Ali Bytyçi qe i pari dhe i fundit komisar olitik, Sekretar i Parë i PK të Pukës që arriti t’i trajtonte problemet politike e nevojat qytetare gjithnjë sipas parimeve demokratike të Konfërencës së Pezës (pa dallim krahine, feje e ideje)
Dy veprimtari të realizuara me madhështinë që meritojnë, përkujtimi i 80-vjetori të Çlirimit të qendrës së Nënprefekturës së Pukës të Qytetit Pukë dhe simpoziumi kushtuar patriotit Ali Bytyçi do të mbeten gjatë në memrien e pjesëmarrësve dhe organizatorëve, si dhe do të zënë vend nderi në analet e histories së këtij rrethi.
PAK NGA HISTORIA
Gjatë muajit Nëntor 1944 hynë në fshatrat e krahinës së Pukës dy brigada partizane, Brigada VI-t dhe brigada e 22-t S. Brigada e IV që kishte marrë pjesë krah brigadave të tjera partizane në Çlirimin e Shpalit të Mirditës, në vazhdim do hynte në fshatrat e Pukës, duke kaluar për fund Malit të Tërbunit e në Qërret, ku u prit me entuziazëm. Po kështu në Dedaj, Qelëz, Midhë, Iballe deri në Dardhë të Pukës.
Gjithashtu Brigada 22-S ndoqi fshatrat bregut të Fanit të Madh që nga Gjegjani, Gojani Shkoza, Qafa-Malit, Kryezi dhe Iballe, kudo duke ngritur Këshillat N.Ç.L dhe Komunat vendore të Pushtetit të ri N.Ç.L
KUSH ISHTE ALI BYTYÇI
Ali Bytyçi me braktisjen e studimeve në Italinë fashiste dhe kthimin në Atdhe, në vendlindjen e tij në Qërret korrik 1943, i vuri detyrë vetës me qellimin për nxitjen dhe organizimin e Luftës Nacional Çlirimtare antifashiste në Nënprefekturen e Pukës e më gjërë. Së pari filloi me ndërgjegjësimin e të rinjëve aktiv për ta ndihmuar në qellimin e Tij. Kështu me përpjekje të përditshme me këto individ arriti t’i bëjë që të jenë të gatshem për përkrahjen e Aliut në realizimin e qellimit të Tij për nxitjen dhe organizimin e LNÇL në Qërret e më gjerë.
Fillimisht arriti të afrojë rreth vetës shokët si Nezir Ismail Djaloshi, Selim Zog Zyber Djaloshi, Islam Çoba bashkë me Ymer Çobën e Zenel Kadri Çoba, si dhe Idriz Metin. Po edhe të moshuar si Boç Zeqiri me të birin Nezirin etj, deri me Kadire Pema, Pashk Currin e Nikoll Qafen të Fushë-Arësit, me ndihmen e këtyre, arriti të afroi dhe të ndërgjegjësoi edhe të rinjtë vellezërit Islam e Sadik Bajram Mehmet Pema. Po kështu filloi kontaktet me Zenel Islam Shkrelin bashkë me Ismajl Avdi Shkrelin dhe Nuh Hasanin e Dedajve, si Nanë Shoten dhe Elez Hoxhen e Pukës, siç kishin afruar edhe hoxhën e Qërretit, Qazim Nushi ish emigrant politik, Gjakovar.
Ky grup aktivistësh në takimet gjoja të rastësishme e dëgjonin me vëmendje fjalën e Aliut se fashizmi Italian nuk i sjellë asgjë të mirë popullit tonë, veç robëri dhe shfrytëzim të pasurive tona kombëtare për interesat e veta prej pushtuesi.
Kështu Konferenca e Pezës shtroi para gjithë popullit shqiptar organizimin dhe fillimin e Luftës Nacional Çlirimtatre deri fitoren e plotë mbi fashizmin dhe Nazizmin Gjërman e aleatin e Tij.
Kjo luftë që të bëhëj gjithë popullore duhet të zhvillohej mbi parimin Luftë Nacional Çlirimtare pa Dallim Krahine, Feje e Ideje.
NDIKIMI I ALI BYTYÇIT PËR ORGANIZIMIN E LANÇ NË PUKË
Pra , sqaronte pa pushim i shquari Ali Bytyçi plot entuziazëm e frymzim, duke ngjallë besim e gatishmëri te shokët e Tij, të cilët filluan të afronin të rinjtë të vendosur e besnik si edhe Sadik Cina e Bajram Ymer Baci dhe Islam Kadria në Meçe, bashkë me Ymer Kadri Furrikun e Zeq Hysenin në Kabash dhe Elez Ukë Llukën në Llukë, Halil Çelë Tërbuni në Pezhve, Lazër Dedë Tusha në Dush, Mehmet Rama, Zef Miraka, Mal Jah Zeneli e Mal Bajram Sokoli në Iballe, Nikoll Memë Çuku, Dodë Marka Lleshi e Osman Sheqer Braha në Kryezi, Riza Mustafë Aga etj.
Me këtë shtrirje të ndikimit të Ali Bytyçit gati gjithë krahinore, i doli si detyrë të kalonte në shumë Katunde, si Dush, Dedaj, Qelzë, Kabash, Kryezi, Iballe etj., të kalonte dhe në Tropojë për lidhje bashkëpunim krahinor. Por do t’i duhej të kalonte maleve me udhëtime të vështira siç e zuri bora në fillim dimrin e viteve 1943-1944. Ishte kujdesi vëllazëror i Islam Çobës që ta sillte gjallë deri Ndërlymna të Iballës, ku e pritën miqësisht me shërbime të kujdesshmë ta sillnin në gjendje normale.
