Nga Islam VOKA*

Me respektin e thellë e përulësi për punën e tij, Halil Rama ngre lart emrin e Dibrës, dhe unë i drejtohem me këto fjalë: se ju i Nderuar ju nxiti dashuria për Dibrën e vendlindjen tonë Muhurrin, që ke mbledhur tërë ato tinguj, kujtime, aromën e vjetër të odave tona e ato Dibrane në shekuj. Se çdo fjalë që lidhet me Dibrën mbart një frymë burrërie, një rrezatim zakoni e një ndjenjë krenarie që nuk e shuajti dot as koha, as luftrat, as vuajtjet e as mundimi.
Ajo odë që mblidhte dikur burrat e qëmotit, ata që ja thonin në ato oda këngës, valles sipas traditave tona, apo tingujt e fyellit, bilbilit, të çiftelisë, dajres e daulles, por dhe kuvendin e mendjen e hollë e të kthjellët të vatrave tona në çdo fshat të Muhurrit e krahinë të Dibrës, si kujtesë e përbashkët për të gjithë ne, tek ato që kanë jetuar më parë, apo dhe ne që kemi jetuar e sot jemi me thinjat e moshës së gjithë atyre viteve që mbartim mbi supe, por përherë pa ndalur dashurinë e madhe për kulturën e artin tonë popullor sipas traditës tonë dibrane që buronin nga gurra jonë popullore…
Në rrugën e gjatë të jetës, njeriu shpesh përballet me pengje, me sprova e me keqkuptime, por mbi të gjitha mbisundon e vërteta, puna dhe qëllimi i pastër, koha e di vet si i vë gjërat në vendin e vet. Kultura dhe arti mbeten gjithëmonë ura që lidhin njerzit—se aty ku ka këngë aty shuhet çdo hije e keqe.
Edhe pse koha na ndan në mendime e rrugë, ne sot përsëri bëhemi bashkë, se dashuria për Dibrën, për njerzit e saj, për zakonet, për këngët, vallet tona e muzikën, e humorin, për fisnikërinë që buron sidomos nga mali e nga djersa e ndershme e njeriut tonë bëhet më e bukur e më tingëlluese dhe që depërton më thellë në zemrat e çdo dibrani.
Le të mbetet kjo vepër e Halil Ramës, një dëshmi e gjallë e shpirtit dibran, që di të kujtojë, di të vlerësojë e di të mbajë lart atë që është e mirë por që bashkon çdo gjë. Me këtë rast, me ndjenjë të lartë përgjegjësie e mirësie, por dhe me respekt e përshëndes Autorin Halil Rama për përkushtimin e tij, duke i Uruar shëndet e frymëzim në vazhdimësi në krijimtarinë e tij, se arti më në fund është pasqyra më e pastër ku njeriu sheh veten ashtu siç është—dhe vetëm ata që punojnë me shpirt e dashuri si Halili jonë, lënë gjurmë që nuk fshihen.
Unë si një bashkëfshatar e shok i kahershëm i Halil Ramës e mbyll Dedikimin tim : Duke i Uruar 65 vjetorin e Ditëlindjes, si dhe Nderime e Urime të përzemërta për të gjithë dhe Ju të pranishëm për Halil Ramën e Nderuar, e kurrë mos ju Ndaltë ajo penë e Artë që sot na mblodhi bashkë.
*President i Ansamblit Artistik “DINE DODA”, Muhurr-Dibër