Me rastin e 73 vjetorit të Brigadës së I-rë Sulmuese - “Heroinë e Popullit”
Njësia e parë e madhe dhe e organizuar
e Ushtrisë Nacionalçlirimtare shqiptare
Rruga luftarake e Brigadës së I-rë Sulmuese, ashtu si e çdo reparti e njësie të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë është e mbushur me vepra heroizmi, vetmohimi dhe besnikërie të pakufishme ndaj popullit dhe Atdheut. Jeta dhe veprimtaria e saj është aq e pasur me ngjarje dhe vepra revolucionare, politike e ushtarake të cilat kurrësesi nuk mund të përshkruhen në një artikull, në një apo dy libra, por në shumë vëllime. Udhëzimet për krijimin e Brigadës së I-rë u lëshuan më 20 qershor 1943. Pikësynimi ishte që krijimin i këtij formacioni të parë të madh të shërbente për t’i dhënë vrull krijimit të batalioneve e brigadave të tjera, të një ushtrie të rregullt partizane, të cilat do të ngjallnin një besim të madh për zhvillimin e luftës sonë, drejt Kryengritjes së Përgjithshme.
Me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm u hodhën themelet e Ushtrisë së rregullt popullore shqiptare.Brigada e I-rë ishte i pari formacion i madh i kësaj ushtrie të rregullt. Kjo brigadë nuk ishte një repart krahine ose qarku, siç ishin çetat, batalionet dhe grupet. Ajo ishte një njësi luftarake në dorë të Shtabit të Përgjithshëm, me partizanë nga të gjitha qarqet e vendit, që do të luftonte, lëvizte dhe manovronte në të gjitha krahinat e Shqipërisë, ku të paraqitej nevoja.
Shkodra nuk kishte pa varrim më madhështor se në atë ditë që është bërë ceremonia e varrimit bacë Hilmisë
Hilmi Seiti, gjenerali mes kasandrave
Nga Hyqmet ZANE
Kasandrat e sigurimit të shtetit gjithnjë kanë ekzistuar si të tilla dhe që kanë qenë gjithnjë si heshta të ngritura për të bërë kurthe dhe njollosur këdo që nuk ishte pjesë e kasandrës dhe që nuk u bindej pronarëve të tyre. Një i pabindur i kasandrës së sigurimit të shtetit, pa dyshim që ishte edhe Hilmi Seiti, autoriteti i padiskutueshëm në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat për veprat pozitive që ka bërë, që u bë viktimë e sigurimit që ai mendoi se i shërbente me mënyrën e tij më të mirë, por njerëzore.
Sa herë që i përmendet emri këtij njeriu, në Shkodër e cilësojnë “baca Hilmia”, çka është edhe një vlerësim për punën e tij jo si sigurim, por si njeri para së gjithash. Dalja në skenë herë pas here e disa zërave që thonë e flasin pa fakte të dokumentuara dhe që rrëfejnë pas 25 vjetësh demokraci ato që nuk i di askush e që nuk i ka besuar askush. Vetëm tani del ndonjë person i vetëm që tregon histori kasandrash, sikur ka jetuar përkrah sigurimsave që erdhën si Feçor Shehu pas vdekjes së Hilmi Seitit dhe i bënin fresk në xhirot e mbrëmjes dhe na i sjellin si gojëzeza kasandrash tipike sigurimsash. Lind pyetja: Ku ishin në këto 25 vjet, ku dhe cilët janë viktimat, çfarë bëjnë ato, po fëmijët e tyre ku janë apo imagjinata e një njeriu të vetëm mbush dynjanë nga largësitë në kohë dhe në haspirë?
Gjithsesi, 55 vjet e ca më parë, një truk sigurimi eliminoi fizikisht një njeri të dëgjuar për bëmat e tij në kryeqendrën e antikomunizmit, në Shkodër. Them fizikisht, sepse legjenda për Hilmi Seitin jeton edhe sot e kësaj dite për atë çfarë e njohën dhe e përjetuan shkodranët çamin energjik dhe të besës. Bisedoja para rreth 20 vjetësh me një ish të përndjekur politik, Lutfi Sejko, si pjesë e të ashtuquajturit grup armiqësor të Teme Sejkos dhe Tahir Demit dhe në rrëfimet e tij autentike më ka treguar shumë e shumë ngjarje të ndodhura dhe që ai ka qenë një dëshmitar okular. Ai ishte nga qyteti i Filatit dhe pjesëtar i një prej familjeve të mirënjohura të sejkatëve dhe në kujtesën time ka mbetur si një njeri që më ka thënë të vërteta që ngjisin në kujtesë, veçanërisht edhe për figurën e Hilmi Seitit. E tillë ishte ajo për Hilmi Seitin, një pjesëtar i organeve të sigurimit të shtetit. Ai sillej krejt ndryshe, jo ashtu siç e njohim ne këtë organ të diktaturës së proletariatit, pikërisht në Shkodër dhe pikërisht në një nga rajonet më antikomuniste në Shqipëri.
BURRI FISNIK MARK QERIM DELIA
Patrioti që i janë besuar zgjidhje konfliktesh për çeshtje të ndryshme pronësie, morale e shoqërore
Nga Ismet Balaj
U lind më 1889 në Blinisht, një fshat i vogël, 9 km në Verilindje të qytetit të Pukës. Delitë janë vazhdim gjenetik i Dakës. Mark Qerim Delia është burri më i shquar i kësaj vëllazërie dhe një nga më të shquarit në malësi gjatë shekullit XX për virtyte të larta.
Për virtyte të larta studiuesja angleze Edit Durham shkruan: “Tri detyra fisnike: e mikpritjes, e shënjëtërimit të mysafirit, dhe trimëria janë themeli i karakterit të shqiptarit…”.(Edit Durham, Brenga e Ballkanit, botim 1990, fq.201) |