Kështu shëndeti i Aliut filloi të dobësohej sa ftohja i dha shenjat e para të tuberkulozit.
Afrimi i Brigadave Partizanr drejt Pukës nuk e gjeti të papërgatitur, përkundrazi. Me Nanë Shotën, kërkojë që i vëllai i saj Mehmet Rama, Mal Barami, Mal Jah Zeneli, si dhe Zef Miraka me vëllezërit Stak e Jak Pemati dhe Mustaf Aga i Zotnive të Iballës ta pritnin Brigatën Partizane miqësisht. Kështu Mustaf Zenel Aga u priu afër 70 burrave e të rinjëve Iballas dhe në Qarrami, sapo u afruan partizanët e Brigatës VI-S, u thirr që larg: “Mirësevini Partizanët e Ali Bytyçit”. Komandanti i Brigadës Jaho Xhiliku, që e kishte në krah Aliun i tha “Urime Ali Bytyçi! Iballja jote po na pret krah hapët e miqësisht!”
Po kështu Aliu i kishte marrë masat që vëllezërit Islam e Sadik Bajram Pema i kishte çue te miku i tyre Riza Mustaf Agë Kryeziu, se gruaja e tij ishte e motra e tyre. Kështu Riza Agë Kryeziu, u prini mëse 20 kryezezëve, bashkë me to edhe priftin e fshatit Dom Mazreku, që I pari kritikoi Kordiniano si Anti Shqiptar. Në Qafë-Arrë, kufi me Qafë -Mali, i priti Partizanët e Brigatës 22-S. me përshëndetjen miqësore: “ Mirësevini Partizanët e Ali Bytyçit në Kryeziun tuaj!” Kjo pritje kaq bujare e gëzoi pa masë Komandantin e kësaj Brigate (22-S) Sali Verdha : -“Qofshi faqebardhë e Ali Bytyçin tuaj e paqi me shëndet!”
Kështu u pa puna patriotike e Ali Bytyçit në pritjen e vëllezërve të këtyre dy brigadave partizane, si edhe të tjerave në vazhdim.
Tani, si u zgjodh Komisar Politik në Mbledhjen e Këshillit Nacional Çlirimtar të Pukës, më 7 Nëntor 1944 në Iballe, i dilte detyra e përgatitjes së forcave Partizane vendase që në kuadrin e Brigatës 22-S të arrinte qellimin final , Çlirimin e Pukës, Kryeqendra e Nënprefekturës Pukë.
Dhe mbështetur në përvojën e fituar, duke u nisur nga lidhjet farefisnore e familjare, simbas traditave vendore dhe duke shfrytëzuar parimet e Konfërences së Pezës: L.N.Ç.L pa dallim Krahine, Feje e Ideje, arriti të mobilizonte shumë Partizanë nga Qerreti, Kçira, Dushi e Komani si edhe nacionaliste antinazifashist, iu bashkuan Brigatës 22-S dhe në mbrëmjen e 19 Nëntorit sulmuan qytetin e Pukës, ku ishin grumbulluar forcat e fundit nazifashiste, të cilat u shpartalluan pas pak orësh të furishëm të partizanëve trima dhe kështu Puka në 20 Nëntor 1944, që në mëngjes, ishte e çliruar. Qindra qytetarë e partizanë brohoritnin sheshit dhe Uronin të gëzuar Ali Bytyçin komisarin e Pukës dhe imam Elez Hoxhën, Kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të Rrethit.
Ali Bytyçi qe i pari dhe i fundit Komisar Politik, Sekretar i Parë i P.K të Pukës që arriti t’i trajtonte problemet politike e nevojat qytetare gjithnjë simbas parimeve demokratike të Konfërencës së Pezës (Pa dallim Krahine, Feje e Ideje). Po fatkeqësisht tuberkulozi po ja paksonte fuqite. Edhe pas mjekimit në Itali, prap kaloi në Jetën e Përtejme, duke lënë mjerim jo vetëm në Familjen Bytyçi e Qerretin e Tij të dashur, si edhe tërë Pukën, që kudo e priti plot shpresë,
Varrimi i Tij u bë me një ceromoni madhështore të këtij të riu 27 vjeçar që gjithë rininë e Tij e shkriu për Çlirimin e Vendlindjes si dhe tërë Atrdheun.
Prandaj në Simpozium modest u e zhvillua, pikërisht, në 80-vjetorin e Çlirimit të Pukës, përpjekum këtë përsonalitet të shquar atdhetar, Dëshmor i Atdheut, për meritat dhe pavdekësinë e të cilit do të shkruajmë në vëllimin e II të librit kushtuar Dëshmorëve të Atdheut të Pukës, që do të botohet para 5 Majit 2026. Për këtë Simpozium familja Bytyçi luajti një rol të rëndësishëm në plotësimin e të gjitha kërkesave për zhvillimin e një përkujtimoreje sa më të denjëtë për Dëshmorin Ali Bytyçi, sa dhe Dr.Gjergji Velo Kryetar i OKOASH i vlerësoi shumë këto veprimtari.