Kolonel Shpëtim Kalo i mbështeti proceset demokratike dhe reformat ne ushtri, por si masa më e madhe e ushtarakëve e përjetoi me shumë dhimbje shkatrrimin e ushtrisë në vitin 1997, të cilës ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës në sherbim të mbrojtjes së Atdheut…
Më 22 nëntor 2025, familja, të afermit, shokët e kolegët, miqtë e dashamirët e shumtë nga qyteti i Shkodrës i dhanë lamtumirën ish kuadrit të lartë të Ushtrisë Shqiptare, kolonel Shëtim Kalo.
Shpëtimi lindi më 11 nëntor 1941 në Palorto të Gjirokastrës, në një familje me tradita të larta atdhetare e patriotike që kishte vënë pasurinë e saj në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare.
Pasi mbaroi studimet në vënd lindje, deri në dy klasë të shkollës së mesme, me shkuarjen e familjes së tij me banim në Shkodër e përfundoi atë duke marrë maturen në gjimnazin “ 8 Nëntori” me rezultate të mira në vitin 1959.
Pas përfundimit të shkollës së mesme, Shpëtimi vazhdoi studimet e larta në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve në Tiranë në armën e këmbësorisë, të cilën e përfundoi në vitin 1962 me rezultate shumë të mira dhe u titullua me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes, Oficer me gradën Nëntoger.
Shpëtim Kalo që nga viti 1962 e deri sa doli nga ushtria aktive nga reforma e vitit 1992, për 30 vite rresht i shërbei atdheut me devotshmëri e përkushtim maksimal në repartet dhe njësitë ushtarake të ish Korpusit Ushtarak në Shkoder, ( RU 8001), që nga Bushati, Kukësi, Tropoja, Kopliku e në Vaun e Dejës, duke kryer detyra nga niveli bazë, komandant toge, kompanie e batalioni këmbësorie dhe batalioni art- mitralier, ku këtë të fundit e komandoi dhe drejtoi për rreth katër vite në Qafë Prush të Hasit, përballë vijës kufitare me ish Jugosllavinë.
Me përkushtim maksimal e sakrifica të mbëdha në kushtet e vështira të disllokimit e të jetesës si repart i vijës së parë të brezit të mbrojtjes së Brigadës së Këmbësorisë të Tropojës (RU 9200), Komandanti Shpetim Kalo mundi të siguronte kushte jetese normale për efektivin ushtarë aktiv, stërvitjen e gatishmërinë e tij me nivel e cilësi te lartë sipas kërkesave të kohës, duke e bërë Repart Shembullor, nga i cili kishin çfarë të mësonin repartet e tjera të brigadës..
Por me përfundimin e studimeve në Akademinë e Mbrojtjes (e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë), në fillim të viteve 70- të të shekullit te kaluar, Shpëtim Kalo u kompletua me njohuri e dije më të plota shkencore mbi Artin Ushtarak dhe mbrojtjen në tërësi të nivelit Operativo-Strategjik.Mbi këtë bazë u emërua Shef Shtabi ne Brigaden e Këmbësorisë (BrK) në Koplik të Malësisë së Madhe.Ishte ajo BrK e vijes së parë të brezit të mbrojtjes së Korpusit Ushtarak të Shkodrës, perball vijës së kufirit shtetror me Malin e Zi.
Në këtë detyrë Shpëtimi qëndroi për afro pesë vite, ku u dallua për organizi, planizim e kordinim të detyrave stervitore e luftarake në bashkveprim me komandat e reparteve vartëse te BrK, duke e mbajtur Shtabin kompakt e të gatshëm në çdo kohë e për çdo situatë. Këtij qëllimi i kanë sherbyer stërvitjet treguese stërvitjet e kompaktesimit te reparteve si dhe stërvitjet me shtabin e brigadës e shtabet e reparteve të formes praktikë e stervitje shtabi , po kështu edhe stervitjet komando-shtabi dy shkalleshe brigade- batalion.
Më pas nga viti 1984 deri në vitin 1992 Shpetim Kolo për 8 vite rresht, i emëruar me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes, kreu detyren e Komandantit të Shkollës për përgatitjen e kuadrove rezervist për repartet e ushtrisë , në Vaun e Dejes të rrethit Shkodër. Në atë detyrë shumë të rëndësishme Shpëtimi e ndërtoi punën në mënyrën më të mirë me trupën mësimore e stërvitore, officer, pedagog dhe komandues për nivelin e mësimdhenjes dhe të stërvitjes në disiplinat e ndryshme për pergatitjen dhe aftësimin e kuadrove rezervë të perspektives për repartet e ushtrisë. Aty krahas mësimeve për njohjen e rregulloreve bazë e atyre te armatimit e perdorimit të armeve , organizoi e zhvilloi mesime metodike , instruktivo- metodike si dhe stervitje treguese shëmbullore te cilat benë të mundur nxjerrjen e shumë kuarove rezervë të nivelit të knaqëshëm.
Me rivendosjen e gradave ne ushtri në vitin 1991 Shpetim Kalo u gradua Kolonel.Ai ishte kuader ushtarak i vlerave më të mira morale, njerezore e qytetarie , me personalitet e dinjitet të lartë, i aftë profesionalisht, i dashur dhe i respektuar me shokët , kuadrot, eprorët dhe efektivat por edhe i dalluar për komunikim e bashkveprim me organet e pushtetit e te ekonomise në terren per realizimin e detyrave në fushen e mbrojtjes ku ka gëzuar respekt te veçante. Kështu per rezultatet e larta në kryerjen e detyrave është dekoruar me Urdhëra e Medalje si dhe ështe shpallur “Oficer Shëmbullor”
Kolonel Shpëtim Kalo i mbështeti proceset demokratike dhe reformat ne ushtri, por si masa më e madhe e ushtarakëve e përjetoi me shumë dhimbje shkatrrimin e ushtrisë në vitin 1997, të cilës ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës në sherbim të mbrojtjes së Atdheut.
Kolonel Shpëtim Kalo pas daljes nga ushtria aktive, ne rezervë e pension, militoi në Shoqaten Aleanca Kombetare e Ushtarakeve të Shqiperisë, dega Shkodër.
Kolonel Shpetimi njëherësh ishte edhe familjar shembullor. Ai me basheshorten Shyqyrije, (tashmë e ndjerë), lindën, rritën, shkolluan dhe edukuan tre fëmijë të cilët sot janë shembull pozitiv në shoqërine tonë , prej të cileve djali i tyre Akili sot është kuadër i lartë në Policinë e Shtetit si dhe dy vajzat Suzana dhe Anila te cilat tashmë kanë krijuar familjet e tyre të nderuara e te respektuara.
Në ceremoninë mortore për Kolonel Shpëtim Kalo, moren pjesë shumë ish kuadro të ushtrisë si dhe nga komuniteti shkodran, ku për jeten dhe veprimtarinë e Tij , në emër të Shoqatës Aleanca Kombetare e Ushtarakeve dhe të OBVL-së dega Shkoder foli Kolonel Vuksan Vukaj (P) duke e ngushlluar familjen e të ndjerit Shpetim e duke i premtuar se Ai do të kujtohet e do te rrojë ne kujtesen e shoqerisë ushtarake , si modeli më i mirë i kuadrove te Forcave të Armatosura të Shqiperisë .
I perjetshem kujtimi i Tij !
*Kryetar i OBVL- se dega Shkoder.