Identiteti i popullit tonë ka qënë i lidhur ngushtë me gjuhën, kulturën dhe traditat e përbashkëta.

Nga Nuri Bufi

Burimet mbi shprehjet e vlerave patriotike, kombëtare tek shqiptarët zënë fill në periudha të lashta. Shqipëria është një tokë me histori mijëvjeçare, që ka njohur si pushtimet ashtu dhe luftërat për pavarësi. Po ashtu ka dhe një trashëgimi jashtëzakonisht të pasur kulturore dhe atdhetare. Armiqësit dhe synimet grabitqare të fqinjëve të huaj bënë të domosdoshme forcimin e unitetit, vlerave dhe traditave të kombësisë shqipfolëse. Emri i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu si simbol i rezistencës shqiptare kundër Perandorisë Osmane është pjesë e ndërgjegjes historike dhe kulturore e çdo shqiptari. Njohja e kësaj figure dhe kontributit në histori, nuk është vetëm një akt kujtese, por një mënyrë për të forcuar ndjenjën e përkatësisë dhe krenarisë së indentitetit.

Populli ynë në luftën për ekzistenc, për të ruajtur e afirmuar individualitetin e vet, ka pasur jo vetëm aspirata të ndërgjegjshme të kombësisë por dhe filozofinë e tij të qasjes etike dhe asaj etnike.                                         Janë evidente veçoritë dalluese të kombit shqiptar nga kombësit e tjera, si karakteri popullor e kombëtar i përbashkët, i shprehur me përshkrimin e zakoneve e të dokeve, të ngjyrave e veçorive lokale, të evokimit e përfitimit të atmosferës së lashtësisë, të paraqitjes së ambienteve patriarkale të malësisë, të elementëve folklorik dhe etnografike.

Të qënit shqiptar nuk është vetëm një çështje e lindjes por edhe e kulturës, vlerave dhe traditave që duhen ruajtur dhe transmentuar. Në vazhdim, gjeneratat nuk duhet kurrë të zbehin identitetin, si një pasurim në rikujtimin dhe rrëfimin e Shqipërisë, historisë dhe letërsisë së saj. 

Është një akt dashurie ndaj rrënjëve tona dhe një dhuratë për brezat e ardhshëm. 

Ka një rrëfim shqiptar unik e atraktiv për Kosovën, që prezantohet me anën e miteve kulturore kombëtare. Referuar historisë Kosova mbetet epiqendra e përplasjeve të perandorive dhe si vatra vullkanike e kombformimit shqiptar. Ne kemi nevojë për rrëfenjat drithëruese e motivuese, mbi frymën mitike shqiptare e cila nuk duhet t’na mungojë. Nëpërmjet trashëgimisë kulturore dhe historike që lidh shqiptarët nga të gjitha trojet do mund të sigurohet një të ardhme e qëndrueshme dhe e harmonishme për gjithë shqiptarët.

Identiteti i popullit tonë ka qënë i lidhur ngushtë me gjuhën, kulturën dhe traditat e përbashkëta. Kjo lidhje e ngushtë ka ndihmuar në ruajtjen e një kujtese të përbashkët deri në ditët tona. Marrëdhëniet e vazhdueshme kulturore mes trevave shqipfolëse, si dhe ato në fushën e turizmit kanë ofruar më shumë qëndrushmërinë e ritualeve të përbashkëta të traditave popullore. Fryma e herëshme shqiptare e popullore e cilësuar si  “Bota e këngës popullore” shfaqej nëpërmjet larmisë së formave,krahinore e gjithëpërfshirëse kombëtare, të koloritit të gjuhës e të ambjenteve, gjithnjë në përputhje me psikologjinë dhe njëmëndësinë e popullit. 

Me ndryshimin e etapave historike të shoqërisë dhe kombit shqiptar, përparësi mori dhe arti me gjithë elementët folklorik,të cilat janë futur si pasuri e trashëgimisë kulturore në fondin e artë të këngës popullore kombëtare.  Ky art i ngjinjëzuar në tabanin popullor sot veç tubimit nëpërmjet skenave e programeve të shumta te radio-televizionit, me më shumë forcë e gjallëri si produkt shoqëror mes traditave ndër breza i ka shërbyer organizimeve festive, fisnore, kryesisht të dasmave me kurorëzimin e çifteve të reja familjare. 

