Halil RAMA

(vijon nga fq.1)

Drejtësia s’mund të përmbushet duke i dënuar të pafajshmit
Drejtësia për viktimat nuk mund të nderohet duke ndjekur penalisht të pafajshmit, pajtimi nuk mund të ndodhë përmes ndjekjeve penale selektive dhe të bazuara në etni”, ka thënë Thaçi në komentet e tij përfundimtare përpara gjykatës para vendimit, i cili pritet brenda tre muajsh.
Thaçi, 57 vjeç, i përshkroi akuzat e prokurorisë se ai dhe të bashkëpandehurit organizuan një fushatë të dhunshme për të fituar kontrollin politik të Kosovës si “të pavërteta, krejtësisht absurde dhe thellësisht ofenduese”. Ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se “Prokuroria nuk pati kapacitetin të provojë asgjë të ngjashme sepse nuk ka asgjë të ngjashme në aktivitetin e 4 udhëheqësve të UÇK. Nuk ka asnjë lidhje aktiviteti i tyre dhe i UÇK mbi terrorin mbi popullsisë civile, spastrimin etnik, varret masive të njerëzve të pafajshëm, shënjestrimin e fëmijëve dhe grave nga snajperët e vendosur aty me këtë qëllim apo me përdhunime e vrasje, mbytje njerëzish në lumë. Asgjë. Ata katër burra nuk u armatosën për të ndërtuar një politikë shfarosjeje, por u armatosën kundër një politike shfarosëse.
Nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre në një territor të huaj, por për të hequr qafe sundimin e të huajve në tokën e tyre.”
Sipas Z. Ramaj, gjyqi ndaj ish krerëve është një plan që ka nisur nga raporti famëkeq i Dick Martyt për trafik organesh, për të cilin tha se uron që të mos gjejë kurrë prehje aty ku është”.

KËRKESA E KRYEMINISTRIT RAMA PËR PRESIDENTIN TRUMP:
Të bëjmë diçka para se gjëra shumë të këqija të ndodhin sërish”.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Bordit të Paqes më 19 shkurt 2026, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu drejtua Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke ngritur çështjen e liderëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës që po gjykohen në Hagë, me theks të veçantë te ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Presidenti i Kosovës ka kaluar 6 vjet në një paraburgim nga një Gjykatë e Posaçme në Hagë sponsorizuar nga një sërë vende demokratike pranishme këtu që duhet të vijë turp nga ajo drejtësi ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar prokurori kërkoi 45 vjet burigm për të. Vala e poshtërimit në tërësinë e një vendi paqedashës dhe në këtë moment ka disa muaj me një rezultat shkatërrimtar të një gjykate që ka dështuar. Për hir të Zotit, zoti president të bëjmë diçka para se gjëra shumë të këqija të ndodhin sërish”.