PROF. XHEMAL MEÇI
STUDIUES, “MJESHTËR I MADH”
Këshilli i Bashkisë Pukë i ka akorduar titullin “Qyetar Nderi” humanistit dhe filantropit të shquar Gjon Berisha. Nderimi për Gjon Berishën qe aq bindës sa e tregoi me një oratori poetike kolegu e shoku i tij zotni Gjergj Dedë Thaçi, i cili tha se në radhë të parë është mirënjohje dhe respekt për gjithë kontributin e tij. Në rastin e 70 – vjetorit të lindjes dhe të veprimtarisë jetësore, është një nderim i madh jo vetëm për Gjonin dhe familjen Berisha, por parasëgjithash, është mirënjohje, respekt dhe nderim për Pukën, Gjakoven, Shqipërinë dhe për Kosoven, të cilave Gjoni ua dhuroj dashurinë, djersen, mundin, lotët dhe gjakun Prandaj edhe Bashkia Pukë e nderoi duke e shpallur “Qytetar Nderi” të Pukës me 27 mars 2026.
Me t’ju dorëzuar vendimi i Këshillit të Bashkisë Pukë, auditori i sallës 450 vendesh së koncerteve, u ngrit furishëm në këmbë me brohoritje e duartrokitje të zgjatura, bashkë me thirrje të fuqishme vllazërore të gëzueshme, sa dukej si të kishte rënë tërmet. Këngët, vallet, recitimet s’kishin të sosur sa të kujtonin vargjet e këngës së kompozitorit të shquar Pjetër Gacit, “se ç’po gëzon Malësia/ Krenarija jonë”.
Fran Pali, mjeshtër i talentuar, i cili i dha Pukës e gjithë Shqipërisë Violinën e Parë shqiptare ka argumentuar se Gjon Zef Berisha i ka rrënjët në Rajcë të Berishës së Pukës. Ai tregoi faktin se ky është bashkëvendas në 5 brezë me Gjon Zef Berishën. Fill mbas tij Fran Vuka, regjizor e poet recitoi poezinë e sapo krijuar “Mirëseerdhe Gjon Berisha, në Pukën tande plot me pisha…”
“DHURATAT” E CCMUARA PËR GJON BERISHËN
Unë e takova mes dhjetra pukasve për t’i dhuruar Botimin me këngët e rapsodit të mirënjohur Prendush Gega i pagëzuar si “Poeti i Malësisë, Homeri i Maleve.
- Po unë tha!? Dhe tregoi duart bosh. – Ju besoj të leni gjurmët e kësaj dite, në Pukën tonë me memorialin e 110-vjetorit të Pukës këtu. Dëgjoi i vemendshëm dhe buzëqeshi duke tundur kryet me mirëdashje. Po kështu edhe oratorit cicëronit për jetën e bëmat e Gjon Zef Berishës, Gjergj Dedë Thaçit i dhurova plot dashamirësi botimin “Dëshmorët e Atdheut” të Pukës, ku jepen heroizmat e malësorve të Pukës në luftën e përgjakshme me pushtuesit serbo-malazez, që nga Plavë e Guci deri në Vaspas e Shkodër.
Do të ishte me interes që të ribotohej në afro 150 kopje e t’u dhuroheshin në Kosovë familjeve të Dëshmorëve, shkollave e institucioneve shkencore, muzeve etj., ku të dëgjonin se sa guxim e trimëri treguan Pukë e Mirditë në luftën me pushtuesit, “se s’janë mësue me u korit, po janë mësue pushkë me qitë”.
Le të shpresojmë në këto sugjerime për kujtime, siç ka veprue Z.Dedë Maluta me përmendoren e Nënë Terezës, Z.Fran Gjoka Daka me shtatorën e Migjenit me Lulin e Vocërr, siç po vepron tani i nderuari Z.Kadri Morina me rikonstruksionin e Shkollës Muze Migjeni (sado që punimet nuk bëhën pa ndërprerje të gjata nga fakti se edhe Bashkia nuk ushtron kërkesë llogaridhënie).
KUSH ËSHTË GJON BERISHA
Gjon Berisha, ka lindur me 22 shkurt 1956 në fshatin Orize, Gjakovë , ngjitur me fshatin Meje të Gjakovës, aty ku me 27 prill 1999, ka ndodhur masakra më e madhe serbe në Kosovë. Gjithsesi ai e pohon origjinën nga fshati Rajcë i Berishës, Pukë.
Forcat kriminale serbe në Meje të Gjakovës vranë 380 civil shqiptar, në mesin e të cilëve fëmijë, gra dhe të moshuar, masakër që Gjon Zef Berisha e përjetoi me trishtim e urrejtje.
Gjoni shkollen fillore e 8 vjeçare e kreu në fshatin Greikoc të Gjakovës.
Babai i Gjonit, Zef Berisha, duke qenë djalë i vetëm i një burri të shquar Malsor e Pukjan, Mushak Hajdari, ishte i pëndjekur nga regjimi i Serbisë dhe ishJugosllavisë, prandaj arratiset në Shqipërinë e Enver Hoxhës dhe si shumë shqiptarë të tjerë nga Kosova, të cilët arratiseshin ilegalisht në Shqipëri, regjimi komunist e dergoi për afër 10 vjet në kampet i internimit.
Gjoni fëmijërinë e kaloi me gjyshin dhe nënën, në skamje dhe varfëri , si dhe i vëzhguar nga pushteti dhe regjimi policor serbo- jugosllav.
I gjendur në një situatë të vështirë për ekzistencë, në moshën 15 vjeçare , Gjoni largohet nga Kosova dhe vendoset për të punuar në Austri, në punë të rëndë dhe të frikëshme për moshën e tij të njomë, si varrhapës në varrezat në periferi të Vjenës.
