Poeti Dritëro Agolli, asokohe gazetar në gazetën “ Zëri i Popullit” shkroi poemën “Dhjetë sy” , ku e përshkruan me detaje reale dhe artistike rënien e tyre në krye të detyrës, gëlltitjen e tyre nga dëbora e madhe.
Ja disa fragmente kryesore të poemës:
…Mes mjegullës së dendur
Pas njëri tjetrit
Pesë kufitarë
…Pesë gjokse shkëmbi
Përmes furtunës..
Erë e stuhi … …
I pari ra nga kosa e furtunës
Përmbi qerpik
u shkrinë flokë bore
Shikoi mes ëndrrës
Nënën pranë Bunës..
Borigat
Edhe tokën prindërore.
Ç’të shihte tjetër?!
S’kishte as të dashur,
As motra,
As vëllezër,
As baba…
I erdhi keq
Që nënën
buzëplasur,
Të thinjur,
Pranë lumit Bunë e la. …
Në bjeshkë
Rrinin hapur
Dhjetë sy;
Dy sy u mbyllën si agim mbi lumë,
Dy krahë
mbi dëborë ranë …
I dyti,
Që mbi shpatull
mbante shokun
Filloi të shihte
Yje mes shtrëngatës
Shtrëngoi
Me njërën dorë ballin
Kokën;
U vrenjt
Dhe ra
mes mjegullës së natës…
Dhe ende mbante
Shokun përmbi shpinë. …
Të tjerët ndoqën rrugën e përpjetë
Dhe fshesa-erë
Fshinte
Shenja …
Gjurmë…
Dhe katër sy
U mbyllën vrik për jetë
Kur tatëpjetë
ortiqet bënin zhurmë.
…Edhe i katërti u shtri si tre të tjerët
E kush mund të mendonte
Se një ditë
Një ditë në mëngjes të ftohtë
Herët,
Një telegram i hidhur do të vinte :
Dhe babës do t’i thoshte: S’ke më djalë!
Dhe mua do më thoshte: S’ke më shok!
…Dhe mbeti
Vetëm njëri
Nëpër bjeshkë,
Të tjerët, si ndër përralla
Gur u bënë …
Dhe mbeti vetëm njëri
Por s’u ndal …
Te qafë e Ali Çelës erdh;
Shtrëngoi automatikun
Dhe u ul
Si të ishte në llogore,
U mbështet
Plot llahtarë
Era fryu : E mbushi gropa
Kallkan e bëri kufitarin
Dhe mbet si karakoll i tmershëm
Me sy çelë
Eh, qafë e Ali Çelës,
Ali Çelë !
…Te ky obelisk pishe
Mbi përrua
Këtu dëborë e maleve të lartë
E flakur nga tufani i tërbuar
I mbylli dhjetë sy
Të zez, të kaltër:
I mbylli dhjetë sy të dashuruar….
E kush më mirë se Dritëroi ynë i Madh do ta përshkruante heroizmin e 5 heronjve të bardhësisë ?!