Më 25 janar 2005 u nda nga jeta Xhafer Haxhijakupi, veteran i LANÇ që nga viti 1942 dhe anëtar i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Kosovës.
Familja, miqtë, antarët e Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Kosovës dhe të degëve të saj në Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë e Gjilan bashkë me të gjithë të njohurit e tij, ndihen të pikëlluar për humbjen e një njeriu të mirë dhe përfaqëuesin dinjitozë të organizatës.
Veteranët e LANÇ dhe pasardhësit e tyre do ta kujtojnë me krenari bacën Xhafer dhe veprën e tij Do na mungojë shumë të gjithëve, por kujtimi i tij do të jetë vazhdimisht i pranishëm në punën dhe jetën tonë.
Në situata të rënda dhe të vështira për shqiptarët në Kosovë kur regjimi serb sulmonte edhe veteranët e LANÇ, Xhafer Haxhijakupi tregoi vendosmëri në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë.
Në gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, kur u bë edhe përjashtimi i veteranëve shqiptarë nga SHVLANÇK me ndërhyrjen e politikës shkatrimtare të Sërbisë, ai ishte njëri ndër ata që publikisht u deklarua se nuk pajtohet me situatën e krijuar.
Kundërshtoi politikën okupuese të Beogradi dhe bashkë me kuadrot tjerë më 17 qershor 1997 organizuan Kuvendit Themelor të SHVLANÇ të Kosovës.
Xhafer Haxhijakupi veçmas u angazhua në përmirësimin e gjendjes materijale të shoqatës.