Çertifikatën e Mirënjohjes si dhe letrën e ambasadës angleze në Tiranë e solli vetë atasheu ushtarak pranë ambasadës, nënkolonel Devis Strong, të cilën ia dorzoj djalit të Xhelilit, Adem Zemzade në një ceremoni solemne. Dhe ja se çfarë thotë letra:
“I nderuar Zoti Zemzadja!
Ju faleminderit për letrën tuaj, dërguar nëpërmjet Bashkisë Dibër.
Ju shkruaj në emër të Mbretërisë së Bashkuar për t’ju përcjellë falenderimet tona të sinqerta dhe respektin e thellë për ju dhe familjen tuaj, për shërbimin, guximin dhe sakrificën e përshkruar në dëshminë tuaj.
Mbretëria e Bashkuar është e nderuar të njoh faktin që shtëpia e Xhelil Zemzades në Limjan shërbeu si bazë për forcat Aleate Britanike dhe Anglo-Amerikane që vepronin në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht midis gushtit 1943 dhe majit 1944.
Në një periudhë pushtimi dhe kur rreziku personal ishte gjithmonë i pranishëm, mbështetja e afruar nga familja juaj përfaqësonte një akt të jashtzakonshëm trimërie dhe solidariteti në mbështetje të çështjes aleate.
Veprimet si dhe sakrifica e tyre madhore e mëvonshme hedhin dritë mbi rreziqet e mëdha që mbartën familjet shqiptare, teksa zgjodhën të ishin në anën e lirisë.
Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qëndruan krah për krah gjatë Luftës së Dytë Botërore, në luftën kundër fashizmit dhe okupatorit. Kjo histori e përbashkët lindi jo thjeshtë nga forcat ushtarake në uniformë por edhe nga guximi i civilëve dhe familjeve si e juaja, rezistenca dhe mbështetja e vazhdueshme e të cilëve mundësoi operacionet aleate.
Historia e familjes tuaj është një kujtesë e fuqishme e kësaj lidhjeje të qëndrueshme. Sot si aleat të NATO-s, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria vazhdojnë të jenë e të qëndrojnë sëbashku në mbështetje të sigurisë kolektive, stabilitetit dhe vlerave të përbashkëta demokratike. Partneriteti ynë modern është një dëshmi e gjallë e miqësisë së krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që mbështetet në brezat e rinj, siç e tregon qartë familja juaj.
Ju lutem pranoni falenderimettona më të përzemërta teksa unë me mirësi ju shpreh respektin dhe mirënjohjen tonë për të gjithë antarët e familjes Zemzadja. Shërbimi dhe sakrifica e tyre mbeten një pjesë e rëndësishme e historisë së përbashkët midis dy kombeve tona dhe një simbol i çeliktë i forcës në marrëdhënjet tona midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërinë sot”.