Në përkujtim të luftës, jetës dhe veprës të antifashistes Anastasia (Cia) Jani Mandro (12.9.1923 – 25.4.2020) dhe vëllait të saj Dhimitër Mandro (1921-1985)

Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI

Vlora e flamurit me shkëlqimin vezullues të vajzave partizane
Nëse kërkojmë në kujtesën historike të mbi tetë dekadave më parë e deri më sot për vajzat e gratë vlonjate është një emër i shquar Anastasia (Cia) Mandro. Ajo bënnte pjesë në armatën e antiashistëve që përmbushën detyrën ndaj Atdheut dhe kombit në kohët më të rrezikuara të pushtimit. Emri i saj ndrin në emrat e luftëtarëve që shkruan epope lirie e çlirimi në librat e Luftës Nacionalçlirmitare. Është fakt se vajzat dhe gratë shqiptare gjatë luftës antifashiste u bënë aktor dhe faktor në historinë tonë kombëtare. Gratë shqiptare përgjatë shekujve të mbijetesës nga pushtuesit kanë luftuar krah për krah vëllezërve, luftëtarëve të lirisë dhe kanë qenë burim frymëzimi nëpër breza. Në djepet vlonjate, të Labërisë dhe mbarë Shqipërisë janë përkundur trimëresha, heroina, janë përkundur ëndërrat e lirisë së truallit arbëror. Gratë shqiptare që shkruan lavdi me gjakun e tyre janë të shumta në të gjitha betejat, por veçanërisht përgjatë LANÇ-it në rreshtat partizane u rreshtuan qindra gra e vajza në formacionet luftarake, pa llogaritur qindra mijëra të tjera që mbështetën luftën në të gjitha frontet luftarake. Mbi 6000 gra dhe vajza shqiptare shkruan denjësisht me shkronja të arta në panteonin e kombit heroizëm, guxim, trimëri, mençuri dhe përgjakje me bishën nazifashiste. Në luftën partizane në përballje me ushtrinë naziste, u plagos dy herë gjatë LANÇ-it dhe vajza vlonjate Anastasia (Cia) Mandro, e bija e Janit dhe Aspasisë. U derdh shumë gjak për të bindur lirinë dhe çlirimin e Atdheut nga robëria nazifashiste. Disa prej tyre që i “kurseu” plumbi i armikut, lufta i rriti si luftëtare dhe drejtuese të formacioneve partizane. Qëndresa e vajzave vlonjate dhe të gjithë Shqipërisë çuditi edhe vet hitlerianët, kur iu desh të përballej me qëndrimin e tyre edhe përpara litarit apo skuadrave të pushkatimit. Qëndrimet e Bule Naipit, Persefoni Kokëdhimës, Fato Berberit përpara litarit i dhanë vlera e shkëlqim heroizmit të vajzave dhe grave shqiptare në atë luftë. Lufta çlirimtare pati shumë gjak të derdhur, por dhe shumë të plagosur, që u bënë kurora e lavdisë partizane. Vajza vlonjate Cia Mandro doli partizane bashkë me të vëllain Dhimitrin e vendosur dhe krenare për ndërmarrjen më të vështirë të jetës, mori dy plagë lufte por që u mundësua që të shpëtonte nga kthetrat e vdekjes, edhe me mbështetjen e Shtabit Aleat të Mesdheut në Itali. Gjatë transportimit kishte humbur shumë gjak deri përtej Adriatikut në Bari, përmes një shtegu të vështrirë dhe jashtëzakonisht kompleks, në kushtet kur bregdeti dhe portet ishin të zaptuara nga pushtuesit gjermanë. Transportimi është bërë nga shpella e famshme e Karaburunit, që ishte në zotërim të forcave aleate si një pikë strategjike e linjës së komunikimit me Shtabin e Mesdheut, ku në fakt janë mjekuar dhjetra partizanë të plagosur rëndë dhe shpëtuan për ta parë Shqipërinë të lirë.

