Thirrja e vendlindjes vjen së brendshmi në mënyrë të heshtur, si amaneti i të parëve që ajo të mos braktiset

• Rufat Bruçi i dha nderim kullës së tij në Lukan dhe kulla i jep nderim si ndërlidhje dhe vazhdimësi traditash…Koha, jeta dhe brezat i vlerësojnë ata që lanë gjurmë diturie, pune e mirësie, gjurmë qëndrese, si: Llan Destan Ndregjoni, Avdi e Shaban Dervishi, Sali Totraku, Hoxhë Buci – veteranë të diturisë, si dhe studiuesi i talentuar Bajram Xhemal Totraku e plot të tjerë.

Mevlud BUCI

Njerëzit e mirësisë dhe zotësia ngjanë me mineralin. Ata kanë prova pune dhe drejtësie, si Rufat Bruçi, nip i Lam Tahir Bruçit dhe mik i Totrakut. Ai ka drejtuar në Lukan për shumë vite si brigadier, si burrë i urtë i dijes dhe i fjalëve, duke marrë respektin dhe mirënjohjen e shumë njerëzve.
Në Lukan u lind dhe u rrit Faik Dan Bruçi – veteran i hidrocentraleve dhe ndërtues. Këtu ka akoma kullën e tij luftëtari i lirisë Mahmut Shaban Bruçi, Zeqir Ndreka, Bajram Bruçi, Destan Isuf Buci, Haxhi Lami (Totraku), Bajram Losha, Shaqir Bruçi, Halit Dervish Bruçi (inxhinier), Hysen Mehmet Dervishi, Hysni Hasan Bruçi, Jonuz Ibrahim e Bajram Lleshi etj.
Nga Lukani është edhe Nuredin Dervishi, Haxhi Dervishi, Abaz Pepa, Haxhi Lami, Destan Buci e Ai Totraku.
Rufat Bajram Bruçi sot mbi 75 vjeç ende jeton i fortë e krenar, sepse veç vilës në Kinostudio, ka mbajtur edhe kullën e gurtë në Katin e Shtatë të Lukanit rrëzë Runjës. Sot në Laç -Va Deja, jeton e punon biri i veteranit Haxhi Totraku, Kujtim Totraku. Anë e mban atdheut janë veteranët e Lukanit, si Mjeshtri i Madh Besim Ndregjoni, Xhetan Ndregjoni, Hazis e Ferit Ndregjoni. Ata krenarojnë jo vetëm veten, por edhe komunitetin e Lukanit, kudo që ai ndodhet.
Rufat Bruçi i dha nderim kullës së tij në Lukan dhe kulla i jep nderim si ndërlidhje dhe vazhdimësi traditash, kujtesa e të cilave dhe ushtrimi i tyre merr vlerë në kohën e re.
Koha, jeta dhe brezat i vlerësojnë ata që lanë gjurmë diturie, pune e mirësie, gjurmë qëndrese, si: Llan Destan Ndregjoni, Avdi e Shaban Dervishi, Sali Totraku, Hoxhë Buci – veteranë të diturisë, si dhe studiuesi i talentuar Bajram Xhemal Totraku e plot të tjerë,t ë cilët e kanë kaluar jetën këtu, por edhe nëpër atdhe, duke dhënë shembullin e dibranit punëdashës dhe dijedashës.
Rufat Bruçi ky gen malësori që njeh e respekton traditat, është një veteran i punës, i cili kudo që punoi nuk e kurseu veten dhe as mundin e tij, duke qenë fjalë mirë e punëdashës dhe duke respektuar këdo që punon vetëm me ndershmëri.
Edhe pse mbi të 75-tat, ai nuk e harron kullën e tij, këtë karakoll qëndrese ku vigjëluan dhe luftuan paraardhësit e tij. Thirrja e vendlindjes vjen së brendshmi në mënyrë të heshtur, si amaneti i të parëve që ajo të mos braktiset.
Edhe kushërinjtë e tij: Faik Dan Bruçi, Haliti, Ruzhdiu (djemtë e Isuf Bruçit të Totrakut) kanë bërë gjithçka për truallin e tyre dhe për vendlindjen, jo vetëm si një sadisfaksion shpirtëror, por edhe si detyrim ndaj saj; ndaj porosisë së të parëve, që vendlindja të mos harrohet…Midis këtyre emrave të nderuar spikat dhe merr vlerën e tij edhe veterani Rufat Bruçi.