• Me 8 qershor 1878, Abdyl Frashri, Iljaz Pash Dibra, Sheh Mustafa Tetova, Ali Bej Gucia, Ahmet Bej Koronica lanë Stambollin e u nisën me tren për Kosovë. Në Selanik u bashkuan me delegatët e Janinës dhe në mbrëmjen e 9 qershorit arritën në Prizren. Të nesërmen më 10 qershor 1878 u shpall formimi i një organizate politike që mori emrin “Lidhja e Prizrenit

Beqir Shehu,
Studjes në fushën e Historisë

Në gjysmën e dytë të shekullit 19-të, shtetet e Evropes e në veçanti ato të Ballkanit,për realizimin e bashkimit kombëtar të tyre, u mpleksën në vorbullën e ngjarjeve më aktive të kohës,që njihet në histori me emrin “ Kriza Lindore”.
Ndërhyrja e fuqive të mëdha për të realizuar interesat e politikës së tyre dhe,duke nxitur oreksin shovinist të mbretërive të shteteve fqinjë; të Serbisë , Malit të Zi, Bullgarisë e Greqisë,për të zgjeruar kufijtë e shteteve të tyre në kurriz të tokave shqiptare, e vunë Shqipërinë në rrugën e asgjesimit të saj si komb dhe teritor. Kjo nga njëra anë dhe nga ana tjetër, rreziku i shembjes së gërmadhës feudale-ushtarake turke, kalbëzimi i së cilës u duk sheshit në luftën ruso- turke të vitit 1877, kërkonte shkëputjen një orë e më parë të Shqipërisë si një vend i lirë e autonom, për ti shpëtuar rrezikut të rënjes viktimë nën muret e saj.
Acarimi i mëtejshëm i Krizës Lindore, si rezultat i shpërthimit të luftës Ruso-Turke të vitit 1877 dhe traktati i paqes së Shën Stefanit, treguan se Perandoria Turke nuk ishte e aftë të ruante statukuenë në kuadrin e saj.
Krijimi i Provincës Bullgare që Rusia i imponoi Konferencës së Stambollit në janar të vitit1877 prekte krahina të gjëra me popullsi shqiptare që arrinin deri në lumin Drin, duke cënuar kështu edhe nji pjesë të mirë të tokave të Sanxhakut të Dibrës si Rekën, Dibrën e Epër, Gollobordën e deri tek ua e Çerenecit.(Xhafer Belegu,Lidhja e Prizrenit,Faqe 172–!73). Kjo indinjoi pa masë popullin e Dibrës. Me vendosmëri e besim të patundur në forcat e veta, ata deklaruan se:”Më mirë të shuhemi deri në burrin e fundit se sa të hymë nën kuadrin e Bullgarisë ,kundër të drejtave të kombit shqiptar”.(Xhafer Belegu, e cituar).
