Sefer Pasha
Jam në djeni të shënimeve të nobelistit grek Odiseus Eliotis gjatë luftës italo – greke e cila fillojë më 28 tetor 1940, ku ai si nëntoger luftoi në Gjirokastër,Tepelenë dhe Përmet. Por Odiseu Eliotis nuk paska qenë i vetëm. Të tjera letra po botohen për ushtarin grek të kësaj lufte. Ushtari quhej Kostantinos Klampatesa. Ai ishte nga Saidona e Mesenisë. Këtij ushtari në jetë nuk i thërrisnin Kostantinos, as Kosta, por “Dinos”. Kur shpërtheu lufta e vitit 1940 ai luftoi në frontin shqiptar. Në një nga letrat e ushtarit grek të cilat ai ja dërgon nënës nga larg flitet për “malet e egra” të Shqipërisë, për diellin e shkëlqyer, për lisat të cilët përplasen kokë më kokë, barinj që e lëshojnë tenxheren e kosit në bokërrimë dhe ajo nuk derdhet, mushka të Greqisë me vula në shpatulla, erëra lumi që i kthejnë nga udha breshërit e plumbave. Vjeshta është e ashpër. Kostantinos nënvizon në letra se familjet shqiptare i strehonin fshehtas ushtarët grek të plagosur në netët me “borë dhe mjegull”. Fshatarët të cilët e dinin që ishim armiq na gostisin me mish të pjekur. Zanat e malit na mjekojnë brenda në Përmet. Ai flet gjithashtu për rrobat e leshta dhe për një “lum diku” që ai nuk ja thotë emrin, por me siguri e ka fjalën për lumin Vjosa.
Njëra nga letrat dërguar nënës, Dinos, thotë se shërben në Regjimentin e 6-të të Këmbsorisë. Letra mban datën 8 shkurt të vitit 1941. Në këtë letër është dhe një fjali ironike për ushtrinë italiane, ku tekstualisht ai thekson se “na shqetëson vazhdimisht zjarri i kundërshtarit tonë frikacak”. Letrat e Dinos janë që të gjitha të ndjera. Ja një fragment nga njëra prej këtyre letrave: – “Mora letrat dhe kartolinat tuaja dhe u gëzova që jeni mirë. Edhe unë po ashtu. Gëzoj shëndet të plotë. Rrini të qetë”.
Është interesante të thuhet se në letrat e ushtarit grek të cilat i shkruan që nga “malet e egra” ai ka shtënë me armë ndaj kaçakëve të cilët nuk dihej se nga vinin. Ata hapnin varre dhe mernin unazat, zinxhirët, koburet e argjënda dhe vathët e florinjtë. Kaçakët me harta në duar kërkonin thesaret e Ali Pashë Tepelenës.
Jeta e ushtarakëve të huaj që luftuan në Shqipëri është e ngjashme. Identike është dhe një letër e majorit rus e cila u gjet gjatë luftës për çlirimin e Kosovës në vitin 1999 në fshatin Kamenicë të Tropojës. Edhe majori rus i cili shërbente në ushtrinë e Millosheviçit si mercenar i shkruante nënës se ku ndodhej.
Letra e majorit rus dhe shumë paime ushtarake i mori në komisarjatin e Tropojës komisar Gani Malushi kur Kosova u çlirua nga pushtuesi serb. Letra e majorit rus u arshivua në sekretarinë e komisarjatit të Tropojës. Bashkë me letrën e majorit rus u gjetën dhe veshmbathje të shumta ushtarake të ushtrisë së Millosheviçit. As sot nuk e di se ku përfundojë kjo letër. Moikom Zeqo më tha se duhet kërkuar në Arkivin e Shtetit. Kur ajo u gjet mes teshave të ushtarakëve serb askush nuk u mor me të. Predhat e mitraljerëve serb përplaseshin mbi Majën e Hekurave. Tropoja e Vjetër që bërë fije – fije. Por kërkimet për letrën e majorit rus duhet të përqëndrohen dhe në një drejtim tjetër.
Sa oficer dhe ushtar rus shërbyen në frontin e luftës me Shqipërinë pas bombardimeve të Natos?. Rreziku rus sot është prezent.
Askush nuk u mor me përkthimin e letrës së majorit rus. Nuk e dimë nëse dhe ai i shkruan nënës për “malet e egra” ku ndodhet[është futur në teritorin e Shqipërisë] dhe NATO po bombardonte ushtrinë e Millosheviçit. Majori rus nuk është në të njëjtat kushte me ato të ushtarit grek në jug të Shqipërisë.
Pas luftës ushtari grek mbaroi fakultetin e Drejtësisë. Por diktatura e Metaksasit e gjeti Konstantinos Klampatsea në Athinë. E arrestuan më 7 shtator 1941. Ai u burgos në burgun Egina. Një roje e gjakosi dhe Dinos i prangosur iu përgjigj: – “Kujdes mos ndotesh!”. Kurse për majorin rus nuk dihet asgjë.