Homazh dhe nderim në shekuj për dëshmorët xhenier
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj – Mjeshtër i Madh
Libri “Dëshmorët e armës së xhenios” (1936-2024) të autori ushtarak Zabit Çuku, paraqet mjaft interes dhe i ardhur në kohë për publikun e gjërë. Autori për vite ka punaur dhe mbledhur material për të rënët në krye të detyrës luftarake. Si mision fisnik, autori në libër ka dhënë një panoramë të përgjithshme dhe ka identifikuar e publikuar listën e të rënëve në krye të detyrës heroike për interesat e atdheut. Në këtë prurje të re ne njihemi me kuadro, ushtarë, civilë që kanë shërbyen në armën e xhenios në vite, dhe kur ka ardhur momenti ata kanë bërë sakrificën më të madhe duke lënë jetën në kushte e rrethna të ndryshme në detyrë dhe për shkak të saj.
Libri vjen si një mirënjohje dhe si një homazh për të gjithë ata heronj të rënë në krye të detyrës e që duhen kujtuar, për veprën sublime që kanë kryer. Autori ka ditur që në pak rreshta të sjell histori nga më të ndryshme, duke theksuar se kujtimi i të rënëve nuk është thjeshtë një ceremonial protokollar, një ditë përkujtimore e dhënies së jetës së tyre, por një detyrim njerëzor dhe me vlera për të gjithë.
Libri i autorit ushtarak Zabit Çuku është dhe një nderim për të rënët, por njëkohësisht një homazh për jetën, veprën dhe përkushtimin e tyre në kryerjen e detyrës ushtarake. Nëpërmjet faqeve të librit ne gjejmë pavdeksinë e përjetshme të emrave të dëshmorëve xhenierë, oficerë, nënoficerë, ushtarë dhe civilë që shërbyer në LANÇ, në Ushtrinë Popullore dhe në FA e që kanë dhënë jetën, duke u sakrifikuar për të kryer detyrën në armën e xhenios, e në emër të Atdheut.
Nëpërmjet këtij libri autori shfaq respektin për familjarët e të rënëve, të cilët duhet të jenë krenar për bijtë e tyre që dhanë jetën për atdheun, pasi në faqet e tij gjendet vepra dhe heroizmi i tyre. Libri na vjen dhe si një kujtesë e shërben për organet shtetërore, për kujdesin, respektin dhe nderimin e të rënëve, por dhe të familjeve të tyre, pra të dëshmorëve të armës së xhenios. Gjithshtu libri thekson dhe rëndësinë që shoqëria jonë ushtarake dhe qytetare duhet të shfaqë në ruajtjen dhe nderimin e historisë së vendit, të memories së ushtrisë për ushtarakët e saj që dhanë jetën për atdheun.
Nëpërmjet faqeve të librit ne njihemi me evdientimin e nisur nga viti 1936 dhe përfundon në korrik 2024, ku autori ka evidentuar 165 dëshmorë të rënë, si dhe mjaft të plagosur në armën e xhenios shqiptare. Libri fillon me të dhënat për dëshmorët, na përshkruar heronjtë e popullit dhe të punës, dëshmorët xhenierë në LANÇ, dëshmorët në provokacionet e gushtit 1949, dëshmorët për çminimet nga minat në vitet 1945-1967, të rënët gjatë punimeve operative, të rënët në fortifikim 1968-1987, dëshmor të shumë ngjarje të ndodhura gjatë viteve deri në vitin 2024. Libri vjen si një enciklopedi që ushtaraku Zabit Çuku, është munduar dhe ja ka arritur qëllimit të japë shumë të dhëna për jetën e çdo dëshmori, por dhe të plagosuri dhe të ngelur i gjymtuar tërë jetën.
