Nga Xhemal Meçi
Mjeshtër i Madh
— Mësues Metodist për shumë shkolla të Pukës.
— Mësues e drejtor shkollash, Shtatëvjeçare e tëMesme.
— Hulumtues e mbledhës i Traditave Historike të Rrethit Pukë si edhe i “Fjalës së Rrallë,, (si aksion kombëtar).
— Referues në sesione Shkencore në Shkallë Rrethi për Traditat Historike e Arsimore.
— Një prej pjesmarrësve aktiv të Rrethit të “ Shoqatës së Mësuesve të Historisë” Pukë.
— “Qytetar Nderi” i dy Bashkive Fushë-Arëz e Pukë.
Vitet sikur i kanë kaluar shpejt, por pesha e tyre i ka lënë giurmë të pashlyeshme mësusit veteran Beslim Hoxha.
Është lindur më 20 prill të vitit 1935 në qytetin e Pukës, në një familje intelektuale e me tradita patriotike e liridashëse. Që në moshë të vogël ëndërronte të bëhej i ditur e këtë dëshirë e realizon me vullnetin për te mësuar sa më shumë në shkollën e vendlindjes, në shkollën e mesme pedagogjike e më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik, në degën Gjuhë- Letërsi-Histori, në Tiranë.
Viti 1954 shënon fillimin e punës në arsim si drejtor shkolle në lballë, detyrë të cilën e kryen deri më 1958. Larg vendbanimit, por mësuesi i ri përballon vështirsitë e të jetuarit e të ushtrimi të profesionit si mësimdhënës dhe shënon rezultate të mira në arsimimin e fēmijëve të kësaj shkolle. Në lballë kujton kolegët e tij, Ndue Pjetrin (“Mësues i Popullit”), Hamit Hebovia i ardhur nga Shkodra e Prendush Gjergjin nga Qelëza.
Në dosjen e Beslimit radhiten 36 vite punë në arsim. Nga Iballa transferohet në Pukë me detyrën e N/drejtorit të shkollës “Jordan Misja”. Me 1962 e gjejme drejtor shkolle në Flet. Me 1963-1965 drejtor shkolle në Qerret. Po me këtë detyrë punon në Kabash e Kryezi. Në vitet 1967-1969 ështé n/drejtor i shkollës së mesme dhe drejtor i konviktit në qytetin e Pukës, më 1970-1975 drejtor i shkollës së mesme Fushë-Arëz. Më pas deri me 1990 mëson dhe edukon nxënësit e shkollave Qafë-Mali, Kryezi dhe Breg.
Një periudhë e gjatë kohe si mësues e drejtues institucioni hedh dritë mbi biografinë e punës së Beslim Hoxhës, si një ndër pionierët e parë të arsimit në vitet e pas çlirimit të vendit. Vlerësimi që i është bërë në të gjitha shkollat tregon për një mësues me shkallë të lartë kualifikimi e të vullnetshëm për punë. Firma e tij gjendet në veprimtaritë metodike-shkencore, si përgjegjës i kësaj fushe në zonën e lballës, në Fushë-Arëz, Kryezi, Qafë-Mali e në shkolla të tjera. Ai është referues i disa temave me karakter shkencor e pedagogjik. Të tilla mund të cilësojmë temat: “Probleme të masivizimit të arsimit 8-vjeçar dhe detyrat që i dalin shkollës së reformuar”. “Drejtshkrimi dhe të shprehurit dialektik”, “Te puna e mësuesi varet niveli cilësor i të mësuarit nga nxënësit”’ e punime të tjera që mësuesi i ruan në arkivin e tij.
