Poezi nga FRAN CARA*
Bijtë e shqipës kudo jeni,
Në kushtrim ju therret vatani
Dheut të parëve zot t`u dilni,
Si dikur Gjergj Legjendari.
Veshur në zi nana Shqipni,
Gjysëm shtizë rrëzuar flamuri,
Na u sos jeta në robëri.
Deti i lotit plas dhe gurin.
* * *
Atdhetar Zija Agolli
U lëshon zanin djemve të tij:
-Bijtë e mi ju therret trolli,
Rrokni pushkët për liri…!
Të katër vëllezërit besa besë,
Turren vrap në zjarr të luftës.
Heroikisht në grykë të pushkës.
- * *
Zemërprush Nexhat
Agolli,fluturim nga Italia
-Për liri sma pret kush hovin, Deri sa të shporret Italia... Fitoi luftën , luftën për paqen. Në tparën qeveri tMaqedonisë, Katër vjet me zemër të pastër, Nder zevkryeminister i Qeverisë. Dora e zezë e UDB-së, Të parë shqiptarin se durojnë.
Kriminelet e pabesë,
Në dyzet e nentën e pushkatojnë.
Në mes të Shkupit Nexhat Agolli,
Si yll ndrinë në ball të historisë.
Në përmendore madheshtori,
- * *
Dritë e nder i shqiptarisë
Prej Firence Qemal Agolli,
Ka ngjeshë armët për liri,
Zjarr e hekur çdo barbari,
Si shqiponja në Dibër ka hi.
-Haxhi Lleshi, o mire se të gjeta!
-Mirë se erdhe o burrë i dheut!
Mirë se erdhe o djalë i ri,
Ka nevojë Dibra jonë për ty.
Sa dëgjon zanin arbnor,
Vëlla Mahmuti, azgan burrë,
Myslim Peza me zëmër në dorë,
Me ty jam për këtë flalmur.
Zemër luan ky Musa i vogël,
Ma trim nana ma nuk ban.
-Japim jetën për këtë vatan.
Kambë pushtuesi këtu nuk lamë.
Ndër beteja prin i pari,
Plagët i mposhtë në ball të luftës.
Nga Tirana në Prishtinë,
Si hero edhe në qeli burgjesh,
Heronj të gjallë 104,
Burrërisht e pritën vdekjen.
N`mes tyre edhe Musa i vogel,
Tokës nënë i dhuroi jetën…
- * *
Burrë i urtë Zija Agolli,
Në rrugën e dijes e të lirisë,
Në Itali djemtë i përcolli.
U kthyen lisa të shqiptarisë.
Si studentë të gjithë shkelqyen,
Brez pas brezi tmerr për barbarin.
Për atdhe jetën s`kursyen,
Gjaku i tyre ndritë në flamur.
Babë e vëllazen agollianë,
Rreth flamurit grusht bashkuar.
Komandant e komisar,
Në kudhër të jetës farkëtuar…
Gëdhend e kanë në libër t`jetës,
Heroizmin e tyre të rrallë.
I dhanë shqipës dritën e shpresës,
Këta pesë yje mbi Tiranë.
Në luftën e madhe çlirimtare,
Nga Tirana, Shkup e Prishtinë,
Dhe në vrull të punës ndëtimtare,
Në qiell të shqipës për jetë ndrijnë.
*Mësues i Gjuhës, i Letësisë dhe i Psikologjisë , Tiranë