ZEF RROZHANI

Me oficerin Demir Fekollari ka kohë që njihemi, ushtarak i mirë dhe njeri i mrekullueshëm, model i njeriut që la kudo gjurmë të pashlyera mirësie. Një jetë të tërë mes banorëve të Zadrimës në Lezhë, u bë si biri ç’do fshati. Demiri i lindur dhe rritur në një familje të devotshme në Këlcyrë të Permetit, manifestoi kudo virtytet e trungut familiar. Ndaj oficerin e ri e donin dhe e vlersonin të gjithë.
Në bisedat e zakonshme ai fliste për paraardhsit e fisit dhe familjes, dhe ishte krenar që ishte bir i tyre. Por ai në veçanti fliste për gjyshin e tij të paharruarin Mehmet Qerim Fekollarin (Benja), i lindur më 4.9.1880 në fshatin Benjë të Kelcyrës. Si një familje e etur për dije dhe kulturë i ati i Mehmetit shkriu çdo gjë për të arsimuar të birin. Mes shumë mundimesh ai mësoi shkrim dhe këndim duke u dalluar kudo. Shkollën e mesme e mbaroi në Janinë e Selanik, kurse atë për mësues e kreu në Stamboll. Mehmeti djalosh ju përkushtuar dijes. Përveç lëndëve mësimore ai u bë zotrues i gjuhës greke, frënge dhe angleze.
Në vitin 1905 deri në vitin 1920 për arsye ekonomike punoi në disa shtete si në Turqi, Greqi, Francë dhe Amerikë. Përvetësimi i disa gjuhëve ia hapi dyert kudo, falë korrektesës së tij në punë. Në Amerikë u aktivizua në Shoqatën “Vatra”, aty u njoh dhe punoi me Fan Nolin e Faik Konicën, ku shkruante në gazetën “Dielli”. Aty ai u bë i njohur duke u vlerësuar për virtytet e larta atdhetare. Por dashuria për vendlindjen nuk e linite të qetë. Pas shumë këmbënguljesh të vazhdueshme të atyre kollosëve, Mehmeti në moshën dyzet vjeçare vendosi të kthehej në vendlindje.
Sapo erdhi këtu për kater vite me radhë punoi në Nënprefekturën e Këlcyrës, Nënprefekt në Gjirokastër e Prefekt në Kukës. Është për tu theksuar devotshmeria e tij në ato vende ku drejtonte, duke qendruar kurdoherë pranë halleve të shumta sepse vendi ishte nën thundrën e te huajve.
Ta krahasosh një Prefekt të sotëm me veturë moderne e zyra si parajsë, me atë të Mehmet Fekollarit duket si një ëndërr. Po i afrohemi gati një shekull dhe gjurmët e tij në mendjet njerëzore nuk janë shuar nga jugu në veri. Në Shkurt të vitit 1944 mori pjesë në LANÇ ku u rradhit në Brigadën e 6-të Sulmuese me komisar Mustafa Motohitin, ku u ngarkua me detyra drejtuese të Luftës Antifashiste Çlirimtare, ku dha një kontribut të paçmueshëm ne çdo drejtim.
Pas çlirimit në vitin 1945-1957 punoi si mësues në disa fshatra të Përmetit. Në çdo fshat ai punoi me devotshmëri duke përgaditur filiza të rinjë të dijshëm për Shpipërinë. Shtatëdhjet e shtatë vjet jetë ia kushtoi Atdheut dhe arsimit deri sa ndrroi jetë në vitin 1959. Për të përkujtuar këtë personalitet të mrekullueshëm, për kontributin e vyer që dha me shembullin e përkushtimit, Këshilli Bashkiak i Këlcyrës me dt. 28.3.2025 i dha titullin “Qytetar Nderi i Bashkisë Këlcyrë” me motivacionin: “Një nga mësuesit më të hershem të krahinës së Deshnicës e të rrethit të Permetit që dha kontribute të veçanta në mësimdhënjen në shkollat e para në gjuhen shqipe pas vitit 1920, duke përhapur dije e kulturë në kushte të vështira, të prapambetjes arsimore, kulturore e shoqërore të vendit tonë”.
Ndaj nipi i tij sot ushtarak i lartë ecën në gjurmet e atij burri të ditur dhe atdhetar.