E shihja nga larg at zonjë-
Racë kreshnikësh me Mujë,
Tanushë e Halilë;
Brilante dhe fisnikë këmbë e kokë ,
Prej kur ishte foshnjë –
Kalvar me vuajtje –
përvjetë e çdo mot.
2.
Te vegj’lit e feniksit,
Nuk dalin në jetë porsi vezë pëllumbi;
Ata shtratin e kane mbi shkëmbinjtë e thepisur,
Jatak kanë Kolesjanin,
e shtrojen me acar dhe suferinë…
3.
Rrahman Parllaku legjendë !
Baobabi ! Sa tmerre e dhimbje!
Sa të dhëmb e sa më dhëmb!
çfarë nuk ra mbi ty,
si të ishin indigjenë vampirë ,
Por çdo e rame prej tyre,
melhem mbi shpirtin tënd.
4.
E shihja dhe pyesja vetenL
-vallë, nga të kenë ardhë ?
Prapa asaj butësie dhe qielli plot me yje;
Lule mali prej Novoseje, Koritnik,
Rrafsha e Lumës dhe Kallabak,
Nëpër plagë hodhe shtat ;
linde prej hyjnie .
5.
E shihja dhe pyesja veten :
A mos prej qiellit një yll ka ra?
A mos një ylber ka lidh dy brigje?
Prej tek Molla e kuqe ku linde,
Nuserove bashkë me yjet,
E në Torvioll, shtratin kishe !
6.
Ato sytë e tua burim mirësie,
Ai shpirti tënd bëlbëzonte:
- mëshiroji o Zot!
Në at shpirt kishte vend për të gjithë,
ishte burim lumturie
Edhe per ata që të vranë ,
a per theqafe ik’n .
7.
E çfarë nuk ra mbi at’ gjigant?!
- Por a mund te bjere Korabi !?
E çfarë nuk ra mbi at bajrak - Por a mund te bjere Sharri ,
Luma , Kolesjani!?
E çfarë nuk ra edhe mbi ty
moj, e shenjëtëruara Tanë !
U thinje pa nusëruar,
mbete drathe(dredhëz) mali.
8.
Si nuk e pata at fat,
Të merrja veç pak prej prushit të tij!?
Me askënd tjetër nuk desha
as të marr e as të jap gjak,
Por Rahman Përllaku ishte korife;
ishte dhe mbeti Mbinjeri.
9.
Që në lindje thanë:
- po vjen edhe një Parllak!.
Sa herë e shihja më ngjante si një mal,
Me shpate, brinja e gërxhe;
lugje, lumenj, ahe, bredha e lisa;
Fusha, bregore dhe lëndina
-qëndisur ai shtat ;
Dhe shpirti jot si shkëmbi në Vajkal,
Të them se je Zgalem është pak,
gjaku yt mbeti sic ishte - tjeter gjak…
10.
Të panë dhe me flamurin kuqezi mbi Raishtag,.
Shkëmb përmbi shkëmb !
“o flamur gjak , o flamur shkabë”!
Edhe 100 hiena t’u sulë ,
ti nuk u tute por u hodhe si luan.
Gjak u bë Drini prej gjakut tënd;
o maratonomak: - sa i Madh !
11.
Shihja fytyrën tënde moj Tanë,
Lule bjeshkatore,
ëngjëllore dhe e magjishme!
Kishte dhe rrezatimin e diellit,
dhe ninullat me hënë,
Kishte dhe aromë trëndëline në logun e Jutbinës.
12.
Po ku të gjetën? Ti ishe lulezojë?
Dua ta di cfarë patën me ty ?!
Si mund të rrojë zhaba me një shqiponjë !?
Ata mbi ferrishte, dhe pse Neronë ,
Dhe ti prej majës së Korabit i bën me hije.
13.
E shohTanën dhe sytë s’ia ndaj
- Sa qenka rrit !
Unë e dinja se ishte fik –
Por ajo gjithë nur e dritë !
Unë mendoja se ishte tharë
– Kur mbi të shkreptima ranë !
Por ajo qenka prap gjallë‘ !?
Qenka bli, e qenka ah !?
Rron or rron , nuk bie mali ;
Kush bie në gjunjë e pret varri !
Sa hap sytë dielli
ma s’pari puth Kolesjanin .
Mbi tokë ka edhe ronxhobonxho,
pjella gjoli ,
Por ka edhe kreshnikë, që i ka lind mali .
14.
E shoh Tanën , e s’mund të rri pa e pa,
Si fusha e Korabit
me diellin n’dashni kan’ ra!
Të çuan deri buzë varrit dhe ulërinë:
-Hyyyyr! Por edhe varri paska shpirt;
Se kush do rrijë , e kush do të hyjë ;
Se kush do shkojë në parajsë ,
e kush në ferr?!
- E di vetëm unë – tha Hyu;
Ty të la përjetë në blerim,
e ata varri i përpiu . ..
15.
Sa shumë Brutë paska ky vend ,
me kamë (thikë) fshehur !
Edhe Makbethë , edhe Ledi Makbethë !
Ju kaluat nëpër 9 rrathë ferri,
Dhe dolët siç del feniksi nga hiri ….