Nga: Naxhi Kasoruho, “Mjeshtër i Madh”

Që i vogël kalova para gjimnazit “Asim Zeneli” Gjirokastër, Panteonit të Arsimit Shqiptar ku në një shekull u përgatitën gjenerata të tëra me kulturë e dije, që do të shërbenin me devotshmëri atdheut e vendit. Mësues pasionant e të devotshëm por të dashur për shumë nxënësish me vajza e djem që qësh në mëngjes zbrisnin sokakët e lagjeve për të hyrë në klasat e kësaj shkolle që është simbol i arsimit tonë kombëtar.
Këto ditë ndodhem në Gjirokastër takova rastësisht Nestor Zhupin, dialin e mësuesit të ndjerë të gjimnazit të Gjirokastrës, Jani Zhupi. Isha me kolegun dhe mikun tim mësuesin me identitet të këtij gjimnazi Muhamet Sinanin, së bashku me muzikologun dhe mikun tonë Kosta Loli po mblidhnim impresione e kujtime nga Shkolla e Muzikës, për të sistemuar kujtime me mësuesin e matematikës Nestor Zhupi. Gjatë bisedës me Muhametin dhe Nestorin mësova më gjerësisht për punën pasionante të mësuesit Jani Zhupi ndonëse edhe unë dija diçka nga jeta e tij në dekadat e punës në Gjirokastër. Kur flasim për mësuesit e gjimnazit të Gjirokastrës si simbol i kësaj .shkolle dhe arsimit tonë, përmendim me respekt e mirënjohje Basho Thoma Papaqano “Mësues i Popullit”, “Nder i Kombit”. Mes dhjetëra e qindra mësuesve të kësaj shkolle ka qenë edhe mësuesi Jani.

Biografıa e tij :
Ndonëse kam qenë nxënës në këtë gjimnaz e ndoqa si mangësi që s’pata fatin të kem mësues ndonjërin nga banga e kësaj shkolle. Por janm krenar që studioja për muzikë në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, shkolla kombëtare që për 80 vjet përgatiti artistë e të ardhmes.
Por le të ndalemi më gjerësisht në kontributin modest të këtij mësuesi në fushën e arsimit dhe më gjerë. Jani Zhupi ka lindur në vitin 1919 në fshatin Dhuyjan të Dropullit të Poshtëm në krahinën e minoritetit grek në Shqipëri. Mësimet e para të fıllores i mori në fshatin e lindjes ndërsa 7- vjeçarën e vazhdoi në fshatin Sofratikë po në Dropullin e Poshtëm. Në vitin 1943 Jani pas përfundimit të 7- vjeçares u inkuadra në formacionet partizane që vepronin në zonat e minoritetit të rrethit të Gjirokastrës. Pas mbarimit të luftës duke pasur dëshirë për t’u shkolluar shkoi në Elbasan për të studiuar në “Normalen” e qytetit si shkolla që përgatitiste mësuesit e të ardhmes nga të gjitha rrethet e vendit.
Dëshira për dije dhe kulturë bëri që Jani Zhupi të shkonte më tej për të studiuar në Tiranë në Fakultetin Biologji-Kimi, studime që i përfundoi me rezultate të larta.
Në përfundim të studimeve me diplomën e mësuesit ai kthehet në Gjirokastër dhe emërohet mësues i lëndës “biologji-kimi” në gjimnazin “Asim Zeneli” Gjirokastër. Në këtë mënyrë i bukur i mësuesit pasionant ku për dekada do të vazhdonte mësimi i këtij mësuesi të dashur për nxënësit dhe së bashku me gjithë kolektivin e mrekullueshëm të mësuesisë të kësaj shkolle do ta vendosnin atë në Panteonin e Arsimit Shqiptar.
Përgatitja e nivelit shkencor për shpjegimin e mësimit, punët pasionante në laboratorinë e shkollës, puna e diferencuar me nxënësit më pak aktivë do të ishte motoja e punës së Janit.
Duke parë rezultatet e punës së tıj si mësues gjimnazi, ai emërohet Inspektor i Seksionit të Arsimit në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit Gjirokastër. Gjatë viteve të detyrës së mësuesit ka pasur një plejadë mësuesish më përgatitje më të thellë metodiko-shkencore duke i dhënë këtij rrethi një vlerësim të lartë në rang rrethi. Me tej karriera e tij vazhdon në detyrën e nderuar Drejtor i Shkollës së Ndërtimtarisë në qytetin e Gjirokastrës, ku puna e tij si veterani i mësuesisë prodhon vlera të çmuara, çka i pasqyruan në rezultatet e larta dhe përgatitjen e nxënësve në degët e ndrysheme të shkollës si mekanik-elektricist në përfundim të shkollës të pajisjeshin me njohuri teknike dhe të punonin në sektorë të ndryshëm.
Stacioni i fundit i mësuesit pasionant ishte Universiteti “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, duke vazhduar misionin e tij si pishtar i dritës në detyrën fisnike si misionar i arsimit në vendin tonë.
U ula të shkruaj lcëtë vlerësim për mësuesin pasionant Jani Zhupi në vazhdim të shkrimeve për personazhe të ndryshme të qytetit tim të dashur që me modesti kanë kontribuar me bujari në përparimin e këtij rajoni, vlerë në trashëgiminë tonë që vjen nga largësia e shekujve deri në ditët tona. Për ta rujtur, pasuruar dhe trashëguar këtë vlerë në brezat pasardhës na takon ne gjirokastritëve të sotëm së bashku me trevat përreth, ta çojmë më përpara këtë vlerë dhe trashëgimi si pjesë e identitetit tonë kombëtar duke e pasurar me vlera të reja.
Le të jemi modestë dhe dashamirës e mirënjohës duke i vlerësuar këta personalitete të arsimit të Gjirokastrës me mirënjohje nga Bashkia, Qarku e Prefektura duke i memorizuar në kujtesën popullore si simbole e vlera ku duhet t’i referohemi për ta trashëguar këtë trashëgimi.