Xhemal Meçi
Studiues & “Mjeshtër i Madh”
U lind në Janjevë të vilajetin e Prizrenit, i biri i Mati Gjeçovit dhe Prendës, i Pagëzuar me emrin Hilë;
Prejardhjen e hershme farefisi i tij e kishte nga Shala e Dukagjinit të Pultit prej ku u zhvendosen në Kryezi të Pukës. Prindërit e dërguan më 1884 në kolegjin françeskan të Troshanit, në Vilajetin e Shkodrës, ku mori mësimet e para të rrugës së meshtarisë.
Më 1920 u caktua famullitar në Vlorën e pushtuar nga italianët, i pambështetur nga kapelani ushtarak italian, u prit dhe u ndihmua nga Dom Mark Vasa. Më 1921 banoi në Shkodër, më 7 qershor 1923 u emërua sekretar i Provincës Françeskane. Më 1926 u caktua famullitar në Zym të Hasit, asokohe pjesë e Mbretërisë Jugosllave. Qe pjesë e një komiteti për pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve. Ngaqë nuk e ndërpreu as mësimdhënien e shqipes pas mbylljes së atyre pak shkollave nga autoritetet jugosllave, as punën e tij për mbledhjen e folklorit dhe ekspeditave arkeologjike, i irritoi autoritetet jugosllave dhe e vranë në në Kodër Rrezina më 14 tetor 1929. Vrasja e tij u pa edhe si rast i fanatizmit të ortodoksisë serbe ndaj katolikëve. Trupi iu bart nga sivëllau i tij françeskan Lorenc Mitroviq përbrinjë dëshmorit tjetër të atdheut, Luigj Paliq.
AT.GJERGJ FISHTA PËR GJEÇOVI-KRYEZIU
Paralelisht me shërbimin meshtarak, ai mblodhi traditat e Shqipërisë Veriore, rrafshit të Mirditës dhe Alpeve Shqiptare, poezinë popullore të malësive, zakonet e të drejtës popullore dhe lëndë etnografike. I raportoi rregullisht kërkimet e tij duke botuar materiale etnografike, arkeologjike dhe histori lokale nëpër të përkohshme të ndryshme të kohës. Ka qenë i pari folklorist shqiptar që ndërmori punë kërkimore në terren sipas kritereve metodologjike të kohës. Përvoja e tij zë fill në periudhën studentore në Bosnje me një punim historik mbi Arqipeshkvinë e Tivarit bashkëautor me sivëllaun Lovro Mihaçeviq, duke punuar të paktën gjashtëmbëdhjetë faqet e para me titullin në latinisht Metropolis Antibarensis. Botimet e para të Gjeçovit janë dymbëdhjetë poezi tek “Albania” e Konicës me emër pende Lkëni i Hasit.
Arkeologjia
Sa i përket shkrimeve arkeologjik, veçohet shkrimi Trashigime thrako-ilirjane botuar po te “Hylli” më 1924. Sipas ditarit të Shuteriqit, më 1924 së bashku me Simon Shuteriqin zbuluan këmbanën e Sopotit të Bërzeshtës. Në Ekspozitën Misionare Botërore të Françeskanëve të hapur më 1925 në Vatikan, Provinca Françeskane Shqiptare u përfaqësua me elemente nga koleksioni arkeologjik i Gjeçovit.
Koleksioni i tij u organizua më tej si muze në mjediset e kuvendit françeskan në Shkodër.