Të lindur në Vlorën e flamurit, të pavarësisë, të vatrës atdhetare të shqiptarizmës
Vlora e flamurit dhe Pavarësisë, simbolikës së qëndresës e mbijetesës ndaj pushtimeve ishte në ballë edhe në luftën e madhe antifashiste. Bijtë e bijat e saj shkruan epope mençurie dhe trimërie përballë fashizmit italian që më 1920-tën. Në Vlorë bazat e sigurta antifashiste sikurse janë të dokumentuara, që shkojnë në më shumë se 350 shtëpi baza lufte, nga të cilat po përmendim disa prej tyre Familja Bule Imami, Fadil Dauti, Xhavit e Qemal Mehmeti, Jani dhe Aspasi Mandro, Shaqo e Toli Arapi, Mitat e Lef Sallata, Shefqet Veshi, Shefqet Cenko, Ervehe Gorishti, Hyrie Drenova nëna e tre vajzave partizane të Ylvies, Hanës dhe Faries, Stoli e Sali Bahaj, Teme Alushi, Bexhet Zyberi, Petrit Bisha, Ruhije Zahaj, Ymer Picari, Shefqet Resuli, Hajro Çakërri, Emine Çela, Faik Imeraj, Namik Xhafa, Osmën Xhemali, Sezai Agalliu, Rexhep e Nuri Arapi nga ku kanë dalë nëntë partizanë, Hamza Xhuka nga Peja, që i dha luftës 4 partizanë e partizane, Dushan Aliko, Riza Taushani, Xhevit e Qemal Malaj Zyra Radhima, Hasan Doçi, Dalip Sako dhe shumë të tjera.
Gjeneral Rrahman Parllaku në librin “Mirënjohje familjeve vlonjate, që më mbajtën si birin e tyre”, Tiranë, 2007, faqe 158-159 shkruan: “..nga kujtimet me familjen e Jani dhe Aspasi Mandros. Xha Jani, bashkë me një ortak merrej me tregëti. Familja e tij bënte një jetë qytetare të rregullt, edukonte e shkollonte fëmijët e ndër tyre …Dhimitrin, Cien (Anastasia). Nënë Aspasia kur ishte martuar me Xha Janin, ja shtuan gjallërinë oxhakun “Mandro”.. kjo familje jetonte në harmoni të plotë. Nënë Aspasia fëmijët i kishte në luftë, por kujdes të veçantë tregonte për vajzën Cien. Familja e xha Janit ishte streha e përhershme e njësiteve guerrile..”. Bazat e LANÇ-it janë plotësisht të dokumentuara tek Muzeu historik i luftës në Vlorë. Shtëpia e Jani Mandros ishte me dy kate, ndërsa kati i dytë shërbente si bazë ku përgatiteshin komunikatat dhe thirrjet për luftë kundër fashizmit, ishte bazë e sigurtë e njësiteve guerrile, ndërkohë që shumë shtëpi fqinje të lagjes”. Në fillim të vitit 1942 u krijuan dy njësite guerrile që ishin skelet i ushtrisë së ardhëshme të çetave partizane në trevën vlonjate. I pari me Arif Haskon, “Patrioti” dhe pjestar Et’hem Gjinushi “Goliku”, Vehbi Hoxha, Koço Kllapi, Shyqyri Alimerko, Teli Ndini, Rrahman Parllaku, Dhimitër Mandro; ndërsa i dyti, i rinisë me përgjegjës Hito Çako, Babaçe Faiku, Ismet Çakërri, Fadil Dauti, Hidai Bejo, Kristaq Çali, Shaqo Arapi, Hajredin Bylyshi, Mumin Selami, Barjam Tushi, Hiqmet Buzi. Organizimi i parë i demostratës së bukës ishte më 9.3.1942, që udhëhiqej nga Komiteti Qarkor i Vlorës dhe Hysni Kapo. Si në gjithë luftrat për liri edhe gjatë LANÇ-it Vlora, bijtë dhe bijat e saj i dhanë ipulse të fuqishme lirie si një ndër trevat më të përgjakshme të vendit ku në tërësi Zona e Parë Operative me aktivitet në mbi 6000 km² ka dëshmorët më të shumtë të rënë në luftë për çlirim, prandaj dëshmorët dhe gjithë antifashistët që rrokën armët gjatë LANÇ-it meritojnë nderimin e mirënjohje mbarëkombëtare.

