Ky tubim i organizuar nga Naser Nika, banues në Staten Island, u ndoq gjithashtu nga afër nga deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ambasadorët shqiptarë Suela Janina dhe Blerim Reka; ish diplomati Mal Berisha, gazetari Beqir Sina – ish i persekutuar politik nga regjimi komunist në Shqipëri, gazetari Halil Mula etj…

PERSEKUTIMI KOMUNIST
Pas kësaj, si në Mitrovicë ku jetonte pjesa më e madhe e Boletinëve, ashtu edhe në Shqipëri, familja Boletini u gjend nën një persekucion të egër dhe barbar nga regjimet komuniste të Titos dhe të Enver Hoxhës. Regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj familjes së Boletinëve ndoqi po atë politikë të cilën kishte ndjekur për shumë vjet regjimi komunist i Titos. Në një material publicistik, Mimoza Dajçi shkruan: “Kur im atë kryente një pjesë të dënimit të tij si i ish i burgosur politik në burgun e Ballshit në Shqipëri, atë kohë në atë burg vuante dënimin si i burgosur politik edhe nipi i gjeneralit Vukoviq, që kishte vrarë Isa Boletinin. Svetko, kështu quhej nipi i Vukoviqit, ishte ankuar në drejtorinë e atij burgu, që të largonin nga ai burg Enver Dajçin, me pretekstin se jeta e tij nuk ishte e sigurtë aty nga nipi i Isa Boletinit, Enver Dajçi, i cili mund të hakmerrej ndaj atij. Kur babai im dëgjoi këto fjalë – shkruan Mimoza – si një personalitet me integritet të lartë intelektual dhe me gjakftohtësi të plotë përgjigjet: “Svetko per mua, të qëndrojë i qetë, pasi unë nuk jam hakmarrës. Kur xhaxhai i tij Vukoviq vrau Isa Boletinin, Svetko nuk kishte lindur ende, dhe nuk ka asnjë faj për atë krim, që do ta dënojë koha”. Dhe vërtetë ashtu ndodhi, Svetko doli gjallë nga ai burg, pa asnjë kërcënim për jetën nga im atë, ndërsa babain tim e izoluan për disa javë në një birucë në burgun e Ballshit vetëm pse tha “Atë krim do ta dënojë koha”.
Në ceremoninë e inaugurimit të Rrugës “Isa Boletini” në Staten Island, i pranishëm ishte edhe patrioti dhe aktivisti i njohur Esad Rizai, i cili në nëntorin e vitit 2018 me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, me iniciativën e tij dhe mbështetjen e Presidentit të Bashkisë në Bronx Ruben Diaz, Jr., i akordoi Proklamatën e Nderit Heroit tonë kombëtar Isa Boletini. Ky tubim u ndoq gjithashtu nga afër nga deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ambasadorët shqiptarë Suela Janina dhe Blerim Reka; ish diplomati Mal Berisha, gazetari ish i persekutuar politik nga regjimi komunist në Shqipëri Beqir Sina, gazetari Halil Mula etj…
Isa Boletinit i është akorduar titulli i lartë “Heroi i Popullit” nga shteti shqiptar, ndërsa në vitin 2010, Kosova i dha Çmimin “Urdhëri Hero i Kosovës”.
I paharruar qoftë jeta, vepra dhe kujtimi i Tij!

II.

