Në respekt e mirënjohje për ushtarakun, gjeneralin e shquar të Ushtrisë Popullore Hysen Ali Shehu – Hormova
Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI;
Dr. në proces Robert SHEHU
Këtu për rastin e ushtarakut madhor Hysen Shehu. shkon për shtat shprehja popullore “Bëmë Baba të të ngjaj”. Në situatën e largimit nga ushtria Hysen Shehu merr vendimin dhe shkon në vatanet e tij, shpërngulet në Hormovë, restauron teqenë dhe shtepinë, vatanin ku u lind dhe u rrit. Ndërkohë që rrugët e besimit ishin plotësisht të hapura me propozim të K.M.SH, Hysen Shehut i akordohet një rrugëtim me Delegacionin Shqiptar për në Mekë të Arabisë për të kryer Haxhin, qëndron në Arabi një muaj dhe merr titullin Haxhi, titull që në fakt është domosdoshmëri për çdo udhëheqës shpirteror.
Hysen Shehu gjenerali erudite i ushtrisë në moshën 53 vjeçare ju përkushtua tërësisht besimit halvetian. Profecia e Sheh Mehmet Camës u vërtetua në vitin 1994 kur përfaqësuesi i brezit të shtatë, Sheh Hysen Ali Shehu Hormova filozof i menëur dhe klerik i brezit të shtatë rihapi teqenë halvetiane të Hormovës. Sheh Hyseni ka kontribuar denjësisht që shërbesat fetare të jenë të kuptueshme, të thjeshta, të mirëpritura nga komuniteti helvatian dhe më gjerë. Ai ka luajtur rol pozitiv për mirëkuptimin fetar në jug të vendit, duke respektuar klerikët, besimtarët, ritet e festat fetare të të gjithë besimeve në një unitet të harmonizuar. Ai e ka kthyer teqenë në Hormovë një faltore të të gjitha besimeve, pasi aty gjen klerikë nga të gjitha besimet, si një faktor dhe aktor i rëndësishëm në faljen e gjaqeve në fshatra e krahina të trevës jugore, por është edhe një kontribues e mbështetës për zhvillimin ekonomik, kulturor, ndjenjën atdhetare në Hormovë, Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Gjirokastër e më gjerë. Një numër i konsiderueshëm fondacionesh kulturore, fetare e shoqërore e kanë zgjedhur Sheh Hysenin në bordet e tyre, ndërkohë që ka bërë vizita të rëndësishme si klerik edhe në Arabi Saudite (Mekë e Medine), në vendet e shenjta të famijles Profetike (El-libejtit), Qerbela, Teheran (Iran), Turqi, Vatikan, Itali, Izrael, Maqedoni të Veriut, Kosovë, në Samitin Botëror në Korenë e Jugut më 2020 etj. Kështu në shkurt 2020 mori pjesë në ekipin e Ambasadorëve të Paqes që shkuan në Samitin Botëror të Paqes, organizuar në Seul, ku midis tetë besimeve fetare botërore që përfaqsoheshin në atë Samit, Sheh Hyseni përfaqësonte gjithë klerin shqiptar. Ai është jo vetëm një peligrin shembullor por dhe ka mbajtur kumtesa me karakter religjionar, social, etnik, ekumenik etj. Në fushë publicistike është botues i gazetës “Rreze Halevjane” (ka qenë gazetë e përmuajshme që nga viti 1995), si dhe ka disa vëllimeve poetike e fetare. Për veprimtarinë e tij ushtarake, intelektuale, fetare, sociale, kulturore dhe atdhetare, Sheh Hysen Ali Hormova është vlerësuar me dekorata e medalje të karakterit ushtarak si medalja për shërbime të shquara ushtarake, medalja “Ylli i Kuq”, por edhe me titullin “Nder i Qarkut” të Gjirokastrës, “Ambasador i Paqes” së bashku me bashkëshorten inxhiniere Florën, nder dhe krenari edhe për dy vajzat e tij njera 52 dhe tjetra 57 vjeçe që janë të martuara dhe që kanë krijuar jetën e tyre në shtetin fqinj në Itali, por që janë gjithmonë present në botën, shpirtin dhe zemrën e prinderve të tyre të mirë. Federata për Paqe në Botë i ka akorduar Sheh Hysenit titullin “Ambasador për Paqe”(2017), me aktivitet të gjerë si brenda vendit dhe në botë. Federata Universale e Paqes Botërore e ka emëruar Sheh Hysenin kryetar i kësaj federate për degën e Tepelenës dhe aktualisht