Nga Austria ai largohet me punë dhe qendrim në Gjermani dhe për shumë vite nuk mundi të kthehej në Kosovë, sepse nuk donte ta kryente shërbimin ushtarak në armaten serbo-jugosllave sepse mund të arrestohej,ose të vritej si shumë ushtarë shqiptarë Kosovar, të cilët i kthenin në familje si “të vetëvrarë”, mbyllur hermetikisht në arkivole.
Nga Gjermania kujdesej për mirëqenjën e familjes dhe të afërmeve të tij në Gjakovë, pasi qe u punësua në portin e madh të Hamburgut. Më pastaj u mor me gastronomi kurse më vonë e hapi kompaninë e tij imobiliare dhe të ndertimtarisë, duke arritë të kishte mbi 250 puntorë nga Gjermania, Polonia, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Me forcimin e gjendjes ekonomike humanisti dhe filantropi Gjon Berisha filloi mbështetjen e familjarëve, miqëve, nevojtarëve, por edhe të segmenteve të arsimit, kultures, politikës, shëndetësisë dhe informimit në Shqipëri dhe Kosovë.
Me ndërhyrjen brutale të Serbisë në Kosovë duke i hequr autonominë politik-kulturore , në vitin 1989, duke larguar punëtorët shqiptar nga puna, nga shëndetësia, arsimi, policia dhe ekonomia, por Gjoni ishte në mbështetjen e zhvillimeve në Kosovë por edhe të gjendjes së rëndë të Shqipërisë së viteve 1990. Ai mori kontakte me pothuaj të gjithë liderët politik të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, si Pjetër Arbnori, Sali Berisha, Edi Rama, Fatos Nano, Ilir Meta, Zef Bushati, Xhezair Zaganjori, Ylli Pepo nga RTSH, pastaj me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë, të cilët i takonte në Tiranë, apo i priste në vilen e tij të pagëzuar “Villa Berisha Albania”, në Hamburg të Gjermanisë, e cila ishte strehe apo si një “ambasadë” shqiptare e qindra politikanëve, veprimtarëve, intelektualëve dhe misionarëve të çështjes kombëtare si Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Isa Mustafa, Anton Qetta, Mark Krasniqi, Gjergj Dedaj, Lazer Krasniqi, vëllëzerit altruist e atdhetar Simon e Mikel Kuzhnini, Hoxhë Idriz Kokrruki, Ipeshkvët Mark Sopi e Don Lush Gjergji, pa dallime dhe ngjyrime politike, ideologjike apo fetare.
Me rastin e fillimit të luftës së armatosur në Kosovë, ndërmjet UÇK dhe forcave serbe të Millosheviçit, 1998/1999, me çrast vriteshin mijëra shqiptarë të Kosovës, siç dihet ndodhi në vendlindjen e Gjonit edhe masakra e madhe në Meje të Gjakovës në pranveren e vitit të përgjakshëm 1999, kur filloi terrori, vrasjet dhe spastrimi i dhunshëm etnik i qindra mijëra kosovarëve, të cilët ia mësyen Maqedonisë dhe Shqipërisë, ku ua hapen zemrat dhe shtëpitë për vëllëzërit nga Kosova. Gjoni erdhi në Shqipëri, duke ndihmuar ata që kishin nevojë financiare, duke përfshirë edhe shumë pjesëtar të UÇK-së.
Me të përfunduar lufta Gjoni kthehet në Kosovë, për të ndihmuar kalimin e pasojave të luftës heroike të popullit të Kosovës.
Për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, TMK, Gjoni organizoj bashkatdhetarët në Hamburg për të ndihmuar TMK me veshëmbathje dhe pajisje tjera të nevojshme. Ndër vlerat dhe virtytet unike dhe të veçante është se Gjon Berisha kurrë nuk ka kërkuar t’i kthehen në asnjë mënyrë ato ndihma të shumta qe ka dhënë, madje as t’i përmenden, duke mos kërkuar shpërblim dhe asnjë privlegj për kontributin e tij historik. Janë disa miq dhe njerzë të tjerë si Gjergj Dedë Thaçi i Bugjonit të cilët sëpaku nuk e kanë harrur kontributin e tij kolosal, duke e nderuar me ndonjë falenderim, mirënjohje dhe respekt për ta provokuar heshtjen dhe modestinë e tij prej virtytit të Malsorit Pukjanë, i cili ndjehet shumë mirë kur të tjerët ndjehen mire. Me interes ishte dokumentari për Gjon Zef Berishen nga Nikolin Deda.
Megjithate janë shume institucione shtetërore të cilat e kanë nderuar personalitetin dhe kontributin e Pukjanit Gjon Zef Berisha, me titullin: AMBASADOR NDERI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS, në vitin 2019 me vendim të Presidentit të Repubkikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Gjon Berisha ishte nderuar me MEDALJEN E PAVARËSISË SË KOSOVËS, më 2018, me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, për kontributin e dhënë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Ambasadori i Nderit i Kosovës, Gjon Berisha ishte nderuar edhe nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Trupat Mbrojtëse të Kosovës, Shoqata DEA e Artistëve Shqiptar të Kroacisë, është nderuar edhe me Mirënjohjen e Partisë Liberale të Kosovës “Marije Shllaku” të heroinës Shkodrane e pushkatuar në Kosovë, në vitin 1946, për aktivitetin e krijimit të Shqipërisë Etnike; si dhe një mori fletëfalenderimesh dhe mirënjohje të tjera për kontributin e tij atdhetar, historik dhe humanitar në dekadat më të vështira të çështjes kombëtare dhe të Kosovës martire.