• Kryetari i Këshillit të të Urtëve të OBVLP, 90 – vjeçari Shuaip Methasani, mishërues i vlerave më të mira njerëzore dhe intelektuale (simbol i urtësisë dhe mençurisë dibrane), ndër të tjera tha se “Besnik Kaba, ndonësi i biri një luftëtari të lirisë që kishte qenë pas çlirimit edhe funksionar i Kryqit të Kuq Dibër (1947-1949) dhe kryetar i këshillit Popullor të fshatit Pilafe Dibër për 11 vjet (1949-1961), pas internimit të tij në Saver – Lushnjë në vitin 1961 për motive politike, e përballoi me dinjitet edhe këtë sfidë.
Më 31 Mars 2026, Kryesia e OBVLP vlerësoi me Çertifikatë Mirënjohje Z. Besnik Musli Kaba në 89 – vjetorin e ditëlindjes së tij.
Në një takim festiv të organizuar me këtë rast nga Kryesia e OVLP, kryetarja e organizatës tonë Znj. Tatjana Parllaku-Çarkaxhiu, ndër të tjera tha se vlerësonte z. Basnik Kaba, për kontributin si pasardhës i veteranëve të LANÇ në evidentimin dhe promovimin e historisë së ndritur të kombit shqiptar në shekuj, duke ecur në gjurmët e babait të tij Musli Bajram Kaba – ish partizani që luftoi me armë në dorë për clirimin e atdheut nga okupatori nazifashist në radhët e Çetës partizane të Dibrës, Batalionin “Reshit Çollaku” dhe në Brigadën e 18-S partizane.
“OBVLP, veteranët dhe pasardhësit e tyre, siç është edhe z. Besnik Kaba, anëtarë të kësaj organizate ndjehen më krenarë se kurrë me historinë e saj të suksesshme 32 vjeçare dhe angazhohen për të ecur në shembullin e themeluesve, që organizata jonë të vazhdojë të funksionojë si mbrojtëse e flaktë e vlerave të lirisë. Mbrojtja, propagandimi, ruajtja, mbajtja gjallë e vlerave të historisë sonë kombëtare, e veçanërisht atyre të LANÇ-it, dhe transmetimi i tyre te brezat pasardhës është dhe mbetet qëllimi themelor i OBVLP-së -tha ndër të tjera kryetarja Parllaku Çarkaxhiu.
Kryetari i Këshillit të të Urtëve të OBVLP, 90 – vjeçari Shuaip Methasani, mishërues i vlerave më të mira njerëzore dhe intelektuale (simbol i urtësisë dhe mençurisë dibrane), ndër të tjera tha se “Besnik Kaba, ndonësi i biri një luftëtari të lirisë që kishte qenë pas çlirimit edhe funksionar i Kryqit të Kuq Dibër (1947-1949) dhe kryetar i këshillit Popullor të fshatit Pilafe Dibër për 11 vjet (1949-1961), pas internimit të tij në Saver – Lushnjë në vitin 1961 për motive politike, e përballoi me dinjitet edhe këtë sfidë.
I diplomuar në Shkollën e Mesme të Ndërtimit Lushnje, Besniku punoi me ndershmëri, jo vetëm në punët e rënda në ndërtim, por edhe si mjeshtër perimesh. Me ndërrimin e sistemit në vitin 1991, Besnik Kaba u zgjodh Kryetar i Këshillit të Bashkuar Pluralist për fshatrat Saver-Gjazë, Rapër, detyrë të cilën edhe në kushtet e krizës së rëndë qe po kalonte vendi ynë e përballoi me dinjitet.