Janë të shumta kujtimet dhe mbresat që ruan mësuesi gjatë 36 viteve të punës në sektorin e arsimit. Të tërheq vëmendjen një rrëfenjë e viteve rinore kur sapo ishte emruar mësues. “Po udhëtoja më këmbë, më thotë, – nga lballa për në Fushë-Arëz. Mbrëmja më zuri në Sapaç. Ndërsa kaloje rrugës, një fshatar, Qun Jaku e quanin, më ndaloi dhe pas përshëndetjes më tha: – “Është vonë, hajde në shtëpi”. U binda. Më tërhoqi vëmendien shtëpia e rregulluar mirë dhe mikpritja bujare e tij. Më përcollime dashamirësi por më tha: “Kujdes, mos i thuaj ndokujt ku ishe se të bëjnë fjalë”. Duket dikush më shikoi kur dola nga shtëpia dhe më raportoi se mësuesi ka zbute luftën e klasave, ka shkuar te shtëpia e kulakut. Më thirrën dhe u tregova i sinqertë, më falën. Kështu më ka ndodhur edhe në fshatin Lëvoshë, ku shkolla e parë u hap në shtëpinë e Vat Jakut e dikush nga fshati, donte ta hiqte andej, mbasi Vata ishte me probleme biografie.
“Më ka bërë të mendohem, – më thotë, – se ndonëse vlerësohesha si mësues i mirë, më transferonin shpesh dhe gjithnjë larg mjedisit familjar zakonisht në zona të thella, Kur më emronin më thonin: “ke punuar mire ndaj do të shkosh në këtë apo atë shkollë për përforcim. “Bindesha” se vetë nga natyra ime nuk e kam në karakter “qarjen” për hallet e mia.. Dhe emrohej mësuesi në shkollat me prapambetje, por kur dorëzonte çelsat gjithnjë me vete merrte edhe fletën e lavdrimit e stimuj të tjerë.
Ndonëse nuk ka ndonjë dekoratë të lartë, për të pasqyruar vlerat e këtij mësuesi, ai ndjen kënaqësi kur shikon tre distinktiva “Mësues i dalluar” dhënë nga Ministria e Arsimit e Kulturës në vite të ndryshme.
Vlerësimi më i madh për mësuesin veteran është respekti i mijëra nxënësve e i qindra kolegëve të tij. Për të flasin me mirënjohje ish-nxënësit Kolec Daja (mjek), Inxhinierët Ndue Kola, Nikollë Pali e shumë të tjerë.
I pyetur për arsimimin e rrethit të afërm familjar Beslimi, na thotë se, falë përkujdesjes së babait tim Elez Hoxha ( Kryetari i Parë i Komitetit Ekzekutiv të Pukës) dhe vullnetit tonë, ne sot kemi me arsim të lartë shumë prej pjestarëve të familjes sonë. Ato punojnë në shëndetësi, arsim. në drejtësi e sektorë të tjerë. Vetëm mjek janë ghashtë prej tyre. Cileson djalin e xhaxhait kardiologun Ali Hoxha, dy fëmijët e tij, mjek, Bilbilin (Kirurk i dalluar në shkallë Kombëtare) dhe Dardaneshën, vëllain e tij mësues të talentuar Musa Hoxhën, djalin YIberin. Ato janë mbi 20 të tillë dhe japin kontributin e tyre në sektorë të ndryshëm ekonomiko-shoqëror.
Beslimi jeton prej disa vitesh në Tiranë, por vështrimin e hedh të 36 vitet e punës në arsim, te vendlindja e tij e dashur, te ish-nxënësit e kolegët. Ai skedon nga ditarët që ka mbajtur në vite dhe synon të botojë copëza jete me temë: -”Mbresa dhe kujtime në 36 vitet si mësues dhe edukator”
Por i shtyrë nga modestia për ta botuar sa më të përsosur. Besoj ia botojnë të bijtë e të bijat. Vdekja e tij është një humbje për traditat arsimore, shoqërore e familjare. Por jo më kot prof. Dr. Sulejman Sula në shkrimet e tij e quan: Beslim Hoxha, figurë e shquar e Arsimit Shqiptar.