Nga Kol.Trifon LLUPO*

Shkolla e mesme ushtrake “Skënderbej” e krijuar më 28 Marsin të vitit 1945, menjëherë pas çlirimit të Shqipërisë nga fashisto-nazistët, hapi dyert dhe priti kontigjentin e parë të nxënësve nga radhët e ish partizanëve, ku veshjet e tyre në kuptimin figurativ “mbanin akoma” erën e barutit të pushkëve, aotomatikëve e mitrolozave të betejave me pushtuesit e fundit, që ishin nazistët hitlerian gjerman..
Shkolla e Mesme Ushtarake, e cila ishte Shkollë e Arsimit të Përgjthshëm, kryente edukimin mësimor-shkencor me Programin e Ministrisë Arsimit, unik për të gjitha Shkollat e arsimit të Përgjithshëm si dhe kishte programin e edukimit ushtarak, prandaj Sholla kishte dy Trupa pedagogjike mësimore, Trupen pedagogjike të mesuesve me Drejtorin e Shkollës si dhe Trupa edukimit ushtarak që e drejtonte Komisari i Shkollës dhe për 47 vjet ishte Fidanishtja e përgatitjes së kuadrove drejtuese të Ushtrisë Shqiptare, një numër i konsiderueshëm aktualisht janë në Strukturat e Forcave të Armatosura të Republikës Shqipërisë.
Për të mbajtur lart dhe të paharruar emrin e nderuar “Skënderbegas” tani pas përmbysjes së atij sistemi dictatorial socialist të Enver Hoxhës është krijuar Shoqata “Shkollës Ushtarke Skënderbej”, e ligjëruar edhe me Vendim të Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës me kryetar Av. Adem Ajdinin, e cila në plotësim të misionit të saj vetëm gjatë këtij viti ka organizauar dhe ka zhvilluar dy aktivitete me shumë vlera për mbrojtjen dhe përkujtimin e ngjarjeve me vlera historike për Shkollën Ushtarake Skenderbej dhe për trashëgiminë historike të Kombit shqiptar.
Në vazhdim të realizimit të misionit historik që i ka ngarkuar vetes me Statutin e saj, më 6 Maj 2026, Shoqata “Shkolla Ushtarake Skënderbej” mori një sërë masash organizotive për kremtimin me madhështi të Datës Historike për Kombin Shqiptar të 6 Majit 1405, të Shen Gjergjit, ditës së Lindjes së Kryeheroit të Kombit Shqiptar – Gjegj Gjon Kastriotit Skënderbe në bashkëpunim e bashkëorganizim me Bashkinë e Peshkopisë, me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe Komandën e Akademisë Ushtarake, e cila dërgoi 4 studentë të Akademisë Ushtarake me zvkomandanitn e Akademisë Uashtarake.
Në këtë ditë historike të përkujtimit të 621 vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit Skënderbe mori pjesë edhe Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftrave për Liri e Pavarësi të Popullit Shqiptar, e përfaqësuar nga Nënkryetari i Organizatës Bashkuar të Veteranëve të Luftrave të Popullit Shqiptar, Kolonel, ish Skënderbegas Trifon Llupo dhe kryetari i Degës së Organizatës Bashkuar të Veteranëve të Luftrave të Popullit Shqiptar për Qarkun e Tiranës, Nënkolonel Hasan Shehu.
Unë kol.Trifon Llupo(autor I këtij rreportazhi), si ish skënderbegas dhe antar i Shoqatës së Shkollës Ushtarake Skënderbej përfaqësova në këtë aktivitet edhe villain, ish skënderbegas, Major Miço Llupo, i cili ka shërbyer si komandant repartesh ushtarake në Peshkopi, për 17 vjet.
Grupi i Shoqatës”Shkolla Ushtarake Skenderbe”, u nis nga Tirana, nga Garnizoni “Skënderbeg” me mikrobuzin e vënë në dispozicion të aktivitetit nga Ministria e Mbrojtjes.
Grupin e kryesonte Kryetari i Shoqatës “ Shkolla Ushtarake Skënderbej”, Av. Adem Ajdini, i cili ishte dhe organizatori i këtij aktiviteti.
Në orën 09:00, sipas programit Grupi pasi përshkoi rrugën e bukur të Arbërit, që gjarpëron mes malesh e luginash mbrriti në qytetin e Peshkopisë, ku u prit nga Kryetari i Bashkisë z. Rrahim Spahiu dhe pas përshëndetjes së Grupit me krytarin e stafin e Bashkisë u nisëm për në fshatin historik Sinë, ku ka lindur Gjergj Kastrioti Skënderbe, në Familjen e Gjon Kastriotit, për të cilin është ngritur edhe një Muze që i kushtohet Gjergj Kastriotit. Një Muze modest, që ka nevojë të plotësohet me dokumenta të aktivitetit të Gjergj Kastriotit, të këtij Prijsi të madh, që zhvilloi një luftë titanike për afro 25 vjet, Gjergj Kastrioti Skënderbe i theu ushtritë e perandorisë osmane duke mbajtur të çliruar Shqipërinë por, edhe duke u bërë mburojë për mbrojtjen e Europës nga invazioni osman prandaj Gjergj Kastrioti nuk është një Prijs i shqiptarëve por, ai bëri emër në gjithë Europën si një nga gjeneralët më të lavdishëm të kohrave dhe për Gjergj Kastriotin janë shkruar një numër i madh librash nga shumë historian e shkrimtar botëror.
