• Ushtria shqiptare ishte pararojë e UÇK-së…. Kuadrot të ushtrisë shqiptare morën detyrë të përgatisnin dy grupet themeluese të luftëtarëve të UÇK-së. Djemtë e vajzat e Kosovës të ardhur edhe nga Perëndimi si luftëtarë të UÇK-së, mbi 2 mijë e 500 luftëtarë u trajnuan në qendrën stërvitore në Mollas të Burrelit. Paralelisht me kontributet tjera shumëdimensionale Shqipëria i kushtoi një kujdes të veçantë problemit të shqiptarëve të zhvendosur në Shqipëri. Sistemoi dhe u përkujdes për shumicën e 848 mijë shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga Kosova
Nga Bashkim Hisari
Gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, angazhimi politik ushtarak dhe humanitar i Shqipërisë ishte njëmbështetje e madhe. Që nga fillimi i viteve 90-të qeveria dhe ushtria shqiptare u aktivizua në mënyrë të drejtpërdrejtë në çështjen e Kosovës. Deklaratat e autoriteteve Shqiptare dhe Kosovare, bashkë me një gamë të gjerë të dokumenteve zyrtare, foto të dëshmorëve, relikte, armatime, veshje, pastaj dëshmitë për mirëpritjen e shqiptarëve të dëbuar me dhunë dhe dokumente e fakte të tjera dëshmuan kontributin e jashtëzakonshëm të Qeverisë dhe Ushtrisë Shqipëre për çlirimin e Kosovës.
Në vitin 1991, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë urdhëroi dikasterin e mbrojtjes që të ndihmoheshin djemtë e Kosovës me gjithçka të mundshme për t’u stërvitur ushtarakisht e për t’u armatosur me qëllim që të zhvillonin luftën çlirimtare në Kosovë.
Dy grupet themeluese të luftëtarëve të UÇK-së, në Shqipëri erdhën nga tremujori i katërt i vitit 1991. Grupi i parë ishte grupi i Zahir Pajazitit, i cili u përgatit në Elbasan dhe përbëhej nga rreth 54 veta. Ndërsa grupi i dytë 34 veta kryesohej nga Adem Jasharit dhe u përgatit në Tiranë, përkatësisht në Surrel, në malin e Dajtit.
Luftëtarët e Kosovës të cilët ishin të përkushtuar në çështjen e lirisë gjetën mbështetje në Shqipëri, krijuan baza të sigurta, qendra ilegale stërvitjeje, bënë furnizimin me armë.
Vendimi i Qeverisë Shqiptare më datë 12 tetor 1998 për të vënë në dispozicion të NATO-s të gjitha bazat ajrore e detare, hapësirën ajrore dhe rrjetin rrugor, ishte një vendim tepër i rëndësishëm historik. Ky vendim, i marrë për Kosovën, e shndërronte Shqipërinë në bazë ushtarake të NATO-s, për një sulm të mundshëm kundër Serbisë. Vendimi i guximshëm ishte një akt që e angazhonte Shqipërinë drejtpërdrejt në luftë me Serbinë, përkrah NATO-s. Divizioni i Kukësit gjendej në skalion të parë dhe në drejtimin kryesor të mbrojtjes së Shqipërisë. Ky divizion u bë mbështetje e sigurtë e shpinës së luftëtarëve të UÇK-së
Qeveritë shqiptare, pavarësisht ndërrimeve politike të brendshme, shfaqën një qëndrim të njëjtë në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje. Diplomacia shqiptare ushtroi presion dhe lobim të vazhdueshëm në organizata ndërkombëtare si OKB, OSBE dhe Këshilli i Evropës, duke dëshmuar shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut nga regjimi serb në Kosovë.
Përfaqësuesi shqiptar në OKB në shtator 1990, paralajmëroi Bashkësinë Ndërkombëtare se shqiptarët e Kosovës nuk kërkojnë asnjë të drejtë më shumë nga ç’kërkojnë popujtë e ish-Jugosllavisë.
Ushtria shqiptare ishte pararojë e UÇK-së
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe ambasador i Shqipërisë në Slloveni e Kroaci, Pëllumb Qazimi theksoi se ushtria shqiptare gjatë luftës në Kosovë ka pasur një rol të jashtëzakonshëm dhe thelbësor në mbrojtjen e refugjatëve në kufi, në bashkëpunim me UÇK-në dhe NATO-në dhe garantoi sigurin në kufirin shqiptaro-shqiptar.
Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm e ndihmuan dhe mbështetën Divizionin e Kukësit i cili udhëhiqej nga gjenerali Kudusi Lame. Ky divizion ushtarak ishte i dislokuar përgjat vijës kufitare të Kosovës pikërisht aty ku ushtria Jugosllave ishte përqendruar kohë më parë e që herë pas here provokonte me thyerjen e integritetit shtetëror Shqiptar duke goditur me artileri fshatrat kufitare të Shqipërisë. Ky Divizion u hodh në dispozicion të gjendjes duke i ngritur dhe mobilizuar ushtarët në gatishmërinë më të lartë morale taktike luftarake dhe psikologjike kombëtare. Divizioni i Kukësit dha një kontribut të çmueshme në luftë të drejtpërdretë në kuadër të operacionit “Shigjeta” i cili qe i organizuar nga UÇK-a në të cilën morrën pjesë edhe shumë civilë nga fshatrat të brezit kufitar Shqipëri-Kosovë.
Gjatë periudhës kohore 22 muajsh përgjat vijës kufitare Shqipëri-Kosovë janë zhvilluar luftime të ndryshme prej atyre më të vogëla e deri te betejat disa orëshe e ditësh. Disa nga luftimet e zhvilluara në mes ushtrisë Shqiptare dhe srbo/Jugosllave ishin: 6 beteja në rajonin e Padeshit, 3 në Kamenicë, 2 në Stobërdë, 3 në Zherkë, 9 në Qafë Prush, 4 në Pogaj, 3 në Dobrunë, 2 në Morinë dhe disa të tjera në Koshare.
Ushtria shqiptare ishte pararojë e UÇK-së…. Kuadrot të ushtrisë shqiptare morën detyrë të përgatisnin dy grupet themeluese të luftëtarëve të UÇK-së. Djemtë e vajzat e Kosovës të ardhur edhe nga Perëndimi si luftëtarë të UÇK-së, mbi 2 mijë e 500 luftëtarë u trajnuan në qendrën stërvitore në Mollas të Burrelit.
Paralelisht me kontributet tjera shumëdimensionale Shqipëria i kushtoi një kujdes të veçantë problemit të shqiptarëve të zhvendosur në Shqipëri. Sistemoi dhe u përkujdes për shumicën e 848 mijë shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga Kosova. Mbi 100 djemë e vajza nga Shqipëria në luftën e fundit të Kosovës, humbën jetën në vijën e parë të frontit në kufirin Shqipëri- Kosovë, ndër të tjerët Xhevahir Selmani, Avdyl Trezhnjeva, Bylbyl Breçani, Hysni Neziri, Din Koleci e shumë të tjerë.
Një kontribut të rëndësishëm në luftën e Kosovës dhanë banorët e Tropojës. Që nga fillimi i luftës shumë të rinj tropojan u rreshtuan në radhët e UÇK-së. Mbështetje të çmuar dhanë në betejën e Koshares duke bërë të mundur thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe shëmbjen e piramidave një herë e përgjithmonë mes shqiptarëve. Ndihmë të madhe për UÇK-në tropojanët kanë dhënë në furnizimin me armatim dhe municion në thellësi të territorit të Kosovës. Shumë prej tyre kanë ra në mina dhe në luftë me forcat serbo/jugosllave. Disa janë vrarë, disa janë plagosur dhe disa janë zënë rob dhe janë torturuar dhe gjymtuar në burgjet serbe.
Banorët e dy ish komunave Tropojë e Vjetër dhe Bytyç, ndihmuanë në sigurimin e krahut të formacionit luftarak të UÇK-së për mos lejimin e krahmarrjes nga forcat serbo/jugosllave, si dhe në asgjësimin e pykzimit të forcave të tyre.