Këtë mënyrë proteste për padrejtësitë e Traktatit të Shen-Stefanit, e shikojmë edhe në telegramin derguar nga Prizreni,konsullit të Francës në Selanik me 3 qershor 1878 , nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e Dibrës,ku veç të tjerave thuhet:” Duke u ndodhur përpara këtyre përmbysjeve tokësore,padrejtësia e të cilave është e dukëshme, neve përfaqësues të banorve të të gjith rretheve të vendit, duke qenë të mbledhur në Prizren, jemi të vendosur të mos lëshojmë asnjë pëllëmbë nga tokat shqiptare”(Arkivi institutit hist,fondi Francez). Kongresi i Berlinit që u mblodh për të rishikuar traktatin e Shën—Stefanit në fafor të Fuqive të Mëdha perendimore,jo vetëm e mohoi qenien e kombit shqiptar e çeshtjen kombëtare shqiptare, por edhe vendosi coptimin e pjesve të truallit amtar në favor të shteteve fqinjë. Të gjitha këto krijuan në Shqipëri bindjen se tani ishte fjala për jetën a vdekjen e kombit shqiptar, për qenjen apo zhdukjen e tij nga harta e Ballkanit. Nga kjo bindje shpërthyen manifestime e protesta të fuqishme nga të katër anët e vendit dhe u realizue në mënyrë spontane mobilizimi popullor për vetëmbrojtje. Kjo gjendje kërkonte të krijohej një forum drejtues që të përfaqësonte të gjith kombin për të zhvilluar veprimtarinë e nevojshme politike brenda e jashtë vendit,detyrë të cilën e kreu “ Komiteti Qendror për mbroitjen e të drejtave të kombësisë shqiptare” që u formua në Stamboll më 1877 dhe ku morën pjesë mendjet më të ndritura të kombit shqiptar. Me 8 qershor 1878, Abdyl Frashri, Iljaz Pash Dibra, Sheh Mustafa Tetova, Ali Bej Gucia, Ahmet Bej Koronica lanë Stambollin e u nisën me tren për Kosovë. Në Selanik u bashkuan me delegatët e Janinës dhe në mbrëmjen e 9 qershorit arritën në Prizren. Të nesërmen më 10 qershor 1878 u shpall formimi i një organizate politike që mori emrin “Lidhja e Prizrenit. Kryetar i Këshillit Qëndror u zgjodh Iljaz Pash Dibra. Iljaz Pash Dibra u zgjedh edhe kryetar i Kuvendit.(Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare,1878__1912,f.47,57., Haki Stermilli,Dibra në prag të Historisë,dorshkrim,Tiranë 1940, f.47).
Konsulli austriak në Shkodër Lipih,në një raport që i dërgonte Vjenës më 22 qershor 1878, shkruante se punimet e Kuvendit i drejtoi delegati më i moshuar Iljaz Pash Dibra.* (Historia e Shqipërisë,Vëll.II,1965, f.129.
Në zgjedhjen e Iljaz Pash Dibrës, si kryetar i Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, afërmendësh që ndikoi statura e tij politike.Ai ishte një veteran i luftrave të armatosura që zhvilluan shqiptarët,e veçanërishtë dibranët, kundër tendencave tanzimatiste të Stambollit dhe kundër synimeve grabiqare të fqinjëve Me autoritetin dhe prestigjin që gëzonte, punoi energjikisht pa marrëparasyshë moshën, për bashkimin e viseve shqiptare rreth programit kombëtar të Lidhjes Prizrenit në Kuvendet e Dibrës më 20 korrik 1878 dhe më 10 nëntor,1880.
Zgjidhja e detyrës së dyfishtë që situata i diktoi Lidhjes edhe në degën e Dibrës ( që disa kohë qe edhe rezidenca e saj* grishi në arenën e luftës nji grupim të fuqishëm ,mjaftë aktiv të forcave lëvizëse, sidomos të masave popullore që shënuan momente të rëndësishme ngjitjeje, duke dhënë nji kontribut të vlefshëm në historinë e luftës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në të gjitha etapat e zhvillimit të saj. Përfaqësuesit e saj aktiv si Iljaz Pash Dibra vllezrit. Ahmet e Isuf Karahasani, Isuf Doda, Xhemal Pash Dibra, Bajram Buci, Llan Kaloshi, Hoxhë Moglica, Mustafa Lita, Shaqir Palushi,, Hajredin Pitarka, Sahit Daci Halil Cami, Mustafa Shehu e dhjetra të tjerë, duke përfaqësuar klasa e shtresa të ndryshme dhe duke qenë nën ndikimin e plotë të ndjenjave dhe veprimtarisë patriotike,, ata ngritën Degën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Dibër,duke vepruar me zgjuarsi që në fillim e qëndruan me trimëri deri në fund.
Me organizimin shoqërorë dhe me traditat patriotike që kishte, Dibra dispononte ato forca ekonomike,ushtarke e politike,të lira e të pavarura që nuk mundet të mos tërhiqte vemendjen e politikanit trim e mëndjendritur,organizatorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl Frashri, që shikonte te Dibra nji prapavijë të sigurtë dhe nji forcë goditëse të fuqishme në realizimin e detyrave të Lidhje.
