Brigada e VI-të Sulmuese, për kontributin e saj të vyer në luftën për çlirimin e atdheut u quajt “Heroinë e Popullit”. Ajo u krijua në Përmet më 26 janar 1944 në kulmin e operacionit armik të dimrit.
Brigada e VI-të u themelua nga shkrirja e çetave “Çerçiz Topulli”, “Hajredin Tremishti”, “Avni Rrustemi” dhe “Toto Bolena”. Me këto çeta u krijua batalioni i parë më 7 gusht 1943, që u quajt “Asim Zeneli”.Komandantët dhe komisarët e kësaj brigade qenë sipas radhës: Komandant Tahir Kadare; Komisar Mustafa Matohiti; Zv. Komandantw: Riza Veipi, Jaho Gjoliku, Haki Toska, Sotir Filto dhe Xhule Çiraku
Ishte e para brigadë partizane në Qarkun e Gjirokastrës dhe në përbërjen e saj u rreshtuan batalione partizane të këtij qarku, të cilët ishin sprovuar në fushën e luftës dhe kishin fituar një përvojë të madhe. Ajo përshkoi një rrugë të gjatë luftarake ku dhanë jetën 203 dëshmorë nga të cilët 10 heronj të popullit. Sakrificat e saj ishin të panumërta, kontributi i saj ishte i madh në clirimin e disa qyteteve dhe krahinave të vendit. Në luftimet e zhvilluara spikati gjithmonë guximi dhe trimëria. Rruga luftarake e saj ishte e lavdishme dhe heroike.
Heroizmin e partizanwve tw kwsaj brigade populli e pwrjetwsoi nw kwngwn:

“Dil nëno dhe shiko jashtë,
si lufton Brigada e gjashtë.
Trimat tanë të Shqipërisë,
sollën dritën e lirisë,
në këtë tokë plumb të rëndë,
me mençuri, pushkë dhe këngë…”

Sot pas 82 vjetësh në përkujtim të kësaj dite historike me krenari shprehim respektin dhe mirënjohjen për të gjithë ata që u angzhuan në këtë luftë të rëndësishme për lirinë e vendit. Kjo ditë ishte zanafilla e realizimit të shumë ëndrravë për atdheun tonë me sakrificat e së djeshmes dhe punën e sotme për të ecur përpara në rrugën e progresit dhe zhvillimit duke u përpjekur për të bërë më të mirën për qytetin tonë dhe të ardhmen e tij europiane. Natyrisht duke vazhduar të kujtojmë me respekt të gjithë ata që e deshën atdheun aq shumë duke dhënë jetën