OFICER USHTRIE, NËPUNËS QEVERIE, GAZETAR, SHKRIMTAR, POET DHE KRITIK LETRAR
Zekerija Idrizi: Nga libri im 10 vëllimësh shqip-anglisht “Portrete shkrimtarësh”
Sakip Cami lindi në Bulqizë më 6 shkurt 1954. Mesimet e para i kreu në Viçisht dhe Gjoricë të Dibrës. Shkollën e mesme të përgjithshme e kreu në qytetin e Laçit nga viti 1968 – 1972. Studimet ushtarake i përfundoi në vitin 1976 në Akademinë Ushtarake Tiranë. Ka shërbyer si oficer për 20 vjet me radhë në Burrel, Bulqizë, e Peshkopi ku ka njohur nga afër visaret popullore të Dibrës. Nga viti 1997 e deri në vitin 2003 ka shërbyer në Tiranë, në fillim në Forcat Ajrore e më pas redaktor në gazetën “Ushtria” (1999-2000) dhe specialist për shtypin, mediat dhe botimet. Nga viti (2001-2003) në Drejtorinë e Shtypit dhe informacionit në Ministrinë e Mbrojtjes. shtator dhjetor 2003, redaktor lajmesh në KOHA TV. janar 2004 qershorë 2005 specialist për publicitetin dhe marrëdhëniet me median e publikun në kompaninë e sigurimeve “SIGMA”. qershor 2005 – shkurt 2006 specialist për emergjencat civile në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Tani është gazetar dhe shkrimtar i lirë. Ka marrë pjesë në disa stërvitje shumëkombëshe brenda dhe jashtë vendit si gazetar ushtarak dhe oficer shtypi e informacioni, në Turqi, Bullgari, Gjermani, Suedi, dhe SHBA. Është dekoruar me medaljen “Naim Frashëri” për krijimtarinë publicistike dhe letrare si dhe me urdhërin e Sherbimit Ushtarak të klasit të tretë për kontributin e tij në radhët e Forcave të Armatosura. Ka botuar qindra artikuj në organet e shtypit si ne gazetën “Luftëtari”, “Ushtria”, revistën “ Mbrojtja”, “Policia”, gazetën “Shekulli”, Zëri i Popullit”, “Rilindja Demokratike”,”Albania”, “Republika”,”Telegraf”,”Veterani”,”Dibra”,” Bulqiza”,” Ushtima e Maleve”,”Kastriotet”, “Rruga e Arbërit” etj. Ka qenë redaktor i gazetës “Ushtria”, zv.kryeredaktor i gazetës lokale pluraliste “Bulqiza” gazetës së parë të këtij rrethi, kryeredaktor i gazetës “Stebleva” etj. Ka redaktuar gjithashtu edhe disa libra me poezi dhe publicistikë. Ështe anëtar i Bashkimit të gazetarëve prefesionistë të Shqipërisë. Sakip Cami është autor i afro pesëdhjetë veprave.
Brenda pesë viteve, poeti dhe publicist i njohur Sakip Cami ka botuar dy libra të të njejtit profil, në të cilët rrëfehet mjeshtërisht filozofia popullore dibrane. “Rrëfime popullore dibrane” (2006) dhe “Dibra nëpërmjet këngëve dhe tregimeve të popullit” (2010) janë dy libra të vyer që përcjellin tek lexuesi visare të Dibrës. Në këto dy libra gjen mishërim sentenca “Atdheu nis nga familja”.
Siç shkruan kritika letrare, Sakip Cami ka ngritur në art odën dibrane që është quajtur “Universiteti i Dibrës”, atëhere kur në Shqipëri nuk kishte as shkolla fillore. Madje siç shprehet recensenti, Hajri Mandri në paarthënjen e këtij libri: “Mendimi filozofik dhe mendimi estetik, në odat e Dibrës, transmentonin që nga e kaluara e herëshme, mesazhet përmes një forme origjinale. Këto janë rrëfenjat (tregime), ose siç u thotë populli “meselet”, të cilat, për nga gjuha, kompozicioni, simboli dhe alegoria, humori dhe ironia, hiperbolat dhe litotat, u shndrruan në një platformë komunikimi për dibranët ose në një “shkollë” ku shpaloseshin idealet socialestetike, qëndrimet moralizuese e didaktike, rreth jetës e vdekjes, rreth familjes e integritetit të saj”. Pikërisht mbi këtë shtrat ndërtohen dhe librat e S.Camit “Rrëfime popullore dibrane” dhe “Dibra nëpërmjet këngëve dhe tregimeve të popullit”, ku brenda një tematike shumë të gjerë dhe të larmishme rrëfehet tradita, historia dhe heronjtë e Dibrës, por dhe ngjarje të ditës, të lidhura ngushtë me politikën, ekonominë e sjelljen e njerëzve në rrethana të caktuara.. Si askush tjetër, Sakip Cami në këto dy libra refkekton zgjuarsinë dibrane, maturinë e burrave të mençur te Dibrës, dashurinë për njerëzit, sakrificat, patriotizmin e shumë veti të tjera të çmuara …
Ka botuar librat:
“ Vërshimet e Drinit” 1996, poezi.
- “ Karateisti i vogël” 2000”, poezi për fëmijë
- “ Ujëvara të përgjakura”, 2001, poezi.
- “ Daullja bie për ato që kanë veshë” 2003, fabula dhe satira
- “ Fshati i martirizuar”2004, monografi.
- “ Drejt NATO-s”2004 (Personalitete dhe gjeneralë te NATO-S flasin për Shqipërinë,artikuj publicistikë 1999- 2003
- “ Rrefime popullore dibrane”(2006)
- “ Dibra nëpërmjet këngëve dhe tregimeve të popullit.2010
- “ Muharrem Xhediku, kompozitor i tangos shqipëtare” me bashkëautor, Halil Rama 2010
- “ Rrahman Parllaku, një legjendë ne kufirin e dy kohereve” me bashkëautor, Halil Rama 2014
- “ Bajram Ndreu i Zall-Dardhës, bir i shquar i një familje të madhe” me bashkëautor. Halil Rama 2016
- “ Memoria historike” dhe “Kazazët e Durrësit” të autorëve Sakip Cami e Halil Rama 2016
- “ Refleksione fëmijërie.2018
- “111 POEZI”
- “Matura 72”, roman dhe,
- “Mos ma prekni lumin tim”, rrëfim historik për luftërat, ekzodet dhe epidemitë e viteve 1912-1921
- “Edhe unë kam të drejtat e mia : (vjersha për fëmijët e moshës 5-10 vjeç për të mësuar të drejtat e tyre) / Sakip Cami; Kreshnik Hoxhalli; Luljan Gina
- “Njeriu i mirë”
- “Dibra në luftën ANÇL”, 2019
- “Dibra ngjarje dhe luftëtarë”, 2022
Sakip Cami është edhe redaktor i shumë librave dhe ka publikuar dhe shumë artikuj studimorë e kritiko-letrarë për vepra autorësh të ndryshëm.
Emri i tij është edhe në Enciklopedinë e Dibrës.
Ka në botim edhe libra të tjerë.