Veçanërisht në dasmat kosovare shquhen mjaftë elementë të traditave të hershme shqiptare. Bbashkë me këngët dhe vallet,  shquhen fort dhe motivet kombëtare. Mes shumë festimeve dhe organizimeve të dasmave veçojmë atë të  organizuar kohët e fundit në Prishtinë. Nga familjarët Latif dhe Fatmira Sinani me martesën dhe kurorëzimin e djalit Durim Sinani me zonjushën Kaltrina Qamili, nga ku marrim emocione mbresëlënëse.  Krahas pranisë së qindra pjesmarrësve të ftuar, shquhen dekorimet masive, ku sundon ngjyra e kuqe e flamujve kuqezi,p ranin e të cilëve e përjetojmë bashkë me  ceremonin martesore dhe si  një festë e vërtetë kombëtare. Kjo ceremoni martesore kalon përmes shfaqjes të disa ritualeve me origjinë të herëshme të traditave popullore të ruajtura ndër breza, si: Bluarja e drithërave mes dy gurëve, me rrotullimin me dorë të gurit të sipërm. Nëpërmjet një doreze bereqeti hidhej në hapësirën e qëndrës së gurit të sipërm.

Po ashtu, ndezja e zjarrit pranë vatrës, riti i Kanagjegjit me shtruarjen e sofrës, ku sitej mielli për zënien e brumit. lyerja e pragut të hyrjes së shtëpisë me mjalt e tj. Të gjitha këto rituale përshkoheshin me praninë e flamurit kuqezi shqiptar.

Nga kjo festë familjare të quajtura “Dasma” vërtëton më së miri përmbajtjen e kësaj fjale, që do të thotë njëherësh demostrim dhe motivim i vlerave, i bashkimit si komb. Ky demostrim vlerash shkon paralel jo vetëm me urimin e çiftit për një jetë të lumtur, por njëkohësisht me betimin  për të qënë një familje e re dhe një forcë e re në mbështetjen dhe ruajtjen e traditave kulturore kombëtare.

Këtë demostrim vlerash nëpërmjet ceremonive martesore e shohim edhe në zona të tjera të Kosovës si në zonën e Prizërenit, informojnë etiologët Dervish Sejfiaj,Vehbi Hoxha,vëllezërit Hamdi e Nazim Hoti dhe profesor Ali Berisha.                                                                                         

Edhe në Shqipëri, pas ‘’90-tës, në festat familjare nisën motivimet dhe demostrimet për shquarjen e lëvrimin e traditave të herëshme popullore dhe të identitetit Shqiptar. Këto u demostruan edhe në festën martesore (Dasmën), organizuar në qytetin e Fierit pranë lokalit “Gold – Graund” nga familjarët (bashkëshortët) Dashnor (Barjami) dhe Lida Bufi, me martesën e djalit Fjorarbro Bufi me zonjushen Trendafile Sina.  Grupi i valleve të portokallisë, vajza dhe djem, me veshjet e kostumet kombëtare, njëkohësisht këtë uniform ofruar dhe çiftit, debutuan magjinë finale, simbolikëe kombëtare.

Me një shpejtësi të rrufeshme ata mbuluan gjithë hapsirën e vallëzimit me flamurin shqiptar të zmadhuar, ku në qëndër një hapsirë e improvizuar në  kryet e shqiponjës, shquan çiftin e përqafuar. E gjithë salla në këmbë, mes duatrokitjeve e brohoritjeve dhe mes valëvitjeve të flamurit kuqezi.

Kësisoj, festat familjare, krahas mjeteve gjithë përfshirëse të propagandës kulturore – popullore, mbeten një trashëgimi e fuqishme, kulturore dhe historike që do të lidh shqiptarët nga të gjitha trojet. Identiteti shqiptar ka qënë gjithmon i lidhur ngushtë me historinë dhe kulturën e kombit. Kjo lidhje e ngushtë ka ndihmuar në ruajtjen e një kujtese të përbashkët që mbart një narrativë të qëndrueshme të luftës për liri, pavarësi dhe të drejtat kombëtare.