Edhe pasi Kongresi i Berlinit i cili anulloi vëndimet e Traktatit të Shën Stefanit,dhe teritorit të Dibrës iu largua rreziku i coptimit, Dega e Lidhjes në Dibër, me po atë veprimtari e guxim i drejtohet ambasadorit të Francës në Stamboll: “Kongresi i Berlinit e gjykoi me vend të bëj një veprim të padrejtë duke i dhënë Sërbisë e Malit të Zi disa lokalitete pjesë të Shqipërisë,ndër të tjera Plavën e Gucinë. Shqiptarët kanë rrokur armët dhe janë të vendosur të mos lëshojnë as një pëllëmbë nga tokat e tyre….
Ata janë të gatshëm të sulmojnë Malin e Zi dhe Sërbinë për të marrë lokalitetet që na i morën në befasi. Në rastëse lutjet tona të drejta nuk do të merren parasyshë,deklarojmë se të gjitha fatkeqësitë që mund të ndodhin do të bien mbi të gjitha qëveritë Europjane”.”(Nënshkruar, Kryetari i Lidhjes, Meriman Elijaz”(Arkivi i Institutit të Historis,”Fondi Francez”.
Pjesmarrja e malsorve dibranë në ushtrinë e Lidhjes, me eksperiencën e tyre të vyer luftarake si dhe me guximin dhe trimëritë e njohura jo vetëm brenda caqeve kombetare ndikuan në fitoret e rëndësishme që u korrën si kundër forcave malazeze në Plavë e Guci ashtu edhe kundër atyre turke në një serë betejash. Këto vargje të kësaj kënge popullore tregojnë se sa lartë ua nginte moralin luftëtarve në betejëë,pjesmarrja e malësorve Dibranë.
“ Ni takam që janë gjakovas,Bajnë yrish e hidhen n’ topa. Hidhen n’topa hidhen n’gryka, Bajnë shyqir se na erdh Dibra”.
Një veprimtari e mençur e trimërore e Kryetarit të Lidhjes së Prizrenit Iljaz Pash Dibra ,në mbështetje dhe fuqizimin e Lidhjes, me të gjitha krahinat e Shqiperisë, ishte thirrja e dibranëve në Kuvendin e madh historik që u mbajt në Qeranicë të Dibrës së Epër në korrik të vitit 1878,në prani dhe të Abdyl Frashrit. Thirrjes së kryetarit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ju përgjigjën 10000 burra nga Dibra e Epër dhe e Poshtëme. Tri ishin çeshtjet që udhëheqësit e këti Tubimi, Iljaz Pash Dibra e Abdyl Bej Frashri,kërkuan nga dibranët: Solidaritet me vendimet e Kuvendit të Prizrenit,gadishmëri për të mbrojtur Trojet Shqiptare nën udhëheqjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe të hiqet dorë nga gjakmarrja. Nëse për dy të parat dibranët u treguan të gatshëm, për të tretën vunë si kusht Besën,që të zgjaste derisa kohë të qëndronte dhe rreziku i coptimit të trojeve shqiptare. Në tubim foli Abdyl Frashri:
“Sot është e nevoishme ti falim gjaqet, sot që armiku kërkon të pi gjakun tonë,duhet me deomos të luftojmë për lirinë dhe jo kundër njëri tjetrit. Me ti thënë këto fjalë, të 10000 burrat aq sa ishin, si një njeri i vetëm i lëshuan armët përtokë,aq sa shugulluan edhe malet,dhe si të dilte nga nji gojë e vetme u dëgjua një britmë:
Falma gjakun e për këtë besë!
Gjaku falë e besa besë!”* (LaNazione Albanese, 31 gusht,1889,nr. 6,f.56. Kristo Frashri,Lidhja Shqipëtare e Prizrenit,1878—1881,f.258-259).