Sipas një raporti të kryetarit të komunës së Tropojës Isa Memai të datës 20 shkurt 2003 viktimat dhe të lënduarit nga Tropoja janë: Suela Alijaj, Shpëtim Sylaj, Agim Treshnjeva, Isa Qerrimi. Musafë Dermishi, Ismet Sylaj, Grair Bardhai, Ardian Hyka, Kreshnik Hyka, Përparim Neziri, Gjane Neziri. Isë Çelaku, Abedin Gosturani, Selim Demushi, Ardian Berisha, Agron Mulaj, Safet Rrustaj, Rexhep Treshnjeva, Shkëlqim Madani, Shaqir Kuçana. Isa Qelia, Besnik Qelia, Vasil Hyka, Elidon Pali, Vendim Demaj, Mustaf Demaj, Idriz Naka, Pëllumb Bashi, Hzsni Neziri, Fatmir Sallahu, Rrush Sallahu, Astrit Baçi, Hasime Pitomina, Eduaart Leci, Bashkim Neziri, Skender Memaj , Përparim Neziri, Xhevat Neziri, Xhemajl Iberhasaj, Ilir Gosturani, Kujtim Gosturani, Edmond Hajdari, Kreshnik e Luan Hajdari, Granit Hajdari, Ermal Osmani, Idriz Hoxha, Sherif Mella, Zajë Çela, Arbër Kuca, Senila Qelaposhi, Manushaqe Qelaposhi, Nezir Kuliçi, Halil Dermishi, Idriz Jahaj, Riza Haxhiaj, Adem Merturi, Fatjon Çela, Shpend Demaj, Kastriot Demaj, Avni Memaj Mujë Dautaj, Bledar Quriqi, Halil Demaj, Kastriot Demaj, Avni Memiaj, Sadri Kuca, Rrustem Koeli, Skifter Kuca, Naim Boshnjakuj, Ferdinand Leci, Hamit Sallahu, Kujtim Sallahu, Sami Sallahu, Trashigim Hukaj, Sami Hukaj, Artur Halilaj, Agim Isaku, Edmond Sallahu,Sokol Haxhijaj, Osman Kortoçi,Haki Memaj, Ilir Kortoçi,Musa Vlladi, Eduard Hajdarmataj, Shkelzen Tabaku, Kujtim Nakaj, Melser Rexhaj, Arbër Hajdaraj,Endrit Rexhaj,Rrustem Sallahu, Aranit Kuçana, Ramadan Doçi, Kastriot Dega, Tahir Hoxha, Orion Qelia, Erlind Dautaj, Dritan Lushaj, Hysen Mellaj, Osman Selimaj, Renti Ismailgeci, Man Sallahu, Hyre Demiraj, Xhemile Sallahu, Ramë Sallahu.
Shumë personalitete të Shqipërisë ishim bashkë me popullin e Kosovës në periudhat më të rënda për kombin tonë dhe kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Presidenti Meidani kryeministrat Nano, Majko, Meta, dhanë ndihmë të madh për çeshtjën kombëtare. Për kontributin e çmuar dhe përkrahjen e pakursyer për çlirimin e Kosovës, Asambleja komunale e Drenasit shpalli Pandeli Majkon “Qytetar nderi”.
Mirënjohja dhe nderimi për Dr. YLBER VATËN
Doktorin nga Shqipëria me një karierë brilante në fushën e shëndetësisë, njëri ndër kirurgët më të njohur në rajon, Ylber Vatën, qytetarët e Kosovës e njohën qysh nga pranvera e vitit 1999. E njohën nga momentet më të vështira të jetës së tyre kur u larguan me dhunë nga Kosova. Në ato kohëra të vështira të kombit kur të gjithë qyetarët e Kukësit dhe të Shqipërisë me veprat e tyre konfirmuan mikpritjen, dashurinë vëllazërore dhe kujdesin që shqiptarëve të dëbuar mos të mungoi asgjë nga të gjitha aspektet, duke siguruar strehim ushqim dhe mjekim. Dr.Ylber Vata sfidoi limitet shkencore për t’i shkrirë ato në humane, trajtoi,mjekoi, kuroi dhe shpëtoi jetën e shumë burrave, grave fëmijëve kosovar të plagosur nga forcat serbo/jugosllave gjatë intervenimit të NATO-së dhe luftës së UÇK-së. Në ato çaste dr. Ylber Vata ishte njëri ndër mjekët që shërbente në spitalin e Kukësit dhe gjendej në çdo mjedis. Ai nuk kurseu mundin, as djersën, as angazhimin e as dashurin për Kosovën dhe 24 orë ishte në shërbim të tyre në çdo vend.
Në shenjë respekti dhe falenderimi për dr. Ylber Vatën, Asambleja Komunale e Prizrenit miratoi vendimin për dhënien e titullit “Qytetar Nderi i Prizrenit”.