Nga Prof.asc.dr. Bernard ZOTAJ
Mjeshtër i Madh

LEJLA MALO (1929-1944)

Lejla Ali Malo lindi në dhjetor të vitit 1929 në qytetin e Delvinës. Mbaron shkollën fillore në vitin 1941. Me fillimin e vitit 1942, u aktivizua me lëvizjen, lexonte dhe shpërndante komunikatat dhe traktet në bazat e caktuara. Doli partizane dhe u inkuadrua ne bat. Thoma Lula. Në luftën e Delvinës me skuadrën e saj luftonte në kalanë e qytetit, të rrethuar nga të gjitha anët. Armiqtë e kapën të gjallë. Ishte plagosur rëndë në këmbë dhe nuk ia arriti të tërhiqej. Ballistët e masakruan barbarisht partizanen 15 vjeçare. Populli i Delvinës në korrik 1944 pa një skenë të llahtarshme, ku ballistët e tërhoqën zvarrë në rrugët e qytetit duke rënë dëshmore për lirinë e Atdheut. Varri i saj gjendet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë. Në qytetin e Delvinës është një Lagje me emrin Lejla Malo.

ALEKO QIRICI (1928-1943)

Lindi në Delvinë në vitin 1928. Shtegëtoi në Tiranë dhe bënte punën e hamallit. Varfëria e shtyu në rrugën e luftës antifashiste. Në vitin 1942 u aktivizua me Debatikun, duke shpërndarë trakte të Partisë për luftën. Një ditë në shtator 1943 duke ngjitur trakte ku sot është Teatri Kombëtar, e pa një gjerman dhe e ndoqte pas. Coli e kuptoi dhe vrapon ti shpëtojë, kalon me vështirësi telat e një oborri aty pranë, por nazisti e vrau. U përjetësua në filmin Debatik në personazhin Coli.

ALI SPAHIU (1930-1944)

Ali Spahiu lindi në Tiranë në mars 1930. Bir i një familjeje të varfër punëtori. E rritën prinderit me mundime. Ishte korriku i vitit 1944. Së bashku me tetë shokë iu ngjitën malit të Dajtit. Në luftë u pranua në radhët e organizatës së Rinisë Komuniste. Mori pjesë aktive në aksione e luftime që zhvilloi kompania e katërt e bat. 4 të Br. I S. Tregoi guxim e pjekuri në çdo luftim. Më 4 nëntor 1944 luftohej me vetëmohim për çlirimin e Tiranës, ku ra në betejë partizani i vogël Ali Spahiu.

REXHEP ZEBI (1929-1944)

Lindi në vitin 1929 në Ushelenza të Dibrës. U rrit me ndjenjën e punës dhe punonte në bujqësi. Ishte i interesuar të dëgjonte tregime antifashiste partizane. U nis dhe shkoi në Br. IV S. Mori pjesë në luftime si në Shengjergj, në Qafë Kërrabë, në Arbanë, në çlirimin e Elbasanit. Brigada iu afrua Tiranës me luftë. Rexhepi ishte në pozicion duke hapur zjarr. Para tij ra një shok. Rexhepi shkon dhe merr trupin e tij për të mos rënë në duar të armikut, plumbat e e të cilit dendësohen dhe Rexhepi plagoset rëndë, u vra trimërisht duke luftuar. Ishte nëntor 1944.

JORGO VOGLI (1929-1944)

Lindi në vitin 1929 në Qeparo të Himarës. U sistemua me punë në Tiranë për bukën e gojës. U aktivizua me veprimtarin ëe organizatës së pionierit. U rreshtua partizxan në Br. III S që luftonte jashtë kufijve të atdheut. Ra dëshmor më 5 dhjetor 1944.

QAZIM ALIMEMETI (1929-1944)

Lindi në Tiranë në vitin 1929. Parnohet në organizatën e Debatikut që me krijimin e saj 10 shkurt 1942. Kreu disa aksione dhe armiqtë po e gjurmonin. E plagosën dy herë. Herën e dytë derdhi gjak ditën që pranohej në Rininë Komuniste. Në janar 1943 doli partizan në zonën e Prezës hyri në radhët e Br. XXII S. Luftoi në Kukës, Shkodër e në Tuz-Deçiç. Iku nga spitali ku ishte shtruar dhe shkoi te shokët të vazhdonte luftën. Ra në fushën e nderit në Deçiç më 12 dhjetor 1944.

RUSTEM SHEHU (1928-1944)

Lindi në Shtigjen të Kukësit. Nga nxënës doli partizan dhe në Bicaj u formua Br. XXIV S duke u bërë efektiv i saj. Pushkën e zotëronte mirë. U përlesh në beteja në kodrat e Kamzës për çlirimin e Tiranës. Brigada luftoi në Urën e Zezë, afër Krujës, në Milot, në Lezhë e në Bërdicë, kundër nazistëve në tërheqje. Në luftimet që u zhvilluan në Bajzë, u plagos rëndë, u çuan në spitalin e Shkodrës. Në dhjetor 1944 me gjithë mjekimet e shërbimin, pushoi zemra e djaloshi trim.

ARISTIDH PANO (1929-1945)

Lindi në Tiranë më 1929. Kreu gjinazin e shtetit deri në vitin 1944. Përkrahu Lëvizjen dhe shtëpia u bë bazë për e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Motra Urani Pano (dëshmore) ishte komuniste. U kativizua me organizatën e Debatikut. Në fillim të vitit 1944 rreshtohet në çetën e Pezës dhe partizan në Br. III S, duke luftuar edhe jashtë kufijve të Atdheut. U sëmur rëndë nga tifua e morrit dhe më 5 janar 1945 vdes në spitalin e Novipazarit të Jugosllavisë.