PROF. DR. BERNARD ZOTAJ PËR SHTJEFËN GJEÇOVI –KRYEZIU
Nga shoqata e historianëve ushtarakë të Shqipërisë u përgatitën dokumentat sipas ligjit dhe u shpall dëshmorë At Shtjefën Gjeçovi (Mëhill Gjeçi-Kryeziu). At Shtjefën Kostandin Gjeçovi veprimtar i lëvizjes kombëtare shqiptare, frat françeskan, etnolog, arkeolog, poet e shkrimtar i spikatur, filozof, përhapës i shkollave shqipe në Shqipërinë e këtej Drinit dhe matanë Drinit, “Mësues i popullit”, inisiator për unifikimin e gegërishtes me toskërishten, mbrojtës i paepur i sigurisë së qytetarëve të Vlorës përgjatë Luftës Kombëtare të Vlorës të 1920-ës dhe figurë me përmasa të madha kombëtare. Mëhill Gjeçi-Kryeziu është quajtuar për 22 vjet, nga lindja e tij më 12.7.1874 deri më 29.6.1896, kur e ka ndryshuar emrin në Shtjefën Kostandin Gjeçovi, pasi përfundoi studimet e larta teologjike në Kreshevë të Dalmacisë dhe në rregjistrat françeskan zhduket emri Hilë Gjeçi dhe zëvendësohet me Shtjefën Konstantin Gjeçovi. Faik Konica e ka cilësuar Gjeçovin si, “njeri nga njerëzit më të lartë që ka pasur Shqipëria”, ndërsa albanologu austriak Norbert Jokli e ka quajtur, “punëtor i palodhur në fushën e letrave shqipe”.
TONINI ALIA , Gjate periudhës 1987-1995 ka punuar si shef sektori në Gjegjan të Pukës. Në vitin 1995 ka punuar si administrator i kompanisë private të përpunimit të drurit “ARDENO” shpk. Në fakt, kompania “ARDENO” është themeluar në vitin 1993 dhe është ndër kompanitë e para private të shfrytëzimit dhe përpunimit te druruit në vend. Në vitin 1996 kompania “ARDENO” është certifikuar me ISO 9001-2008 të standarteve europiane.
Që kur u njohem më patë folur se i takon fisit së familjes Gjeçi, Alia, Kryeziu – Gjeçovit.
Për ta dëshmuar këtë Tonin Alia tash e disa vjet punoi në hulumtimin e argumenteve se vërtet i takon asaj loze.
Kësaj radhe Tonini na vjen me një material të thukët e me plot fotografi që konsideroj se janë të mjaftueshme për ta argumentuar së vërtet edhe ai (Tonini) është i familjes së Madhe dhe me nam. Dhe, hulumtimet që i bëri Tonini tashme i futi brenda kopertinave të një libri – “ALIAJT E KRYEZIUT (PUKË) – PARAARDHËS TË GJEÇOVIT”.
Frrok KRISTAJ
Falëndërojmë Tonin Alinë, që për herë të parë na ofroi trungun gjeneaologjik të Familjes Gjeçi, Alia, Kryeziu – Gjeçovi. Të lumte Tonin!