është nënkryetar i kësaj Federate për gjithë Qarkun e Gjirokastrës. Kohët e fundit një forum i Imazhit Shqiptar në botë e ka nderuar me titullin “Ambasdor i Imazhit Shqiptar në Botë”. Në mënyrë të përvitshme Sheh Hyseni në teqenë halvetjane të Hormovës, çdo 23 prill i vishen si bleta besimtarë nga jugu i vendit dhe nga e gjithë Shqipëria. Natyrshëm data 23 prill është ditë përkujtimore e veçantë sepse në shtatë breza Ali Hormova ka merita të jashtëzakonshme dhe për më tepër Sheh Aliu ka ditën e lindjes pikërisht më datën 23 prill 1902 dhe që përkujtohet në mënyrë të përvitshme në Hormovë. Sheh Aliu, atdhetari halvetian dhe kleriku më i spikatur dhe me reputacion të madh i kësaj teqeje në konferencën e vitit 1950 (sipas fondeve dokumentare të AQSH e zgjodhi Sheh Ali Hormovën kryetar të tarikatit Halveti, në bazë të ligjit nr. 743, datë 26.11.1949 dhe nenit 8 të Statutit të Komunitetit Mysliman 1950, që ishte pjesë e këtij Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Historia e tarikatit Halvetian është pasuri që shpreh e mbron unitetin ndërfetar shqiptar
Halvetizmi nga të dhënat që kemi marrë nga Sheh Hyseni është themeluar prej Sej – Jid Hasan Basri, i cili ka qenë një prej 17 besnikëve të Hazret Aliut, që mbante titullin Sej – Jid sepse rridhte prej familjes profetike. Ndërsa kleriku që i dha formën institucionale ishte nga Maroku dhe quhej Ymer Halvetiu prej të cilit kanë rrjedhur 36 udhëheqës shpirtëror. Halvetizmi i përket degës shite të Halvetizmit ose të “Dervishizmit të vërtetë”. Në vendin tonë ky tarikat është pjesë përbërse e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe është përhapur, që prej shekullit të XVII. Të dhënat flasin se ka ardhur në Shqipëri në drejtimin jugor; Artë – Janinë – Delvinë – Gjirokastër – Tepelenë – Përmet – Berat – Skrapar – Korçë – Elbasan – Tiranë dhe në drejtimin verior: nga ish-Jugosllavia (Serazi) – Kosovë – Tropojë – Kukës – Shkodër – Tiranë. Organizimi i parë i tarikatit halvetli u bë në kongresin e parë Halvetian në 1923 ku ndarja administrative e Komunitetit Mysliman Shqipëtar nga Sheriati Islam i Perandorisë Osmane u bë me ligjërimin e Statutit Legal për të gjitha Komunitetet Fetare shqiptare, me nr 432, datë 3 ershor 1923 nga Shteti Shqiptar. Në Kongresin e parë të Komunitetit Mysliman shqiptar përfaqësues i Tarikatit Halveti ishte Sheh Ibrahim Karbunara, ndërsa në të dytin në Berat në qershor 1930 kryetar i tarikatit, u zgjodh Sheh Ahmet Pazari.Edhe pse u kërkua që tarikati Halveti të shkëputej nga Komuniteti Mysliman shqiptar dhe të ligjërohej Komunitet fetar më vehte, me Vendim nr 418 datë 31.7.1934 të Këshillit të Ministrave nuk u miratua kërkesa e sektit Halveti. Kongresi i radhës për halvetlinjtë ishte i treti që u mbajt më 1937 në Tiranë, me kryetar Sheh Qerim Bilishti. Pas çlirimit në vitin 1950 u bë kongresi i katër në Tiranë ku kryetar i tarikatit Halveti, u zgjodh Sheh Ali Hormova, ndërkohë që u bënë edhe përpjekje për tu përbashkuar me komunitetin Bektashian; kongresi i pestë i Halvetlinjve u mbajt ne Tiranë më 1994 ku kryetar i sektit u zgjodh Sheh Muhamer Pazari. Kongresi i gjashtë i tarikatit Halveti u mbajt në Hormovë në vitin 2019 ku kryetar u zgjodh Sheh Hysen Hormova, që vijon edhe aktualisht. Me Gjeneralin dhe klerikun Hysen Shehu ka rënë rasti të jemi në shumë aktivitete. Ai është njerëzor me logjikë e argument të fortë, të shpreh çfarë i mban zemra dhe nuk shëron pa logjikë, është me fjalë melhemn por dhe i drejtëpërdrejtë. Ai di të futet djalërisht edhe në dhomën me tetë faqe, do të reflektojë, di të tregojë për çdo dekadë, di të japë mësime historie