LIBRI “ DEKODIMI KRIMEVE” i BASHKIM DAUTI HISARIT
Për genocidin sllavoserb janë shkruar e botuar libra nga autorë të tjerë por, libri “DEKODIMI KRIMEVE” i zotit Bashkim Hisari meriton e do zerë një vend të veçant në serinë e librave që analizojnë Genocidin ndërshekullor sllavoserb ndaj shqiptarëve të Kosovës, në ish Republikën Federative të Jugosllavisë, e po vazhdon akoma edhe sot e kasaj dite, nga Sërbia Millosheviçiane dhe Vuçiçiane, që me egërsinë më të madhe e ushtroi gjatë Luftës për Çlirimin e Kosoovës gjatë vitit 1998-1999 por, edhe gjatë ditëve të sotme me forma e mjete të ndryshme. Tashmw dihet qw OBVLP me Organizatën e Veteranëve të Luftës së Kosovës kanë krijuar dhe aderojnë tashmë në Federatën e Veteranëve të Luftrave për Liri e Pavarësi të Kombit Shqiptar, ku edhe zoti Bashkim Hisari është Nwnkryetar i Organizatës Veteranëve të Kosovës, kështu që jemi jo thjesht miq, por edhe kontribues në ruajtjen e zhvillimin e propagandimin e traditave më të mira shoqërore, kulturore e të luftrave të Kombit Shqiptar .
Prandaj dua ta falenderojpër mikun tonë, autorin e nderuar, politologun, diplomatin, publicistin dhe shkrimtarin Hisari për këtë vepër enciklopedike.
Vetë emri i librit, nëse do e shqipërosh, të tregon sikur do të duhet të fillosh një rrugëtim të gjatë për tu njohur me ato ngjarje dramatike që i ka shkaktuar Kosovës genocidi ndërshekullor sllavosërb. Autori tregon se për realizimin e tij i është dashur të bëj shumë kërkime e shfletime të dokumentave arkivore, dokumentave të ruajtura në bibliotekën e tij gjatë viteve të punës, në funksionet e ndryshme që ka kryer, dhe në memorien e tij brilante sepse zoti Bashkim në shumë ngjarje ka qënë edhe një bashkëkohës okular i këtyre ngjarjeve tragjike.
Duke qënë bashkëkohës okular i shumë prej këtyre ngjarjeve tragjike, të shkaktuara nga genocidi ndërshekullor sllavosërb, që zotit Bashkim ia kanë mundësuar funksionet e ndryshme që ka kryer gjatë jetës tij, ai sjell ngjarje që të rrenqethin dhe e bëjnë lexuesin që të mos shkëputet nga leximi i librit.
Për dijeni të pjesëmarrësve edhe unë e konsideroj veten se kam qënë një kontribues modest në Luftën për çlirimin e Kosovës, pasi kam punuar në strukurat e ngritura nga Komisariati Lart i Refugjatëve i OKB-ës, UNHCR, i cili u vu në mbështetje të Luftës çlirimtare të Kosovës, duke ngritur e mobilizuar një sistem strukturash në vartësi të tij dhe organizata ndërkombëtare siç ishin Word Food Program of UN, Kryqi Kuq Ndërkombëtar, Gjysëm Hëna e fondacione të ndryshme, që unë kisha mardhënie bashkëpunimi me 41 organizata të tilla, që mbështetën Luftën për çlirimin e Kosovës, me mbështetjen financiare e logjistike, nëpërmjet Zyrave të Refugjatëve të ngritura në Shqipëri, në Maqedoni e në Mal të Zi Në këtë organizim unë u transferova nga Bajram Curri, në Zyrën e Refugatëve në qarkun Durrës, i cili ishte qarku, ku u sistemuan numri më i madh i vëllezërve dhe motrave tona shqiptare të Kosovës, duke u ngritur 5 Qendra-kampe të Akomodimit të Refugjatëve. Ndër të tjera kam e ruaj akoma diagramën e përbërjes tyre sipas moshave dhe seksit.
Shifra totale prej mëse 700 mijë të shpërngulurve nga Kosova në Shqipëri është alarmante, si treguese edhe për këtë Genocid serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Në këtë qark u grumbullua numri më i madh i refugjatëve dhe sipas listave statistikore, të cilat unë akoma i ruaj në bibloteken time rezulton shifra 130 mijë të akomoduar në Durrës, Krujë, Fushë Kriujë e Kavajë.
Duke qenë në këto detyra unë merja edhe informacionet për situatat luftarake në komunat e Kosovës, ku ndër ngjarjet më të dhimbëshme ishte lufta e Kosharës ku forcat paramilitare e ushtria sërbe shkaktoi shumë viktima, heronjë të kësaj lufte dhe ja tani i shoh të arkivuara në librin e mikut tim, B.Hisari, një vepër shumëpërmasore kjo që do tju vlejë studiuesve, sot dhe në të ardhmen.
*Nnkryetar i OBVLP