Në Sinë, nën atmosferën e muzikës popullore dibranë, të Lodrës, të pranishmit vizitonin Muzeun duke shprehur vlersimet për punën që kishin bërë personalitetet dibranë, duke kontribuar edhe me investime konkrete për pasurimin me dokumente e armët skënderbegiane, shpatat, parzmoria, kokorja e çeliktë. Një surprizë në këtë ceremoni përkujtimore ishte edhe pjesmarraj e 4 kuadrove të Batalionit të 2. “Ruzhdi Salihi”, me uniformën e UÇK-ës, me komandant Luanin, emri Luan ishte kodemri i përdorur gjatë Luftës së UÇK-ës .
Gjatë cereminisë në Sinë përshëndetën historian, gazetari ivestigativ për Historinë e Kombit Shqiptar, Marin Mema,, përshëndeti Kryatrai i Bashkisë Rrahim Spahiu,, Komandaniti i Studentëve të Akademisë Ushtarake, Nënkolonel Nazmi Pana si dhe Kryetari i Shoqatës “Shkolla Ushtarake Skënderbe” Av. Adem Ajdini.
Pasi u krye vizita në Muzeun e Gjergj Kastriotit në Sinë vizitorët u nisën për në fshatin Kastriot, i cili trashëgon emrin e Kastriotëve ku është ngritur edhe memoriali i Gjergj Kastriotit Skënderbe. Këtë ceremoni në Kastriot e hapi me një fjalë përshëbdetëse e falenderimi për gjithë të pranishmit kryplaku i fshatit Kastriot, pastaj e morën fjalën Komandanti i Studentëve të Akademisë Ushtarake të Forcave të Armatosura Nënklonel Nazmi Pana, i cili pë4rshëndeti pjesmarrësit edhe si bir i fshatit Kastriot.
Edhe këtu e tërhoqi në mënyrë të veçantë vëmendjen e gjithë të pranishmëve kur në shkallët e podiumit të Memorialit, të ngritur në kujtim të Gjergj Kastriotit, u ngjit me atë Emblemën e madhe të UÇK–ës në Kapelen-Beretë dhe në veshjen ushtarake, komandanti Batalionit të 2-të i UÇK-ës “Ruzhdi Salihi” me kodemrin e njohur gjatë Luftës UÇK-ës – Komandant Luani, i cili falenderoi gjithë të pranishmit por, edhe e ngriti lart entusiazmin e të pranishmëve, të cilët e përshëndetën me duartrokitje të zjarrta fjalën e tij për vlerësimin që i bëri Heroit tonë Kombëtar Shqipëri-Kosovë dhe i gjithë Trojeve Arbërore. Kjo ditë përkujtimore e Dtëlindjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Gjon Kastrioti (Skënderbeu), u mbyll me Koncertin Festiv të organizuar nga Bashkia e Peshkopisë, ku edhe këtu nuk rreshtën vlersimet për këtë Prijës të mdh të Kombit Shqiptar, i cili jo vetëm që e mbrojti dhe e mbajti Shqipërinë për rreth 25 vjet të çliruar nga Perandoria Osmane por, ai u bë mburojë e pakapërcyeshme, duke mbrojtur edhe Europën nga pushtimi i Perandorisë Oasmane.
Në këtë mbyllje të kësaj dite përkujtimore të lindjes së Prijsit të Madh,- Gjergj Kastrioti Skënderbej, u kërkua nga moderatorja e Programit dhe u ftua të përshëndeste kryetari i Shoqatës “Shkolla Ushtarake Skënderbej” Av. Adem Ajdini, cili falenderoi gjithë të pranishmit nga Qarku Dibër por edhe nga gjithë Shqipëria edhe emigrantë të ardhur enkas për këtë Festë, nga Europa edhe më larg, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë mbyllje të kësaj dite të shënuar të Shën Gjergjit, të 6 Majit 1405, në Sheshin qendror të Peshkopisë u dha një koncert me këngë e Valle nga Grupi Artistik i Qendrës Kulturore “Haki Stërmilli”, i Bashkisë Peshkopi.
Këtij koncerti të bukur me këngë e valle patriotike, ia shumfishoi bukurinë dhe kënaqësinë pjesmarrësve, në këtë koncert kushtuar Gjergj Kastriotit, ardhja e Artistit të Madh të Skenës Teatrit dhe Kinemasë, aktori dhe regjizori i madh shqiptaro-maqedonas Xhevat Limani, i cili interpretoi me mjeshtëri autodialogun kushtuar Gjergj Kastriotit. Me mjeshtrinë e tij Xhevat Limani sikur na e solli aty të gjallë e të pranishëm Gjergj Kastriotin, me Veshjen, Shpatën e Përkrenaren e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Në mbyllje të këtij koncerti Bashkia shtroi edhe një drekë ku mori pjesë edhe Grupi i Skënderbëgasve të ardhur nga Tirana, për kremtimin e 6 Majit, dita e Shën Gjergjit, që është Ditëlindja e Gjergj Kastriotit Skënderbe.
*Nënkryetar i OBVLP