Gjeneralbrigade Astrit JAUPI
Është nder që në emër të Shoqatës së Aviatorëve të Shqipërisë t’ju përshëndes e të kujtojmë e respektojmë ditën e lindjes së komandantit legjendar kol. Edip Ohrit.
Ne kujtojmë e përulemi para figurës dhe veprimtarisë së tij në drejtimin e Aviacionit.
Partizani 17 vjeçar lindi dhe u edukua në një familje patriotike. U shkollua në shkollat më të mira, në Strugë, në Normalen e Elbasanit, në Shkollat e Aviacionit në ish-Federatën Jugosllave, ish-Bashkimin Sovjetik e në Republikën e Kinës; në Akademitë ushtarake të ish-Bashkimit Sovjetik e Tiranë.
Edip Ohri u dallua që në moshë të re për mençurinë, vizionin për të ardhmën. Ai ishte një strateg që udhëhoqi modernizimin dhe rritjen në nivel bashkëkohor të Aviacionit shqiptar.
Drejtoi me mençuri e aftësi tre faza të zhvillimit të aviacionit.
- Arsimimin e personalit si jashtë vendit dhe krijimin e Shkollës së Aviacionit;
- Përkushtimin në ngritjen e infrastrukturës në pista, krijimin e ofiçinave e uzinës së aviacionit, etj.
- Krijimin e katër regjimenteve luftarake në Kuçovë, Rinas, Farkë e Gjadër…
Ishte simboli jonë dhe ne ndoqëm me kujdes rrugën e ndritur të komandant Edipit. Gjatë jetës u përball edhe me probleme, deri dhe dënimin e padrejtë me burg, të cilin e përballoi me dinjitet duke mbetur një personalitet që nderohej e respektohej nga të gjithë aviatorët. Komandant Edipi mbetet krenaria dhe frymëzyezuesi i brezit të ri të aviatorëve shqiptarë.
I përjetshëm kujtimi i tij