Zef Rrozhani
E them me plot gojën që gazeta “VETERANI” është bërë një prush i pashuar, që po mban të gjallë qëndresën titanike të brezave luftëtarësh që luftuan dhe dhanë jeten për lirinë e këtij trualli. E ka nga ato mijra që krahas të rë rënëve punuan dhe luftuan me vetmohim për të çuar deri në fund amanetin e atyre trimave e trimëreshave që e vaditën me gjakun e tyre këtë truall, që ky popull i pa epur të gëzonte lirinë e fituar përmes sakrificave të pashoqe. E një ndër ta është edhe veterani S. Krapalli i pa harruari Skënder Xhaferi, nga Turbohova, e këtyre maleve legjendare.
Skënderi lindi në vitin 1927 të shekullit të kaluar, në një familje patriotike dhe atdhetare. Në moshën 16 vjeçare, iu bashkua luftës Nacional Çlirimtare. Urrejtja e patriotëve në mbarë popullsinë ishte bërë aq e madhe sa edhe kjo moshë e re nuk duronte më thundrën e pushtuesve, por sa ikte njëri vinte tjetri për të mposhtur këtë popull paqedashëz. Ndaj edhe Skëndri me bekimin e prindërve luftonte përkrah trimave që kishin bërë betimin “Ja vdekje ja liri”. Ndaj u bë pjestar i brigadës 18 Sulmuese “Heroinë e Popullit”. Gjatë luftës e plagoset dy herë në luftën e pandërprerë në Vlushe të Skraparit. Ndihma e pakursyer bëri që ai të mposhtë vdekjen dhe gjithmonë të ishte në krah të luftëtarëve. Aty ai gjeti atë forcë të pa besueshme duke u bërë dëshmitar i sakrificave dhe pjestar në fitoren e lavdishme.
Sapo Shqipëria u çlirua, më dhjetor “44 ish partizanit trim Skënder Xhafer Guri iu kërkua të jepte kontributin e tij në organet e Ministrisë Brendshme të sapo krijuar. Ndaj ai me përkushtim punoi si askush me detyrat që i ngarkoheshin. Megjithëse liria e fituar ishte me çdo vatër shqiptare, kishte nga ato që sabotonin ose mbillnin të keqen, ai me kolegët e tij, ishin në gjirin e popullit.
Është e çuditshme por e vërtetë por ky oficer me grada të larta nuk u bë pre e mendjemadhësisë dhe e fodullokut. Si komisar në organet e punëve të brendshme ai u bë modeli i oficerit. Kudo la gjurmë të pashlyera 1944-1983, katër dekada me ato detyra të vështira. Ai e dinte se puna me njerëzit, ndjenjës e detyrës mposht çdo gjë. Ai nuk ishte vetëm epror i mirë për edhe bashkëshkort dhe prind shembullor. Baba i dy vajzave të mrekullueshme. Jeta bashkëshortore e lidhur me Hyrije Met Katanja nga Rrushkulli i Shkodrës në vitin 1951, kaluan një jetë për ta patur zili. Ato vajza të mira e bënë 3 hërë gjysh dhe disa herë stërgjysh. Edhe pas daljes në pension në vitin 1983 ai nuk u shkëput nga jeta aktive. U nda nga jeta në moshën 93 vjeçare.
Ndaj dhe miku i tij, ish diplomati Gazmir Qamil Bekteshi krenohet me mikun e tij të paharruar, sepse mbi të gjitha ishte njeri.