Një shikim për artin e atdhetarit të madh, shqiptarit nga Maqedonia që jeton në Zvicër
Në vitin 2015 Veselit hapi ekspozitën personale të në Muzeun Historik Kombëtar, nën kujdesin personal të të ndjerit Moikom Zeqo…
Fatmir Minguli
Vesel Çeliku është i lindur në fshatin Cërvicë – Kërçovë, në 1955. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje dhe pastaj emigroi në Zvicër dhe atje shpejt integrohet në jetën arsimore të shtetit Helvetik. Veseli kryen Akademinë e arteve nën udhëheqjen e artistit të madh Didian Freks në Mulhauzen. Pastaj punoi si artist në “Cirkus Freks Variate” dhe mbaroi degën e “Fakirëve” në vitin 1973 – 1975. Në vitin 1997, Veseli hap ekspozitën e parë personale në Lucern-Zvicër. Ai merr pjesë në Ekspozita kolektive në Gjenevë me shumë krijues të vendeve të ndryshme. Gjithashtu Xhaferri ka marrë pjesë në ekspozita të organizuara në Tiranë, Kulmak Baba Tomorri, Shkup, Strugë dhe në Kërçovë.
Por të pashlyera nga mendja do të jenë aspektet e hapjes së ekspozitës personale të Veselit në Muzeun Historik Kombëtar nën kujdesin personal të të ndjerit Moikom Zeqo në vitin 2015. Përpos teknikave të zakonshme, piktori Vesel Xhaferri përdor gjërësisht pikturimin pikësor. Që në pamjet e jashtme të jep idenë e një mozaiku por që nuk ështe mozaik. Ai më shumë i përafrohet disa vizatimeve që janë në librin “Manuskript i Vojniçit” për më tepër nga mënyra, teknika dhe kompozimi i disa pikturave. Kjo nuk është e vertëtuar plotësisht por që mbetet një tentativë interesante e pandeshur në piktore të tjerë.
Nga ana tjetër duke parë me qetësi pikturimet e Vesel Celikut sheh se teknikat e pikturimit pikësor janë si tendencë e tij për të ndërhyrë në format dhe pamjet e qendismave popullore të Kërçovës e për më shumë për të vënë në dukje jetën e komunitetit të vet.
VLERËSIMI NGA Dr.NUHI VINCA
Me të drejtë dr. Nuhi Vinca ka përcaktuar se pikturat e Vesel Xhaferrit, jan një “opus që përcillet me mesazh të qartë njerëzor, me dashuri për figurat historike me një krijimtari plot dinjitet, të djeshmë dhe të sotme….”Ai sjell Skënderbeun, bektashiun e madh, Naim Frashërin, poetin dhe teoricienin mbi bektashizmin, Mic Sokolin, Imam Hysenin, nga të parët e bektashinjve dhe Haxhi Bektash Veliun, etj. Ai ka guxim, dashuri, njohje dhe respektim të popullit shqiptar, ka art dhe eksperiencë që arrin këto përfaqësime të një pjese të botës shqiptare në jetën e përditshme ku intesektohet besimi i veçantë ndaj bektashizmit.
Ndoshta ky faktor i besimit ndaj bektashizmit e ka çuar këtë artist poliedrik në zhvillim të vazhdueshëm e jo vetëm me piktura me pikëzime. Një magji e çuditshme feks në veprat e tij të pikturës çka dallohet edhe në poezitë e tij po aq të ndjera shpirtërisht. Por, magjia e vërtetë e shpirtit krijues qëbdron në embrionin e madh të dashurisë për njerëzit. Veprat e mia -thotë ai kanë magjinë e lëmis së mesazheve për rininë e sotme dhe të ardhme për t’u bërë sado pak një zëdhenës që me ndihmën e zotit të jem i dobishëm në këtë botë që jetoj.
SI MË RA NË DORË LIBRI I FATMIR MUNGULIT “KUNDRA IKONATHYESVE?
Isha në lixha t Elbasanit në Tregan, kur më vjen nji mesazh nga Poeti Shkrimtari kritiku gazetari z. Minguli – {Vesel ka dalë libri jem. Një vështrim mbi filozofinë e bektashizmit Shqipëtar.”
Dhe asht interesant sepse kam kënaqësinë që doli nga shtypi ku shkruhet se Misionarët e parë bektashian u dërguan në Shqipëri dhe në vendet tjera të Ballkanit nga qendra e madhe Bektashiane e Dhimotekës në Bullgari… Këta misionarë shkuan në Shqipëri e asaj kohe gjatë shekujve XII-XV – të ku sipas të dhënave edhe të Baba Ejupit që kishte marrë lidhjet edhe ardhja e Hider Babajt në Brod me Dikmen Baban e Kanatllarit, por unë do të ndalem në këtë që kemi përpara për Teqenë ‘’ Turballi Sulltan dhe historinë e saj shkruajnë shumë saktë stjudjusit Kujtim Boriqi dhe Syrja Xhelaj në librin e tyre ‘’ Baba Shefqet Gllava Martir i demokracisë “: E ndërtuara në vitin 1490 në zonën e Menit midis Farsallës dhe lidhur kjo teqe, me shumë ngjarje të kohës por mos të largohem nga e para z. Fatmir Minguli më tha se gjith libri ka të dhëna posaçërisht për Bektashinjtë. Por në thellësi të librit në faqen 163/164/165, ku autori tashmë i ndjer Moikom Zeqo hedh dritë mbi Bektashizmin e Skënderbeut në shekullin e XV – ka nji fakt të jashtëzakonshëm që quditrisht nuk përmendet në Historinë zyrtare të Gjergj Kastriot Skënderbeu, ka dëshmi të sakta se Skënderbeu gjatë kohës që ishte në trupat e Jeniqere në pallatin e sulltanit u konvertua në Bektashian sëbashku me nipin e tij Hamzan. Ku Myrshidin i tija ishte Baba Ali – AL-Ula, dhe me urdhër të Sulltanit aji u arrestua ku sulltani i kërkoi që të këthehet Skënderbeu por Babai refuzoi nuk mund të thyejë besën e dhënë që të këthehet nji burrë shteti… aji ka krye shtetin e vet ashtë interesant sepse nuk janë të dhënat se qysh u bo me Babanë Ali – AL-Ula dhe thuhet se ashtë djegur i gjallë në Teqenë e Stambollit. Kështu që unë rashë dakord me z. Fatmir Minguli dhe ti marr librat në Kërçovë sepse biblioteka e Teqes ka nevojë për libra dhe me nji Kontakt me z. Naim Ibraimi në Amerikë dhe i tregova rastin ku aji mu përgjigj as nji as dy xhaka Vesel sa duhet vetëm trego se unë do të jesha sponzor i këtij libri dhe më pyti a mund ti bashkohen edhe disa bashkvendas ku unë e falënderova dhe i thashë se ashtë kënaqsi për atë që thoni dhe kështu ju bashkua edhe z. Nexhat Mustafa nga Ne York kurse Naimi Ibrahimi kishte të atin në rrugë xhaka Imer Ibrahimi dhe aji më thoshte – “Vesel Naimin e kam larg por le të jetë mirë atje në Amerikë por edhe nji rastë ku aji kishte punuar në minjerën e Tajmishtit me dajën tem Zeqir Sadiku thoshte e ndanjëm kafshatën e bukës dhe të dy tashmë të ndjer, por edhe njiher nji falënderim për juve nga Amerika”.