• Kongresi mori një sërë vendimesh, të cilat vazhdojnë të gjykohen nga historia për pasojat e tyre. Vendimet e karakterit ushtarak, Parllaku i ka gjykuar gjithmonë të drejta dhe koha e ka vërtetuar drejtësinë e tyre. Ishte i drejtë vendimi për krijimin e strukturave ushtarake në shkallë taktiko-operative, si krijimi i divizioneve e korparmatave, të afta për të ndërmarrë luftime dhe operacione mësymëse e mbrojtëse të një lufte frontale…
Në Përmet në prag të Kongresit
Në Përmet ishin mbledhur delegatë nga të gjitha repartet e Ushtrisë Nacionalçlirimtare në shkallë vendi. Dihet se nga krahinat e Shqipërisë së Mesme dhe sidomos ato të Veriut kishte më pak delegatë, pasi atyre u duhej të udhëtonin në zona të paçliruara, jashtë rrugëve kryesore të cilat ishin të kontrolluara nga armiku, kur udhëtimi bëhej vetëm në këmbë. Por, pavarësisht vështirësive e pengesave të shumta, delegatët pjesëmarrës ishin nga të gjitha qarqet e vendit.
Qyteti i Përmetit gumëzhinte nga gjallëria. Zëra të hareshëm dëgjoje ngado. Shikoje delegatët që shëtisnin grupe-grupe, takoheshin me njëri-tjetrin, shkëmbenin mendime, tregonin për betejat me armikun, për dëshmorët e rënë në luftë, për jetën në ilegalitet në ato qytete e krahina që mbaheshin ende nga okupatori, etj.
Në grupe shpaloseshin këngë e valle të krahinave të ndryshme, por sigurisht mbizotëronte pasuria folklorike e jugut të Shqipërisë, pasi andej vinte dhe pjesa më e madhe e delegatëve. Në ato momente të gjithë përjetonin një mrekulli gëzimi e hareje, që ua sillte fryma e lirisë që po afronte.
Nuk kish si ndodhte ndryshe. Ishin pothuajse të gjithë të moshës nga 16 deri 25 vjeç dhe optimizmin e kishin në gjak.
Në prag të Kongresit, Përmeti ishte gjithë gjallëri. Përmetarët si mikpritës të mirë e kishin pastruar qytetin e tyre nga mbeturinat e gërmadhave të djegura e të shkatërruara nga pushtuesi dhe jo vetëm në rrugët e sheshet kryesore, por edhe në rrugicat anësore. Kishin zbardhur me gëlqere muret e suvatë e shtëpive, duke bërë gati gjithçka për të pritur mysafi rë nga e gjithë Shqipëria. Mikpritja e veçantë e çdo familjeje të qytetit dëshmoi edhe një herë për fi snikërinë e popullit të Përmetit. Një moment të rëndësishëm shënoi mbërritja në Përmet e udhëheqësvë kryesorë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Të gjithë delegatët e Kongresit dhe populli i Përmetit, me pankarta e parrulla, i priti ata në hyrje të urës mbi lumin Vjosë. Entuziazmi ishte i madh. Ndalesa e tyre u bë në të vetmen kafene që i kishte shpëtuar djegies së qytetit.
“Krajli”, hallvaxhiu
nga Luma
Pas një pushimi të shkurtër filluan takimet e Enver Hoxhës dhe të udhëheqësve të tjerë me delegatët e Konferencës. I pari u prit grupi i Qarkut të Gjirokastrës dhe pas tyre u prit grupi i Vlorës.
Kur po takoheshin, Rrahmani u ndalua nga Liri Gega e Hysni Kapo, të cilët e prezantuan te Enveri:
“Ky është “Krajli”, hallvaxhiu nga Luma”.
Enveri u përgjigj: “E kam lexuar karakteristikën e tij dhe gëzohem që po takohemi”.
“Krajli” mbeti i suprizuar nga kjo ngjarje e veçantë.
Pasdite, Parllaku u ftua në takim nga Nako Spiru, të cilin e takonte për herë të parë, por e njihnin njëri-tjetrin nëpërmjet Ramize Gjebresë, të fejuarës së tij, e cila drejtonte rininë e Qarkut të Vlorës dhe ishte anëtare e Komitetit Qarkor të Rinisë Komuniste.
“Të bisedoje me Ramizenë ishte kënaqësi, – tregon Parllaku.
- Jo vetëm mësoja nga mençuria e saj, por edhe informohesha për të rejat që më sillte nga Tirana, pasi dihej roli i Nakos në luftë, se de facto luftën e udhëhiqte ai.
Nakoja më tha: “Mirë more Rrahman, ta zëmë se Ramizeja u dashurua me Zahon, duke qenë e fejuar me mua, po pse duhej vrarë. Këto janë ekstremizma, që jo vetëm vrasin njerëz me vlera, por edhe na dëmtojnë luftën”.
Mua më kishte ardhur shumë keq për Ramizenë dhe nuk isha dakord me vrasjen e saj, por të them të drejtën, nën ndikimin krahinor, nuk e di në do të kisha mbajtur qëndrimim kulturor të Nakos, po të kisha qenë në vend të tij”, pohon Rrahmani.