NIPI I ISA BOLETINIT PË RBALLË NIPIT TË GJENERAL VUKOVIQIT, VRASË SIT TË HEROIT NË BURGUN BALLSHIT
Historia e Enver Dajçit në qelitë e diktaturës….
Enver Dajçi vinte nga një derë e njohur atdhetare, ishte nip i Isa Boletinit. Ai u bë një figurë e njohur gjatë Luftës së Dytë Botërore, por pas ardhjes së Enver Hoxhës në pushtet, përfundoi në qelitë e errëta të hetuesisë komuniste. Ai nuk mund të pajtohej me shitjen e Kosovës te Jugosllavia, as me kthimin e Shqipërisë në një shtet-burg dhe shprehu pakënaqësitë hapur. Rreth tri vite i kaloi në tortura të skajshme në qelitë e ftohta të Hetuesisë së Enver Hoxhës që ia kalonte dhe atyre të Hitlerit. Pas gjyqit të inskenuar atë do ta dërgonin në Ballsh në kampin-burg, ku do të kryente dënimin pa bërë faje, madje edhe do ta ridënonin. Mimoza Dajçi aktiviste e njohur e komunitetit shqiptar ne SHBA, presidente e Organizatës së Gruas Shqiptaro-Amerikane “The Ë omen’s Organization” “Hope & Peace” shprehet se: “Kur im atë kryente një pjesë të dënimit të tij si i ish-i burgosur politik në burgun e Ballshit në Shqipëri, atë kohë në atë burg vuante dënimin si i burgosur politik edhe nipi i gjeneralit Vukoviq, që kishte vrarë Isa Boletinin.
Svetko, kështu quhej nipi i Vukoviqit, ishte ankuar në drejtorinë e atij burgu, që të largonin nga ai burg Enver Dajçin, me pretekstin se jeta e tij nuk ishte e sigurt aty nga nipi i Isa Boletinit, Enver Dajçi, i cili mund të hakmerrej ndaj atij. Kur babai im dëgjoi këto fjalë – shkruan Mimoza – si një personalitet me integritet të lartë intelektual dhe me gjakftohtësi të plotë përgjigjet: “Svetko për mua, të qëndrojë i qetë, pasi unë nuk jam hakmarrës. Kur xhaxhai i tij Vukoviq vrau Isa Boletinin, Svetko nuk kishte lindur ende, dhe nuk ka asnjë faj për atë krim, që do ta dënojë koha”. Dhe vërtetë ashtu ndodhi, Svetko doli gjallë nga ai burg, pa asnjë kërcënim për jetën nga im atë, ndërsa babain tim e izoluan për disa javë në një birucë në burgun e Ballshit vetëm pse tha “Atë krim do ta dënojë koha”. Enver Dajçi jetonte pranë vajzës së tij Mimoza dhe mbesës Merlin në Bronx, NY derisa ndërroi jetë në vitin 2015.

PERSEKUTIMI I BOLETINËVE
Hakmarrja e sllavo-komunistëve ndaj familjes së njohur të Isa Boletinit, filloi që në nëntorin e vitit 1943, kur komunistët shkodranë të udhëhequr nga Vasil Shanto vranë me atentat babanë tim nënkolonel Adem Boletinin, djalin e tretë të Isës i cili kishte mbaruar Akademinë Ushtarake në Vjenë (sidhe djalin e Ademit, Isain). Pas kësaj si në Mitrovicë ku jetonte pjesa më e madhe e Boletinëve, ashtu edhe në Shqipëri, familja jonë u gjend nën një persekucion të egër dhe barbar nga regjimet komuniste të Titos dhe të Enver Hoxhës. Nga ky represion i paparë që u ndoq ndaj djemve, nipave dhe mbesave të Isa Boletinit, numri i të vrarëve dhe të ekzekutuarve nga familja jonë arriti në 15 vetë dhe dhjetë të tjerë vuajtën për vite të tëra në burgjet e tmerrshme të Serbisë dhe Shqipërisë.
Regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj familjes së Boletinëve ndoqi po atë politikë të cilën kishte ndjekur për shumë vjet regjimi komunist i Titos dhe si rezultat i kësaj vetëm në vitin 1962-in, Isa Boletinit iu akordua titulli i lartë i Heroit të Popullit. Edhe pas kësaj familja e tij pati vetëm një ftesë zyrtare për të shkuar në Vlorë në përvjetorët e ditës së ngritjes së Flamurit dhe në 1981 kur u inaugurua monumenti i Isa Boletinit në Shkodër. Vepra e Isa Boletinit është nderuar në çdo kohë në gjithë Shqipërinë etnike. Emrin e tij e mbajnë shkolla, rrugë, lagje e sheshe. Gjithashtu ka një batalion special të ushtrisë shqiptare, që u instalua në Irak, që mban emrin e Isa Boletinit.