Autori bën thirrje që brezat të mësojnë kush janë të rënët, të përjetësohet e hidhura mbi tokë, e të mësohet prej saj. Gjurmët e heroizmit dhe të sakrificës së tyre në libër, na tregon se jetët njerëzore të humbura nga ushtarakët xhenierë, ka qenë i dhimbshëm. Në libër si në një apel ushtarak gjendet emra ku secili ka lënë një amanete, ka lanë fëmijët jetimë, ka lënë prindërit me zemër të tharë… Autori si në përmbajtjen e përgatitjes të jetëshkimeve është munduar të zbatojë një standard, duke na e prurë dëshmorin që nga prejardhja, fëmijëria, shkolla dhe momenti i ngjarjes në të cilën ai ka dëshmuar me rënien e tij. Autori ka pasë si synim të bëjë ringjalljen e të rënëve në strukturat xheniere, të Ministrisë së Mbrojtjes, për një nderim të merituar të tyre, në dhënien e pavdeshmërisë së tyre në përjetësi dhe ndër breza të historisë shqiptare. Diku autori shprehet se përkujtimi e nderimi i të rënëve xhenierë dhe shpërblimi i familjeve të tyre është detyrim brezash, është detyrim i të gjallëve, i organeve shtetërore, i FA. Vlerësimi i të rënëve është një detyrim sikurse edhe statusi “Dëshmori Atdheut” duke konsideruar, se të gjithë të rënët në detyrë janë të njëllojtë me ata që kanë rënë në luftërat e shqiptarëve, për mbijetesën nëpër shekuj, për mbrojtjen e atdheut, për të merituar ngritjen e një memoriali në një vend të dukshëm në Durrës apo në Tiranë. Libri i bën thirrje dhe Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmor i Atdheut”, Organizatës së Dëshmorëve të Atdheut (OKDA), për t’i njohur e rivlerësuar propozimet e bëra nga prefektura, këshilla të Qarqeve e Bashkive me kërkesat e lutjet e familjarëve lidhur me dhënien e statusit, kur rrethanat vërtetohen se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e përmbushjes së detyrës të ngarkuar nga ushtria.
Lartësim figurës së ushtarakut xhenier
Nëpërmjet leximit të librit shohim dhe adhurimin e përpjekjet e autorit Zabit Çuku, për të bërë në heshtje dhe me durim një punën shoqërore dhe patriotike. Askush nuk i vuri detyrë, por ai e ndjente se duhej shkruar diçka për këta bij të popullit shqiptarë, që jetën e tyre e sakrifikuan për Atdheun. Në libër autori ka materializuar një pjesë të rëndësishme të kohës, të diturisë, të përvojës e respektit për kolegët e tij të rënë në krye të detyrës. Një pjesë të dëshmorëve autori ka pasur fatin që të punojë dhe ti njohë drejt për drejtë ata.
Zabit Çuku, një ushtarak, një profesionist i mirëfilltë xhenier ka punuar për shumë viteve në Ushtrinë Popullore Shqiptare. Gjatë kësaj kohe ai ka pasë një angazhim serioz, ka bërë studime dhe mbajtur shënime, duke arritur të kërkojë, të hulumutojë në arkiva, me takime e në qindra fletë dokumentare, ka udhëtuar shumë nëpër reparte xheniere e në Shqipëri, ka kontaktuar me familje e me kolegë të oficerave, nënoficerave, të ushtarëve, të civilëve xheniere të rënë në krye të detyrës.
Autori ka kërkuar dhe ka lexuar libra e gazeta, të cilat i ka qëmtura dhe mbajtur shënime e evidentuar për të saktësur dhe krijuar besushmërinë për ngjarjet e ndodhura në viti 1936 me herozimin xhenier shqiptar të treguar nga dëshmori Xhemal Kada, Hero i Popullit në Luftën e Spanjës në vitin 1936-1939. Këtë e ka bërë me përgjegjësi për të sjellë para lexuesve një përmbledhje e dëshmi të rëndësishme për ndërgjegjen individuale, shoqërore dhe kombëtare.
Me këtë punim serioz dhe shkencor, autori na ka bërë një shërbim të madh publik, por dhe shtetëror, duke vënë në funksion të familjarëve të të rënëve xhenierë këtë libër. Aty familjarët dhe Organizata e Dëshmorëve të Atdheut gjen në çdo faqe të librit një emrë të ri, një ngjarje dhe një hero, një arsye më shumë për të qenë krenarë për sakrificën e treguar nga bijtë e tij, në emër të Atdheut.