e jete, di të orientojë se si komuniteti të mësojë nga e djeshmja, se si ta jetojë të sotmen dhe si të shpresojë për të ardhmen. Sheh Hyseni është një personalitet smart, mjaft aktiv, dinamik e punëtor, orator argumentues, gjykues e analizues, është i kudogjendur për Hormovën, bashkëfshatarët, besimtarët, nevojëtarët, di të flasë e sqarojë njerëzinë jo vetëm me fjalën por edhe me zemër të pastër, di të ruajë raporte të shkëlqyera me disa klerikë veçanërisht më Dervish Mikel Onjenë e Fushëbardhës që shërben në Turan, Dervish Ermalin dhe me dhjetra e qindra klerikë të tjerë të të gjitha besimeve. Sheh Hyseni ka një aktivitet të shumëanshëm, pasi ka mbajtur disa kumtesa me karakter religjionar, social, etnik, historik, etnologjik, filozofik etj. Ai vijon të ketë kontakte të shumta në: Sarandë, Delvinë, Kurvelesh, mbarë Labërinë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Fier, Mallakastër, Vlorë, Tiranë etj. Në këtë kuadër Sheh Hyseni bashkëpunoi fuqishëm edhe me ish-Prefektin Astrit Alia, dhe si anëtar i Komisionit shkencor dhe organizativ në zhvillimin e Konferencës Shkencore Kombëtare: “Prefektura e Gijrokastrës gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore 1939 – 1944”, mundësuan zhvillimin e saj me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të Atdheut, në Gjirokastër 26.11.2019 me pjesëmarrje shumë të gjerë. Sheh Hyseni është një faktor ekuilibri në gjithë trevën jugore shqiptare e më gjerë duke qenë edhe anëtar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria”, pjesëmarrës në shumë aktivitete të saj. Është merita e tij që me aftësinë dhe komunikimin me pushtetarët mundësoi shtrimin dhe asfaltimin e rrugës së Hormovës, riparimin e urës, ujësjellësit të fshati, të vendeve hitorike etj. Ai ka mbështetjen e shumë shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit si në: SHBA, Itali, Greqi, Gjermani etj. Ai mban korespondencë me shqiptarët e trojeve në: Tetovë, Gostivar, Strugë, Shkup, Prizren, Prishtinë, Gjakovë, Ulqin, Tuz etj. Që nga viti 2003, Ai është botues i gazetës së përmuajshme “Rreze Aleviane”, e cila është ndërprerë përkohësisht. Sheh Hyseni është autor i disa vëllimeve poetike dhe fetare. Në Hormovë gjen shpesh dervishë, baballarë, myftinjë, priftërinj ortodoks e katolik etj., pasi marrëdhëniet me komunitetet fetare janë të shenjta. Ruajtja e vendeve të shenjta të krishtera, për tre kishat dhe Manastirin e Hormovës është trashëguar tek gjithë besimtarët. Traditën e Sheh Aliut që kishte miqësi me At Gjergj Sulin e Leklit e vazhdon Sheh Hyseni, që ruan raporte me shumë klerikë dhe në festën e 23 prillit ngjisin maloren drejt Hormovës edhe mjaft priftërinj të besimeve ortodokse e të krishterë, ndërkohë që marrëdhëniet me shkollën “Xhuzepe Grass” në Gjirokastër, me universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë etj. Sheh Hysenin e gjen pranë objekteve të kulteve të tjera, në çdo festë e ceremoni fetare lokale e kombëtare dhe kjo e bën një figurë të dashur mbarë popullore. Si ish-ushtarak dhe klerik i shquar, Hysen Shehu ndjehet krenar që ka mbjellë fidanë më të shëndoshë se vetja, që ka nxjerrë nga bangat e shkollës ushtarake gjeneralë e ushtarakë dinjitozë, ushtarakë patriot dhe atdhetar, që u ka edukuar karakteristikën më të mirë tek njerëzit që është mjaft e vyer siç është mirënjohja, që ka nxjerrë fisnikë, modestë që ka kultivuar mësimin e madh, “duajni dhe respektoni edukatorët që ju kanë mësuar, edhe në qoftë se bëheni me të ditur dhe më të sukseshëm se ata, tregohuni modest, sepse athere jeni në rrugën e drejtë, kështu kalcifikoni të ardhmen tuaj edhe më të mirë.