• KRYESIA E OBVLP I UROI DITËLINDJEN N/KRYETARIT TË OBVLP TRIFON LLUPO, I CILI MBAN MBI SUPE TREÇEREK SHEKULLI (75 VJET) KARRIERË USHTARAKE E CIVILE SHEMBULLORE
Në ditëlindjen e 75-të Kryesia e OBVLP, ndërsa e ka uruar përzemërisht e ka vlerësuar nënkryetarin Trifon Llupo me titullin “NDERI DHE KRENARIA E ORGANIZATËS”, me motivacionin “Për kontributin e tij si Nënkryetar i Organizatës, duke evidentuar dhe promovuar LANÇ e personalitetet e saj dhe për konsolidimin e strukturave të OBVLP, sipas përvojës së tij dhjetra vjeçare si kuadër shembullor i Ushtrisë Shqiptare.
Trifon Filip (Lipi) Llupo ka lindur në Lushnje më 08. 02. 1951, kur Shqipëria ishte duke rënkuar akoma nga plagët e Luftës Dytë Botërore dhe po luftonte për “shërimin” e tyre.
Edhe babai i Trifonit, që thirrej Lipi nga shokë e tij, tani i ishte kthyer familjes prej 6 antarësh, pas përfundimit të Luftës Nacionalçlirimtare.
Rreshtimi i Babait në radhët e Formacioneve partizane, ka një veçori të veçantë sepse ai edhe duke qenë djal i vetëm iu përgjigjë Thirrjes së Frontit të Këshillit Nacionalçlirimtar dhe u rreshtua në radhët e Grupit Partizan të Myzeqesë që në krijim, në Shtator të vitit 1943 dhe pastaj në radhët e Brigatës 16 sulmuese, që u krijua në Therepel të Skraparit, ku u rreshtua Grupi Partizan i Myzeqesë
Pra, Trifoni rrjedh nga një familje patriotike e liridashëse dhe këto veti e virtyte i ka bërë të vetat dhe i promovon më së miri edhe tani.
Megjithse një familje e madhe, prindërit e Trifonit me sakrificat e mëdha të kohës arritën që t’i arsimojnë të 7 fëmijët me arsim të lartë, duke i bërë kuadro të denjë për ti shërbyer Atdheut, ashtu siç i doli për zot Atdheut, babai i tij edhe djali vetëm, dje në luftë.
Trifoni pasi kreu arsimin 7 vjeçar në fashtin e tij të lindjes erdhi dhe kreu arsimin e mesëm në Shkollën Ushtarake Skëndëerbej” në Tiranë, dhe më vonë kreu edhe Arsimin e lart ushtarak duke i shërbyer Atdheut në radhët e Forcave të Armatosura, në funksione të larta, deri Shef i Sektorit Ushtarak në Ministrinë e Burimeve Minerare dhe Energjitikës, duke dalë ne rezerve me gradën Kolonel dhe më pas, u fut në organikën e Ministrisë Brendëshme, përsëri me funksione të larta deri Shef Sektori e zv. drejtor i Policisë Zjarrfikëse dhe Shpëtimit, me gradën Komisar në Lirim.
Trifoni ka një kontribut modest edhe gjatë Luftës për çlirimin e Kosovës, pasi ai u përfshi në mbështetje të kësaj Lufte nga Komisariati i Lartë i Refugjatëve i Organizatës së Kombeve të Bashkuara,(UNHCR).
Në fillim UHHCR hapi Zyrën Qendrore të saj pranë qeverisë shqiptare, të kryesuar nga Fatos Nano, në Ministrinë e Pushtetit Lokal, ndërsa zyra e parë lokale u hap në Bajram Curri, Kukës, pasi kishin filluar bombardimet e NATO- s, në Kosovë dhe filluan të vijnë refugjatët e parë në Bajram Curri.
Ai në fillim u emërua në funksionin Kryetar i Zyrës në Bajram Curri dhe kur u rrit fluksi e u shpërndanë të ardhurit (Refugjatët) nga Kosova në disa qarqe të vendit, u transferua Kryetar i Zyrës Refugjatëve i Qarkut të Durrësit deri në përfundim të misionit të UNHCR-s.
Zyra e findit që u mbyll në Mars të vitit 1991, ishte Zyra e Durrësit, ku u organizua Procesi i Votimit për zgjedhjet e para në Kosovë pas luftës.
Këto zgjedhje u organizuan nën kujdestarinë e nën patronazhin e UNHCR-ës dhe Trifoni u ngarkua si Kryetar i Qendrës Votimit në Durrës, për Zgjedhjet e para në Kosovë, ku do votonin të gjithë shtetasit e Kosovës, që ndodheshin në Shqipëri, që nuk ishin kthyer në shtëpitë e tyre.
Krahas këtyre detyrave e funksioneve të larta në administratën shtetërore e publike, Trifoni është aktivizuar edhe në jetën shoqërore, duke u dalluar edhe këtu, si një aktivist i shquar për mbrojtjen e traditave patriotike e atdhetare. Ashtu si babai i tij, partiazani Filip (Lipi) Llupo, i cili edhe duke qenë djali i vetëm i Familjes Andon Llupo, që iu përgjigj Thirrjes së Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, edhe Trifoni iu përgjigjë dëshirës dhe vlerësimit që kishte për të, ish Komandanti i Divizionit të 5-të, që e ndoqi bishën naziste deri jashtë kufijve të Shqipërisë, deri në Vishegrad të Jugosllavisë, “Heroi i Popullit” dhe “Nderi i Kombit” gjeneral Rrahman Parllaku, drejtuesi për 20 vjet i Organizatës Bashkuar të Veteranëve të Luftës dhe Pasardhësve(OVBLP). Trifoni u bë antar i OBVLP dhe që nga ajo ditë që i premtoi kryetarit të OBVLP, gjeneral Parllakut, ai ka punuar e punon me përkushtim për realizimin e misionit për të cilin është krijuar OBVLP, për të mbajtur lart traditat e popullit shqiptar dhe trashëgimin e propagandimin e traditave të Luftrave të popullit Shqiptar për Liri e Pavarësi.
Trifoni që nga kuvendi i VIII-të është zgjedhur antar i Kryesisë së Kuvendit Kombëtar e deri në funksionin e lart të N/kryetarit të Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës dhe Pasardhësve (OBVLP) në Kuvendin e X- të, mbajtur në datën 26. 07. 2024 dhe vazhdon ta kryejë me përkushtim këtë detyrë.