Falja e gjaqeve e lidhja e Beses në Dibër, pati rëndësi të veçantë sepse mbi këto u arrit të ngrihet një ushtri vullnetare me mbi tre mijë vetë të cilët u vunë në dispozicion të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Konsulli britanik në Selanik B Barkes në një raport që i dërgonte qeverisë së tij më 22 shtator1877, informonte se:
“ Selim beu (Rrusi),është angazhuar për të përgatitur trupën prej 4000 vetash të ushtrisë jo të rregullt vullnetare shiptare për të qenë kufitare.Propozimi i tij është pranuar dhe këta njerëz janë ndarë në tre çeta,1500,1300 dhe 1200,duke marrur tre drejtime të ndryshme…. Këta shqiptar (gegë) janë rraca më e rrept e shqiptarve.”*( Skënder Rizaj.Synimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,në dekumentet angleze. Prishtinë 1978,f. 47”.
Dibra u bë edhe epiqendra e kërkesave dhe e luftës për autonomi. Për këtë qëllim më 20 tetor 1880 , pikërishtë në Dibër ku ndërkohë kishte kaluar edhe qëndra e Lidhjes,u mblodhën në kuvend përfaqësuesit e Krahinave të Shqipërisë. Në rezolutën e tyre drejtuar Portës së Lartë,,ata përsëritën me nji forcë të re kërkesat konkrete të xhveshura tashmë nga lajkat diplomatike, të cilat morën formën e vendimeve të prera:

  1. Të gjith viset shqiptare të katër vilajeteve të përmblidhen në një vilajet të vetëm dhe të caktohet si qendër një qytet i cili të ket lidhje në çdo anë të saj.
  2. Të gjith nëpunësit që do të jenë në shqiperi duhet të dinë gjuhën e vendit.
  3. Të përhapet arsimi dhe në shkollë të mësohet edhe gjuha shqipe.
  4. Të zbatohen vendimet që do të merren për reformat e dobishme për shtetin dhe kombin nga ana e kuvendit të përgjithshëm i cili do të mblidhet në 4 muaj çdo vit në qendrën e vilajetit.
  5. Të ndahet një sasi e mjaftueshme nga të ardhurat e përgjithëshme të vilajetit për përparimin e arsimit si dhe për ndërtime publike * (Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare,1878—1912,f.47,65,66).
    Fazën më të lartë të luftës ndaj Portës,Lidhja e Kurorëzoi me formimin e Qeverisë së përkohëshme në janar të vitit 1881.qëndrimi konseguent edhe i udhëheqësve të degës së Lidhjes në Dibër,i mbështetur në patriotizmin luftarak të masave popullore që ushqenin nji urreitje të madhe ndaj administratës turke bëri që ata të përzanë myteserifin bashkë me qeveritarët turq, duke ushtruar veprimtarinë e vet me plot autoritet më qëllim për tu bërë autonom.
    Kontributin e Dibrës e shikojmë edhe në luftën që zhvilloi për mbroitjen e Lidhjes kundërforcave turke të Dervish Pashës Dibranët morën pjesë në të gjitha betejat kundër Dervish Pashës që në Shtimje, Slivovë, Dule, Suharekë, Kala e Dodës e deri në atë të Dohashishtit,ku gjaku i bijve të Dibrës së bashku me gjakun e të gjith shqiptarëve shkruan atë thirrje luftarake të cilën e dëgjoi e gjith bota se Shqipëria është një komb etnik,me gjuhë e truall të vetin, që asgjë nuk e lidh me anadollin e as me ndonji vend tjetër.
    Të gjitha këto provojnë se Dega e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Dibër,si një organizatë politike që i kishte rrënjët në popull diti të udhëheq dibranët me elasticitet e dinamizëm, si në luftën diplomatike ashtu edhe me armë, për mbroitjen e trojeve shqiptare. Duke u bazuar në materialin faktik që paraqitëm themi me plotë gojën se Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte vepër e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për të cilën kontriboi Kosova, Dibra, Shkodra, Pollogu, Luma, e pothuaj e gjith Shqipëria u vu në pulsin partriotik të kohës për një Shqipëri të bashkuar ku të përfshiheshin katër vilajetet shqiptare përfshi Shkupin e Janinën.