Nga Zabit Çuku*

Më 20 janar 1921, me vendim të qeverisë të dalë nga Kongresi Lushnjës, krijohet Kompania e Parë Xheniere me 150 ushtarë, 5 oficerë në Divizionin e Ushtrisë Kombëtare, me detyrë punime infrastrukture, kazerma, rrugë, ura e tjera.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu një strateg ushtarak krijoi e përdori elementë të sigurimit xhenier të kohës, si maskim, mashtrim, pritat, hedhjen e gurëve, të bllokim rrugëve, grykave, hapjen e shkëmbenjve për të mashtuar e kaluar trupat e veta, zjarret me prodhim tymi e barute djegëse, tymet në pika të dukshme, deri, te gurhedhësi shqiptar i cili njihet edhe në ditët tona.
Në vitin 1928 u krijua komanda e parë e trupave xheniere Në vitin 1929 ishin 10 kompani xheniere, për nevoja të ushtrisë e komunitetit. Pushtimi fashist më 1939, e shkatërroi plotësisht ushtrinë dhe repartet xheniere.
Gjatë viteve 1933-1935 shumë studentë shqiptarë ishin në shkollën e Aplikacionit Artleri – Xhenio në Torino që e mbaruar me rezultate të larta, por ditën e betimit ata tradhëtuan flamurin Italian e u kthyen në Shqipëri për çlirimin e vendit nga pushtuesi.
Në LANÇ shumë partizanë luftëtarë përgatitën disa elementë të veprimit e sigurimit xhenier si lufta me mina, pengesa shaktërrime e tjera.
Më 10 prill 1944, sipas Urdhërit Nr. 116 i SHPUNAÇL u përgatitën dhe dolën skuadrat e para minatore – zapatore, në mbështetje të veprimeve luftarake në njësitë partizane deri në ngritjen e barrikadave për Çlirimin e Tiranës dhe më pas në mbrojtje të atdheut.
Nga komanda e SHPU më 26 maj 1945, krijohet reparti i parë xhenier, (batalioni Zapator-Minator) Laprake. Drejtor i Komandës së Xhenios ishte majori Njazi Çepani, komandant batalioni Majori Kadri Ibrahimi. Me dy kompani, u vendos në plazhin e Durrësit për të kryer çminimin e bregdetit të minuar nga pushtuesit nazi-fashistë në ikje e sipër.
Ushtria gjermane në harkun kogor 1943-1944 minoi rreth 400 kilometra gjatësi në bregdetin shqiptar, nga Saranda, Lumi I Matit e Shëngjin me 100 mijë mina kundërtanke e 200 mijë mina kundërkëmbësorisë. Trupat xheniere në shkëmbi i Kavajës hoqën mbi 8 mijë mina kundëratanke e 2 mijë mina kundërkëmsorisë deri në shtator 1945. Aty ranë heroikisht dëshmorët: kapiten Panajot Haxhimihali, Zenel Skendo, Dilaver Hamzaji, Hazsi Tola, Arif Osmani, Din Shtëmbari, Luftar Cako, e Ytvi Veliu dhe ushtarë gjermanë të kapur rob të cilët kontribuan e dhanë jetën dhe për këta nuk ka sot një pllakë apo lapidar në këtë zonë të cilët e vizitojnë mijëra turistë të huaj.
Në provokacionet greke të gushtit 1949 trupat xheniere e të tjera hapën mbi 20 kilomtra trashnshe dhe e elementë tjerë që penguuan veprimet e ushtrisë greke. Për veprimet e kryera nga trupa xheniere kanë shkruar e folur oficerë të nderuar xheniere si: Veli Dedi, Mendu Baca, Alfred Moisiu, Nexhmi Menzelxhi, Abedin Galanxhi, Ramiz Fiçorri, Kosta Panajoti, Miti Golloshi, Thimi Lapi, Bujar Mancellari, Saba Bushi, Abil Zerhani, Besnik Alibali, Lulëzim Salillari, Thoma Vaso Dedë Prenga, Vasil Premçi e shumë të tjerë. Trupat Xheniere Shqiptare e kanë treguar veten si një domosdoshmeri e përfqësuese e denjë e popullit e FASH në vepra praktike që janë sot histori e gjallë.
Nuk ka copë toke, rruge, mali fushe, uji e kodra ku nuk ka punuar dhe kontribuar Xhenio me oficarë civilë ushtarë aktive e rezerviste të Shqipërise në vite, pavarësisht kush ka qënë në pushtet. Detyrat tona kanë qënë dhe janë më se humane në interes të komunitetit.
