Prof.asoc.dr. Bernard ZOTAJ
Mjeshtër i Madh

Ditë më parë Organizata Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorët e Tjerë të Atdheut zhvilloi Kuvendin e VIII të saj. Në këtë Kuvend Organizata analizoi punën e saj që si një institucion kombëtar ka promovuar ruajtjen e kujtesës historike të dëshmorëve që kanë sakrifikuar jetën për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, si dhe në mbrojtje të interesave të familjeve të tyre.
Organizata me një përkushtim të veçantë ndaj vlerave kombëtare, ka zhvilluar veprimtari kulturore, edukative dhe sociale në përkujtim të dëshmorëve, të një cilësie të mirë dhe të një bashkëpunimi të frytshëm me të gjithë anëtarët e organizatës, të institucioneve, të shkollave dhe të pushtetit lokal.
Organizata u krijua në vitin 1995, në një kohë kur nevoja për ruajtjen e kujtesës dhe të historisë së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) dhe kontributit të dëshmorëve ishte një domosdoshër e kohës. Që nga themelimi i saj, Organizata ka qenë një zë i fuqishëm për nderimin dhe respektimin e dëshmorëve dhe ka kontribuar në ruajtjen e monumenteve historike, organizimin e aktiviteteve përkujtimore dhe publikimin e materialeve historike për 61 bashkitë e vendit.
Në realizim të misionit të Organizatës, për ruajtjen dhe promovimin e kujtesës historike për dëshmorët e Atdheut, është punuar për të mbajtur gjallë edukimin atdhetar tek anëtarët, simpatizantë dhe brezi i ri të rëndësisë, të sakrificës dhe të dashurisë të dëshmorëve për atdheun. Në këto vite organizata ka demostruar se ka qenë udhëheqëse në promovimin e vlerave atdhetare dhe në ruajtjen e figurës së dëshmorit të atdheut dhe të trashëgimisë historike kombëtare.
Organizata ka organizuar një sërë aktivitetesh të rëndësishme: Kulmore ka qenë festimi i 80 vjetorit të çlirimit të Atdheut me përkujtimoren në Tiranë “Shqipëria e Dëshmorve”, në nëntor 2024, me të gjitha familjet e dëshmorëve të Atdheut. Kryesia dhe degët në të gjitha bashkitë e vendit organizuan gjatë gjithë vitit të 80 vjetorit të çlirimit të Atdheut, përkujtimore në ditët e rënies së dëshmorëve dhe heronjve, duke organizuar sesione shkencore dhe akademi përkujtimore, montazhe artistike, biseda e takime me nxënës të shkollave 9 vjeçare dhe të gjimnazeve, hapje të ekspozitave, ngritje të këndeve të dëshmorëve në shkolla e kudo, etj.

ORGANIZATA PËRCAKTOI DHE DETYRAT THEMELORË PËR PERIUDHËN NË VIJIM

  • Bashkëpunim me organet publike si domosdoshmëri suksesi dhe nevojë e kohës.
  • Rëndësi të madhe vlerësimit të figurës së dëshmorit dhe të Familjeve të Dëshmorëve.
  • Botimit të librave, të shkrimeve dhe të dokumentarëve që përshkruajnë jetën dhe veprën e dëshmorëve, dhe pasqyrim në rrjetet masive të kohës.
  • Vëmëndje restaurimit të monumenteve të dëshmorëve.
  • Bashkëpunim me shkollat për edukimin e të rinjve mbi historinë kombëtare.
  • Organizimit të konferencave, sesioneve shkencore dhe ekspozitave përkujtimore për figurën e Dëshmorit të Atdheut.
  • Rëndësi të vijueshme për organizatën është ruajtja e statutit dhe e strukturës organizative
    Kuvendi zgjodhi organet drejtuese të Organizatës, Këshillin Kombëatr, Kryesinë, Këshilli i të urtëve dhe të diturve, Komisionin e Kontroll-Revizionit, si dhe Kryetar dr. Gjergji_Velo, zvëndëskryetar Shaqir Vukaj, Spartak Braho, Kujtim Haxhia dhe Bernard Zotaj, Redaktorin Përgjegjës të Revistës “Pavdekësia” Zenel Gapaj.