Kolonel Trifon Llupo*

Më 31 Mars 2026, Shoqata “ Shkolla Ushtarake Skënderbej”, organizoi një ceremoni perkujtimore në nderim të rënies në fushën e betejës të ish skënderbegasit 28 vjeçar, Indrit Lulzim Cara nga Kavaja.
Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë 13 anëtar të Shoqatës ish skënderbegas të dhe 4 studentë nga Kosova që përgatiten në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura, organizuar nga kryetari i Shoqatës Av. Adem Ajdini.
Kjo ceremoni është vendosur të organizohet nga Bashkia e Kavajës dhe Komuna e Suharekës çdo vit, me rotacion, një vit në Kavajë dhe vitin tjetër nga Komuna Suharekës dhe, këtë vit vendi mikrpitës ishte Komuna e Suharekës.
Stafi i Bashkisë Kavajë u kryesua nga nënkryetari i Bashkisë z. Genci Gjylsheni.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar e Pasardhësve (OBVLP), e përfaqësuar nga n/kryetari i OBVLP, kolonel Trifon Llupo. Masat organizative për pjesëmarrjen e Grupit të Shoqatës “Shkolla Ushtarake Skënderbej” ishin marë shumë të plota nga kryetari Av. Adem Ajdini, duke na dërguar edhe plan-kalendarin e pritjeve dhe aktiviteteve, duke filluar me kërkesën drejtuar Ministrisë Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm për vënien në dispozicion një mjet transporti për 17 pejmarrës, pasi në grup do ishin edhe 4 student të Akademisë Ushtarake nga Kosova, kërkesë e cila u plotësua nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm e Forcave të Armatosura dhe në orën 05:30 të mëngjesit të datës 31 marsit mikrobuzi komod shkoi në të gjitha pikat e takimit dhe u nis në drejtim të Rrugës Kombit, i cili në orën 08:50 kaloi kufirin Shqipëri-Kosovë dhe mori rrugën për në Suharekë, ku ishte lënë takimi i parë i pritjes nga pushteti vendor.
Në orën 10:45 na priti në zyrën e tij, kryetari i Komunës së Rahovecit. z. Bali Muharremaj,
Mbas takimit me kryetarin e komunës ku, unë iu prezantova se përfaqsoj Organizatën e Bashkuar të Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar dhe të Pasardhëve (OBVLP), duke i spjeguar me disa fjalë shkurt për misionin e OBVLP, të cilën e ka drejtuar për 20 vjet, ish komandanti i Divizionit të 5-të., që ka marë pjesë në çlirimin e Kosovës nga pushtuesit nazistë, generali, Heroi i Popullit dhe Nderi i Kombit, Rrahman Parllaku, i cili edhe është plagosur për herë të dytë, gjatë luftimeve këtu në Kosovë dhe tani ka nderin ta drejtojë OBVLP, vajza e gjeneralit Parllaku zonja Tatjana Çakërxhiu(Parlaku).
Kryetari i komunës shprehu vlerësimet dhe respektin për pjesëmarrjen tonë në këtë ceremoni përkujtimore për Heroin e Kosovës dhe të Shqipërisë, Indrit Cara, duke përsëritur ftesën për pjesmarrjen në drekën që do shtrohej nga Komuna Suharekë por, Av. Ademi e falenderoi për ftesën dhe e informoi se grupi i skëndërbegasve do të ishte për drekë në komandën e Batalionit II-të, te komandant Ramiz Çeriqi, i njohur gjatë Luftës me emrin “Luani”, i cili i kishte dhënë “urdhër” si kamundant i Batalionit II-të që një ditë më parë, se për drekë do jëni këtu tek ne, në fshatin Petershtec, ku është i dislokuar Batalioni II-të, me emrin “Ruzhdi Salihu”, emir i dëshmorit të pare “Ruzhdi Salihu”.
Pastaj vazhdoi aktiviteti në Shtëpine e Kulturës “Ukë Bytyçi” e më pas u nis kolona me makinat Fuoristrade për në Malin e Golloshit, ku ngrihet Lapidari i Heroit Kosovës, Indrit Cara, ku folën përfaqësues të Bashkisë Kavajë dhe të Komunës Suharekë e bashkëluftëtarë të heroit Indrit Cara e pastaj u nisëm për në Fshatin Petershtec, ku ishte vendosur Batalioni II-të “Ruzhdi Salihu”. Në orën 14:30 mbrritëm në fshatin Petërshtec, ku na priste Shtabi Batalionit me komandant Ramiz Çeriqi (kom. Luani) dhe kur mbrritëm atje, i gjithë Shtabi kishte dale ke shkallët e hyrjes në Batalion dhe, ne u përshëndetëm e duke na shtërnguar duart vëllezërit tanë të një gjalu e të një Flamuri.
Një diçka shumë e veçantë ishte pritja në Odën e Bataliomit, e cila ishte e shtruar më qilima tradicional e me me shilte rreth e qark, ku u ulëm të gjithë ne, sëbashku me Shtabin e Batalionit.
Komandant Ramizi (Luani) na njohu me rrugën luftarake të Batalionit, me ish efektivët që kishin dhënë jetën për çlirimin e Kosovës, dhe kuptohet në mënyrë të veçantë na foli për Heroin e Kosovës dhe të Shqipërisë Indrit Cara, i cili u largua nga Londra, ku banonte e punonte dhe u rreshtua në radhët e Luftëtarëve me Stemën historike –UÇK-, të cilën e kanë gjithë pjesmarrësit në këtë luftë heroike.
Pastaj u shtrua Dreka për Nderimin tonë në këtë Ceremoni përkujtimore, edhe këtu ishte e veçnta e kesaj dreke, që nuk u ulëm në karrike e tavolina por, sipas traditave të vjetra shqiptare ne Sofrën rrumbullake siç dukemi në fotot e bëra në këtë drekë, e cila u shoqërua edhe me këngët patriotike për ushatrët e rënë në këtë luftë, të ekzekutuara me mjeshtëri artistike nga 4 rapsodët e Batalionit, duke i shoqëruar edhe me të shtënat e nja 20 fishekëve me pistoletë, per të sjellë në vëmendjen tonë ato krisamt e kësaj Lufte të UÇK-ës.
E pas kësaj dreke shumë të pasur me prodhime të fshatit, erdhi edhe fundi i kësaj Ceremonie përkujtimore e Heroit të Kosovës dhe të Shqipërisë, Indrit Cara, duke bërë edhe shumë fotografi me vëllezrit tanë të Batalionit “Ruzhdi Salihu” dhe morëm rrugën e kthimit për në Tiranë, duke mbrritur aty nga ora 21:00.
*Ish skënderbegas &
N/kryetar i OBVLP