Anastasia (Cia) Mandro me armë në dorë për lirinë e
Atdheut

Anastasia (Cia) Mandro ishte lindur më 12 të Vjeshtës së Parë (shtator) të vitit 1923 në qytetin e Vlorës në lagjen e vjetër dhe të njohur “Muradije”. Edhe pse emri i saj ishte “Anastasia” që do të thotë “ringjallje”, por që babai ja vendosi për ringjallje të shqiptarizmës, pasi ajo erdhi në jetë në kohë të vështrirë. Anastasinë pushtimi i 7 prillit 1939-ës e gjeti në moshën 16 vjeçare. Ajo nuk pranonte përkëdhelitë prindërore përpara robërimit fashist. Kështu që nuk kishte më fëmijëri për të dhe për dy vëllezërit më të mëdhenj dhe një vëlla më të vogël. Oxhaku “Mandro” ku erdhi në jetë Cia ishte një vatër e ngrohtë atdhetarie e patriotizmi, me prindër që gëzonin respekt në mbarë qytetarinë vlonjate, me trashëgimi të spikatur për atdhedashuri dhe përkushtim në breza, bashkë me familjet e tjera me rrënjë vlonjate. Fëmijërinë e shkoi në shkollën qytatase ku ishte e etur për dritë diturie dhe shquhej për rrezultare shumë të larta dhe kjo u vërtetua që edhe shkollimi i saj ishte tepër cilësor por pas lufte dhe sidomos pas shërimit të dy plagëve të marra në luftën antifashiste partizane. Shkollimi i saj u ndërpre për shkak të luftës dhe shkolla e luftës për Cian ishte më shumë se një universitet. Cia Mandro kishte marrë pjesë bashkë me vëllezërit në njësitet guerrile të qytetit të Vlorës. Aktiviteti i tyre kulmoi me pjesëmarrjen masive për demonstratën e bukës më 9.3.1942. Cia ishte pjesëmarrëse bashkë me vëllezërit e saj në përleshjen me milicët fashistë më 7.8.1942 te sheshi Flamurit, ku vritet antari i njësiteve guerile Teli Ndini duke shpërndarë trakte; por dhe hedhja në erë e depove në Radhimë me dinamit më 9.8.1942 nga Shyqyri Alimerko, duke e ndezur me fitil e eshkë ishte fryt i punës aktive të njësiteve guerrile, ku bënte pjesë edhe Cia Mandro familjarisht. Në kohën kur lufta çlirimtare kishte marrë hov të madh dhe pushtuesi kishte hëngër grushte të fuqishëm nga formacionet e porsakrijuara partizane edhe në qytet për motër e vëlla për Cian dhe Dhimitrin ishte “mbushur kupa” dhe nuk mund të qëndronin më në ilegalitet. Rruga e lavdishme partizane ishte plotësisht e hapur për ta. Ndër misionet vendimtare në qytetin e Vlorës ishte rrëmbimi i shtypshkronjës dhe dërgimi i saj në një zonë të sigurtë, një veprim plotësisht i organizuar dhe koordinuar ku morën pjesë vëlla e motër Dhimitër e Cia Mandro. Në rreshtat partizane Anastasia (Cia) Mandro gjeti mjaft shoqe të idealit, antifashiste të vendosura sikurse ishte Zonja Çurre dhe shoqe të tjera të saj si: Hanko Muço, Jeta Veshi, Afërdita Thanasi, Inajete Ramadani, Rana Thani, Gjena Shanko, Hyrvete Halimi, Donika Çakërri, Naile Ferra, Stoli Xhemali, Kanerina Sulo, Liri Aranitasi, etj. Ishin mbi 50 gra e vajza partizane vlonjate dhe nga gjithë Labëria. (Historiku BrVS, Tiranë, 1989, faqe 129). Në rreshtat partizane publikuan “Buçitja” (1944) e Brigadës V Sulmuese, një gazetë e zjartë antifashiste. Në një prej luftimeve të Brigadës trimëresha dhe vajza guximtare e Vlorës mori dy plagë të rënda por me barrel u transportua në Bregdet dhe prej andej me anijet e aleatëve drejt Barit, ku ishte instaluar Shtabi Aleat i Mesdheut që mbështeste luftën tonë. Doktorët e shpëtuan nga kthetrat e vdekjes Cia Mandron, për të jetuar gjatë dhe për të shërtbyer denjësisht shtetit të ri shqiptar të pas luftës.
