denisa Meçi. Ajo e konsideroi fat të madh që ka patur në jetë, një gjysh që u nderua në 90-vjetorin e ditëlindjes. “Ne nipër e mbesa, kemi pasur privilegjin të rritemi pranë teje, që nuk ishe vetëm shtylla e familjes tonë, por edhe udhërrëfyesi ynë në jetë.
I dashur gjysh!
Ju na mëkuat me dashuri, urtësi dhe durim, duke na mësuar se vlerat më të mëdha nuk fitohen me fjalë, por ndërtohen çdo ditë me shembullin personal. Na udhëzove të ecim gjithmonë në rrugën e drejtë, të vendosim synime të ndershme dhe të mos heqim dorë kurrë nga puna e përkushtuar”, tha mes emocionesh mbesa e tij, Denisa Meçi.
Vetë profesor Xhemal Meçi, si në mbyllje të eventit, edhe gjatë drekës entuziaste që familja e tij shtroi në Turizmin e Pukës, falenderoi përzemërëisht pjesëmarrësit dhe shprehu angazhimin për të vazhduar ashtu si në nëntë dekada të jetës së tij të vrullshme e të suksesshme, edhe në vijim duke i vejë dijen, përvojën dhe përkushtimin e tij në shërbim të njerëzve, të historisë dhe të vendlindjes.