DITA E VRASJES
I lindur më 15 janar 1864 në kullën e Boletinëve, afër Mitrovicës, patrioti shqiptar Isa Boletini, ishte vrarë pabesisht nga malazezët në Podgoricë më 23 janar 1916, së bashku me bijtë e tij Halilin dhe Zahidin, dy nipërit dhe tre luftëtarë të tjerë. Isa Boletini, vitet e rinisë i kaloi në vendlindje. Në prill të vitit 1881, si 17-vjeçar, ai mori pjesë në betejën e Shlivovës, ku u ndeshën trupat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me ushtrinë osmane. Edhe pse në vitin 1908 ishte në krahun e xhonturqve, kjo lidhje u prish shumë shpejt. Në nëntor të vitit 1908, Porta e Lartë dërgoi një ushtri prej 7 mijë ushtarësh për të nënshtruar Kosovën.
Komandën antiosmane e kishte në dorë Isa Boletini. Gjatë tërheqjes, osmanët i dogjën kullën në shenjë hakmarrjeje. Më pastaj, Isa Boletini udhëhoqi kryengritjet e kosovarëve në Prishtinë, Prizren e gjetiu. Ai ishte një ndër udhëheqësit kryesorë të kryengritjes së pranverës së vitit 1910. Isa Boletini ishte bërë i njohur edhe për atë që i kishte ndodhur në Londër, kur edhe pas kontrollit që i kishin bërë rojat kur hyri për të takuar ministrin e jashtëm, Eduard Gre j, ai ia kishte dalë që njërin revolver ta fuste brenda. Greji kishte bërë shaka me Boletinin duke i thënë se “atë që se bëri ushtria osmane, e bëra unë”. Me etjen për hakmarrje, serbët dhe malazezët u bënë bashkë me rusët dhe francezët për ta eliminuar Isa Boletinin. Atë që nuk e kishin arritur ta bënin në luftë ballore në fushëbeteja, ata e bënë në urën e shtetit fqinj, Malin e Zi. Konsulli francez në Podgoricë, Bichoc, është njeriu që nisi aplikimin e kurthit duke e ftuar Isa Boletinin të shkojë në Cetinjë, në mënyrë që prej andej ta dërgonte jashtë Malit të Zi. Boletini i besoi kësaj ndihme pa e menduar se në fakt po shkonte drejt ekzekutimit. Teksa ndodhej në Podgoricë ai u gjend në një kurth që i solli vdekjen. Në fakt, ajo nuk ishte thjesht një vrasje, por një kasaphanë. U vra gjatë një shkëmbimi zjarri me malazezët në Podgoricë së bashku me 17 shoqëruesit e vet. Me 19 janar 1916 në Podgoricë, te Ura e Ribnicës, i zënë me pabesi nga malazezët, vritet Isa Boletini. “Pobjeda” e përditshme nga Titogradi, më 26 maj 1980 e botoi kronikën e atëhershme ku thuhej se ngjarja kishte ndodhur më 19 janar. Isa Boletini u varros dy dytë pas vrasjes në Podgoricë, në një ceremoni ku morën pjesë një numër i madh njerëzish. Në vitin 1973, u bë kërkesa e parë për kthimin e eshtrave në vendlindje. Falë përpjekjeve të familjarëve dhe studiueseve varri u zbulua dhe më 15 nëntor të vitit 1979 u krye zhvarrimi. Në fakt këtë proces e shpejtoi dhe një projekti bashkisë së Podgoricës që në tokën ku preheshin eshtrat do të ndërtohej një park. Bashkë me eshtrat e Isa Boletinit u nxorën edhe eshtrat e të shtatë të vrarëve të tjerë të masakrës së 23 janarit 1916. Ishin dy fakte që vërtetonin se ato eshtra i përkisnin Isa Boletinit: Epitafi mbi gurin e varrit, por edhe mungesa te eshtrat e gishtit të mesit në dorën e majtë. Sipas familjes Boletini, Isa e kishte prerë këtë gisht në moshën 3-vjeçare me sëpatë. Eshtrat u vendosën me kujdes në një arkë dhe u varrosën në një kënd të oborrit në xhaminë e Mitrovicës në fshehtësi të plotë.
Muhamet Shukriu, Latif Berisha, Asllan Murati ishin tre personat që u betuan me njëri-tjetrin që nuk do t’ia tregonin askujt këtë sekret. Një sekret që u mbajt deri në lirinë e Kosovës e më pas për të ndërtuar një memorial të veçantë. Ndërkohë, pas 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, nisi procesi i verifikimit të eshtrave për të kryer një ceremoni zyrtare varrimi. Në korrik të vitit 2011, mbetjet mortore të Isa Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij, iu dorëzuan Komunës së Mitrovicës. Ato ia dorëzoi imami i kësaj komune, Mulla Asllan Murati, i cili 13 vjet pas rivarrimit nga Podgorica i ruajti në një vend të fshehur. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Strasburgut, në janar të vitit 2014, konfirmoi se eshtrat e dërguara për ekzaminim ishin të Isa Boletinit. Më 10 qershor 2015, Isa Boletini u varros në oborrin e kullës së tij në Buletin të Mitrovicës.