Atje në Bari mësoi edhe për vrasjen e shoqes së saj të ngushtë Zonjës, bijës së Arif dhe Salihe Çurre. Më 22.7.1944, kur Brigada e saj zhvillonte luftime të ashpra dhe batalioni i katërt luftonte në Qafë Shkallë të Klosit në këto luftime ra Zonja Çurre, një trimëreshë dhe shoqe e betejave të panumërta partizane. Për luftimet e përgjakshme të Qafë Shkallë të Klosit, ku ra heroikisht Zonja Çurre, lajmi në Bari të Italisë për Cian ishte një moment i prekshëm dhe i dhimbshëm, që po i shkëputej një copëz e shpirtit, por e ngushëllonin ditët e lirisë që po afronin për Atdheun. Anastasia u kthye në Vlorë bashkë me lirinë plotësisht e shëruar, e gatshme për përgjegjësi të reja. Kur përmendim emrin e Cia dhe Dhimitër Mandro si emra mjaft të njohur në Vlorë, menjëherë kujtojmë teknikën e shtypit, shtypshkronja dhe shtypshkrimet, propaganda aq e nevojshme gjatë luftës, për Brigadën e Pestë Sulmuese dhe gazetën e saj gjatë luftës “Buçitja”. Ata ishin në radhët e para të luftës në rreshtat partizane, në Vlorën heroike dhe në brigadën heroike “Hero i Popullit”. Publikimet për këtë grua janë të pakta, por kujtohet nga publikimi i ing. Anesti Çaushit në gazetën “Intervista” më 6.12.2014 (nr.1083), ku flet për familjen e Jani Mandros në lagjen “Muradije”, për fëmijët që merituan emrin e ndritur të antifashistëve që lanë emër të shquar të luftëtarëve të LANÇ-it në Brigadën e Pestë Sulmuese. Anastasia është nderuar me dhjetra dekorata, medalje e urdhëra të luftës dhe të punës si dhe më 2025 për të përjetësuar kujtimin e kësaj gruaje të hekurt antifashiste është realizuar një bust në bronz, nga artisti gjirokastrit nga Picari Emanuel Koko, një punim mjeshtëror, që ka derdhur talentin plot vërtetësi dhe objektivitet. Pavdekësia shoqëron gjithë kontribuesit e kombit shqiptar.
Burimet e Studimit: Të dhëna arkivore si dhe nga zyrat e Organizatës së Dëshmorëve dhe të Veteranëve në Vlorë dhe në Tiranë; të dhëna nga Periodiku i gazetave në Bibliotekën Kombëtare, gazeta “Korieri”,“Telegraf”, “Ndryshe”, “National”, “Kushtrim Brezash”, Revista “Pavdekësia”, gazeta “Labëria”, gazeta “Zëri i Vlorës”, gazeta “Fushëbardha” për formacionet luftarake partizane në Labëri; Materiale nga seria “Yje të Pashuar” të shkrimtarit Resul Bedo, nga shkrimtari Qamil Buxheli, Andrea Varfi, “Dita” Mbi vrasjen e Ali Demit “Hero i Popullit”, të dhëna nga libri Historiku i Brigadës V Sulmuese, Tiranë, 1989, hartuar nga një grup ish-luftëtarësh të BRVS; të dhëna historike nga Departamenti i Historisë në Akademinë e Forcave të Armatosura; Kujtime nga LANÇ-it, “Populli na ndihmoi për funksionimin e shtypshkronjës partizane” të shkruar nga veterani i LANÇ Qazim Skëndo Nanaj; Zaho Golemi, Vështrim mbi organizimin dhe ndihmesën e formacioneve me ushtarakë të huaj në radhët e Ushtrisë NÇ Shqiptare (UNÇSH)” dhe “Aleatët anglo-amerikanë në vendin tonë gjatë periudhës së Luftës, 1943-1946”; Dhimitër Mandro, Aspekte të krizës së sotme në…”, Red. Lulzim Hana; redaktoi: Harilla Papajorgji, Elmaz Bimi, Tiranë, 1979; Bexhet Rrapaj: Shkëndijat e para të LANÇ-it, lufta ilegale dhe guerilase, sipas gazetës “Telegraf”, datë 1.11.2023; Filip Rrumbullaku, Dekorimet nga Princ Vidi deri më sot, Tiranë: SHB “Onufri”, faqe 283; Hiqmet Zane, gazeta “Dita” më datë 28.9.2020; të dhëna nga “Misioni ushtarak shqiptar, pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Aleate të Mesdheut në Bari”, që veproi nga korriku 1944 (fillimisht 4 shqiptarë) deri më qershor 1946 (misioni kishte 33 vetë në fazën përmbyllese) dhe nga drejtuesit shqiptarë kanë qenë fillimisht Bedri Spahiu dhe më vonë Kadri Hoxha; të dhëna nga arkivi familjar; Anesti Çaushi, gazeta “Intervista” në kujtim të Cia Mandros, më 6.12.2014 (nr.1083), të dhëna dhe foto nga arkivi familjar, “Historiku i grave dhe vajzave të Vlorës gjatë LANÇ-it”, (hartuar nën drejtimin e ish-komisarit të BrVS Hysni Kapo, viti 1969 në kuadrin e evidentimit dhe krijimit të historikëve të formacioneve të mëdha të LANÇ-it.