Në Kongresin e Përmetit
Kongresi u hap në mënyrë solemne. Fjalën e hapjes e mbajti Dr.Omer Nishani, kurse fjalën për arritjet në Luftën Nacionalçlirimtare dhe për fitoret e ushtrisë partizane në këtë luftë e referoi Enver Hoxha, Komisar i Shtabit të Përgjithshëm. Më pas, fjalën e morën disa nga udhëheqësit e luftës si: Koçi Xoxe, Nako Spiru, Ymer Dishnica, Sejfulla Malëshova e të tjerë. Pas tyre filluan diskutimet e delegatëve. Delegatët ushtarakë u përqëndruan kryesisht te fi toret e arritura me shumë sakrifi ca dhe në kushte tepër të vështira lufte, por duke demonstruar krenarinë për fi toret, duke prurë përvojën e tyre dhe duke shkëmbyer mendime për të ardhmen.
Delegatët që vinin nga terreni folën për luftën në kushte e rrethana tejet të vështira të ilegalitetit, sidomos në qytete, për raprezaljet e terrorin që kishte ushtruar okupatori me burgime, vrasje e internime. Ata folën për punën e madhe që bënin organizatat e frontit në krahinat e okupuara, për rritjen e rezistencës dhe nxjerjen e vullnetarëve drejt reparteve partizane, kurse për punën në zonat e çliruara, atyre iu dilte si detyrë të organizonin në ndihmë të ushtrisë vullnetarë të rinj, që do të siguronin armatime dhe do të bënin furnizimin me ushqime e me veshmbathje. Gjithashtu, do të merreshin masa për forcimin e pushtetit të zonave të çliruara drejt një qeverisjeje sa më të mirë. Diskutimet dhe analizat ishin tepër optimiste, të mbështetura në fi toret e arritura dhe mbi këtë bazë parashikoheshin fi toret e reja drejt çlirimit të shpejtë të vendit.
Diskutimet entuziaste të delegatëve, të cilët ishin pothuajse të gjithë të rinj, kishin bazë të fortë në realitetet e kaluara dhe në ato që po jetonin ato ditë. Të gjithë ishin ndeshur e po ndesheshin me armiq shumë herë në raporte më superiore si në njerëz, armatime e në teknikë luftarake, me ushtri të organizuar, të përgatitur mjaft mirë e të drejtuar nga ofi cerë akademistë.
U bë bilanci i luftimeve të zhvilluara para Kongresit të Përmetit, për operacionin e egër të ushtrisë naziste, që përfshiu të gjithë vendin tonë, nga Tropoja deri në Konispol, në mes të një dimri të acartë, me qëllim asgjësimin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe shuarjen e lëvizjes antifashiste në Shqipëri, por kishte ndodhur mrekullia.
Partizanët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, edhe pse me mungesa të mëdha në ushqime e veshmbathje, me armatim trofe rrëmbyer ushtrive armike, duke ndenjur ditë pa ngrënë, vetëm me çka u jepte populli, të cilëve iu ishin djegur shtëpitë e iu ishte shkatërruar ekonomia, duke ecur zbathur në borë e akull me këmbët e mbledhura me lecka, që u kullonin gjak, por me kuadro komanduese që u rritën në luftë, e përballuan me guxim Operacionin e Dimrit dhe dolën fi timtarë. Njëri prej tyre ishte edhe “Krajli”. Ushtria Nacionalçlirimtare dhe Lëvizja Antifashiste jo vetëm nuk u asgjësuan, por përkundrazi u zmadhuan e u forcuan. Në kulmin e operacionit e në vijimësi u krijuan Brigada e VI, e VII, e VIII, e XII, etj. Lëvizja Antifashiste Nacionalçlirimtare u zgjerua në të gjithë vendin, duke çliruar krahina e qarqe të tëra. Këtë e dëshmonte edhe qyteti i çliruar i Përmetit, ku po zhvillohej Kongresi.
Në shkallë vendi, ushtria naziste gjermane ishte mbyllur brenda qyteteve të paçliruara dhe ishte vënë në mbrojtje të disa rrugëve për të siguruar lëvizjen dhe manovrimin e trupave të saj. Kishte ardhur momenti që Ushtria Nacionalçlirimtare të kalonte në mësymje të përgjithshme për çlirimin e të gjithë vendit. Dhe për këtë vendosi Kongresi.
Vendimet ushtarake të Kongresit të Përmetit sipas optikës së Parllakut
Kongresi mori një sërë vendimesh, të cilat vazhdojnë të gjykohen nga historia për pasojat e tyre. Vendimet e karakterit ushtarak, Parllaku i ka gjykuar gjithmonë të drejta dhe koha e ka vërtetuar drejtësinë e tyre. Ishte i drejtë vendimi për krijimin e strukturave ushtarake në shkallë taktiko-operative, si krijimi i divizioneve e korparmatave, të afta për të ndërmarrë luftime dhe operacione mësymëse e mbrojtëse të një lufte frontale.
Gjithashtu ishte i drejtë vendimi për dhënien e gradave dhe vendosjen e hierarkisë ushtarake në ushtrinë partizane, etj.
Këto masa çuan në thyerjen me forca të përqëndruara të operacionit të madh dhe të fundit të ushtrisë naziste në Shqipërinë e Jugut, si edhe në ofensivën e përgjithshme për çlirimin e të gjithë vendit, që u arrit pa ndërhyrjen direkte të forcave aleate, siç kishte ndodhur në shumë vende të Europës.
(MARRË NGA LIBRI “RRAHMAN PARLLAKU – NJË LEGJENDË NË KUFIRIN E DY KOHËVE”,të bashkëautorëve Halil Rama dhe Sakip Cami, fq. 55-59 )