Nga Saranda, Përmeti, Himara, Puka, Vlora, Kukësi, Korça, Fieri, Vlora, Durrsi, Shkodra e Burreli, Progonati e Martaneshi, Librazhdi, e Sazani janë kryer aktivitetete të përbashkta të FASH me trupat xheniere dhe njësitë e tjera ushtarake.
Tregues shumë real në komunitet për emergjencat civile është ndërhyrja energjike në raste permbytjesh, hapje rrugësh e në detyra shumë të rëndsishme drejtimi e zbatimi. Jemi krenarë për arritjet dhe nivelin e këtyre kuadrove e trupave xheniere.
Krenohemi me rrugën e gjatë dhe të vështirë, me sakrifica e me gjak. Krenohemi me heronjtë e Popullit: Xhemal Kada, Veli Dedi, e Shyqyri Alimerko, me Heroin e Punës, Mendu Baca me dhjetra gjeneralë, kolonelë e shumë të tjerë me nivele dhe grada të larta, të cilët e kanë fituar më djersë dhe rezultate konkrtete emrin e nderuar të xhenierit. Kemi me qindra inxhinierë të cilët sot po e tregojnë veten për nivelin e tyre drejtues në fushën e ndërtimit.
Në këtë 104 vjetor të Armës së Xhenios krenohemi me xhenierin e nderuar 95 vjeçar, Dr. Alfred Moisiun që arriti deri në nivelin e Kryetarit të Shetit si President i Republikes Shqipërisë, duke mbetur më i nderuarai e i respektuarai drejtues shteti pas viteve 1990.
Trupat xheniere nga vitet 1960-1985 kanë lozur rolin kryesor në sigurinë e mbrojtëjes, përgatitjen e veprimeve mbrojtëse, nga ndërtimi i objekteve fortifkiuese si një domosdosmëri e pajustifikushme në periudhën e Luftës Ftohtë në ato vite. Sot objektet forifikuese të shqipërisë janë vlerësuar në radhën e tretë nga studiues të huaj për cilesinë dhe sigurinë e tyre, si PZ, QZ, objekte si Gjadri, Porto-Palermo, Kuçova, Shengjini, Uzinat Ushtarake, sterhimet e popullates, të drejtim, komandimit, të cilat i kanë të gjithë vendet e zhvilluara në Perëndim e Lindje dhe në ditët e sotme kanë shtuar masat buxhetore për ndërtimin e të jerave me zgjerimin e prodhimit të armëve të reja më të sistikuara.
Pas viteve 1990 trupat xhenire përkrahën reformat e kryen me qindëra misione për komunitetin, nga ujësjellësi i Shupenzës (viti 1994), rruga e Astirit, Fshati, Bathore etj. Ato kanë riparuar dhe ndërtuar qindra ura e rrugë në gjithë territorine e shqipërisë. Kjo është e do jetë arma e xhnios dhe duhet vlerësuar e respektuar nga secila qeveri ndër vite jashtë politikës. Ne sot kujtojme me respekte mbi 160 dëshmorë dhe të rënë në krye detyrës dhe qindra të plagosur e gjymtuar nga puna, nga minat e municionet nga viti 1936 e deri të ngjarjet shkatërruese vitit 1997.
Po ashtu marrja pjesë në pastrimin e 15 zonave të cialt u infektuan nga shpërthimet e depove në vitin 1997, në pastrimin e zonës kufitare Kukës e Tropojë nga minat bombletë që hodhi ushtria serbe në vitin 1999 gjatë spastrimit etnik të popuklksisë kosvare.
Punën, veprën, aktivitetin, sakrificat, individuale dhe ato familjare i vlerëson populli, i respektojnë edhe organizmat e huaja, pasi strukturat e shtetit, veçanerisht pas 1990 e kërkonin xhenion kur kishte përmbytje, emergjenca, zjarre, rreëzim urash apo tërmete.
Historia e armës xhenios po merr formë me shkrime me kujtime të ndryshme ndër vite në këtë 104 vjetor dhe me dëshira individuale e jo instucionale, me të dhëna për të njohur e treguar konkrtetisht dhe për të mbetur Arma e Xhenios e betonuar në themelet e betonta të Shqipërisë.

  • Ish ushtar dhe oficer në armën e xhenios nga viti 1967 dhe deri në fillimin e vitit të 75 të ditëtlindjes