Libri është një kontribut tepër i rëndësishëm, për kohën në të ciliën kalojmë, por dhe për mbarë shoqërinë tonë. Nëpërmjet jetëshkrimeve dhe fotove të dëshmorëve, të atyre burrave fisnik dhe të rinjve që të mirrnin gjak në vetull, të gjithë janë të përmbledhur në faqet e këtij libri historik. Çdo shqiptar i ndershëm që lexon dhe shikon këtë libër që dëshmon për një sakrifice të madhe të bijëve të tij, por është dhe ftesë për reflektim të thellë për çdo shqiptar, për çdo qytetar, për jetën dhe për shoqërinë e lirë. Me këtë libër autori na kujton të gjithëve se dikush ka rënë, ka humbur jetën për atdheun. Ai na kujton se shumë fëmijë u rritën jetimë, me vështërsi, për aryse se baballarët e tyre dhanë jetën për Atdheun. Autori na kujton se të gjithë kemi përgjegjësi përballë familjeve të Dëshmorëve, por në mënyrë të veçantë organet shtetërore.
Një njohje me autorin ushtarak Zabit Çuku
Zabit Ahmet Çuku, ka lindur më 20 janar 1950, në Rrajcë të Përrenjasit. Ka kryer arsimin e mesmë dhe ka përfunduar Shkollën e Lartë Ushtarake në Tiranë. Ka kryer detyra të ndryshme ushtarake në vitet 1972-2004 si në batalion-regjimentet e Kavajës, Porto-Palermos, në Vlorë, në komandën e Divizionit të Xhenio, në Drejtorinë Logjistike të Shtabit të Përgjithshëm. Ka bërë në vijimësi kurse dhe trainime brenda dhe jashtë vendit. Ka dalë në rezervë me urdhër të MM nr. 8485, datë 29 tetor 2004 me gradën ushtarake Nënkolonel. Në vitet 2004-2015 ka punuar me projektet humanitare, demontim, e asgjësim të municioneve.
Nga vitit 1998 dhe në vazhdim ka bërë shkrime në gazeta të ndryshme si në “Ushtria”, “Mokra”, “Domosdova”, “Çermenika”, “Kushtrim Brezash”, “Veterani”, “Alpet|, “Librazhdi”, “Labëria”, “Gora”, etj. Është veprimtar i palodhur dhe i anëtarësuar në: nënkryetar i Shoqata Atdhetare-Kulturore “Pelioni” 1999-2016; anëtar i kryesisë së Shoqatës të Xhenierëve të Shqipërisë nga viti 2008; anëtar e drejtues në OVPA njësia nr. 3 Tiranë nga 1988 dhe në komitetin e VPA të Tiranës në vitet 2018-2022.
Ka botuar librat: “Historia e armës së xhenios në Shqipëri”, “Rrajca nëpër udhët e historisë”; “Portrete të xhenierëve shqiptarë”, Pjesa e Parë; “100 vjetori arma xhenios Shqipëri” Pjesa e Dytë; “Mbresa 52 ditë, Detroit Michigan SHBA”; “50 vjet me shokët e një klase”; “50 vjet jetë familjare”; “Historiku VPA FD, Zonës-3 Tiranë”; “Dëshmorët e armës së xhenios” (1936-2024). (një pjesë me bashkëautorë)
Për punë të mirë dhe rezultate të dukshme është vlerësuar me: “Medaljen e Shërbimit Ushtarak”, “Urdhëri Ylli i Kuq” Klasi III, “Medalje për Shërbime”, “Medalje 40 vjetori çlirimit të Atdheut” si dhe dëshmi “Vullnetar i dalluar”, “Mirënjohje nga MM”, “Mirënjohje nga instancat shtetërore dhe të NATO-s”, “Nderi Organizatës së Veteranëve të LANÇ”, “Mirënjohje” nga Shoqata “SHKRUSH” etj.
(Marrë nga gazeta Gazeta Destinacioni – 03/05/2025)