Nga Petro KOÇI

LANÇ ishte një pozicionim i qartë politik dhe ushtarak i Shqipërisë në Luftën e II-të Botërore. Nëse teatrin luftarak vendor do ta kishte dominuar Balli dhe jo Fronti atëhere Shqipëria do përfundonte si humbëse e luftës dhe pjesëtare e Koalicionit nazifashist.
A kishte edhe luftë për pushtet nga të dyja palët gjatë pushtimit?
Sigurisht. Por Fronti Antifashist zgjodhi rrugën e luftës, gjë që detyroi edhe gjermanët të dislokonin në Shqipëri forca ushtarake të konsiderueshme, ndersa Balli zgjodhi rrugën e kolaboracionizmit, gjë që i çoi ata në fatin e tradhtise.

Kjo lloj tradhëtie u ndëshkua me vdekje në të gjithë vendet antifashiste.
Por edhe përplasjet për pushtetin e ardhshëm nuk mund të konsiderohen luftë civile. Po të ishte kështu ballistët e sotëm duhet të marrin përsipër autorësinë e vrasjes së shumicës së dëshmorëve të luftës prej paraardhësve të tyre.
E vërteta është se vetëm një pjesë e tyre janë ekzekutuar nga Balli. Shumica janë vrarë në betejat me pushtuesit italianë dhe gjermanë.
A ka patur gabime dhe faje lufta? Sigurisht.
Por gabimet më të rënda bëhen në kohë paqeje mendoj unë. Dhe në fakt të gjithë ata që mallkojnë LANÇ – in më shumë i referohen pasluftës. Por paslufta është një histori tjetër.