Në kuadrin e Konferencës Kombëtare të Organizatës së Dëshmorëve të Atdheut
• Studiuesi Xhemal Meçi – Mjeshtër i Madh paraqiti fakte që dëshmojnë se Puka ka luftuar pa epur kundër pushtuesve të huaj, sidomos kundër pushtuesve Osmanë, por edhe Serbo-Malazez dhe në kuadrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-’80)…
Këto ditë (18 qershor 2025) Dega e Organizatës së Dëshmorëve të Atdheut të Nënprefekturës së Pukës, në kuadrin e Konferencës Kombëtare të Organizatës së D.A. (Shtator 2025), zhvilloi punimet e saja duke analizuar rezultatet e arritura dhe detyrat që dalin për të ardhmen. Raportin mbi veprimtyarinë e Degës e mbajti Kryetari i saj Z.Rasim Cina (familje D.A). Ai theksoi rolin e revistës “Dëshmorët e Atdheut” dhe të gazetës “Veterani”, për të vlerësuar sa duhet LANÇ të popullit shqiptar, si dhe kontributin e dhënë edhe nga populli i Pukës, i cili u rreshtua në çetat Pukë – Mirditë (me Komandant Pashk Curri dhe komisar Nuri Llazani i Qarkut Shkodër) si dhe çeta Pukë – Has (me Komandant Ymer Bardhos Laçi dhe komisar Isa Agaviku i Qarkut Shkodër), deri tek Batalioni Partizan “Triada” Puka (me Komandant Zef Miraka e Zef Gashi, komisar), që në kuadrin e Brigatës Partizane, XXII-S, mori pjesë në luftimet për çlirimin e qytetit të Shkodrës (29 Nëntor 1944).
Por del si detyrë e jona që t’i bëjmë sa më të njohura për edukimin e brezit të ri, si krenari e ndimesës së dhënë në kuadrin e LANÇ.
Njëkohësisht studiuesi Xhemal Meçi – Mjeshtër i Madh paraqitit fakte që dëshmojnë se Puka ka luftuar pa epur kundër pushtuesve te huaj, sidomos kundër pushtuesve Osmanë, por edhe Serbo-Malazez sidomos në kuadrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-’80).
400 malsorë pukas i shkuan në ndihmë Shkodrës së rrethuar nga pushtuesit Serbo-Malazezë 1912-’13, ashtu siç kanë shkuar 180 vullnetarë pukas në mbrotje të Plavë e Gucisë e të tjera aksione kombëtare për Liri e Pavarsi, që po i pasqyrojmë në librin “Dëshmorët e Pukës,, dy vëllimësh (Vëllimi I sapo ka dalë nga botimi).
Krahas kësaj pune, po punohet për një “Dhomë Muze” për Dëshmorët dhe Veteranët e Luftës së Degës Pukë.
Zonja Denisa Meçi, sekretare e Përgjithshme e Bashkisë Pukë përshëndeti në emër të Kryetarit të Bashkisë Pukë, Z.Rrok Doda, duke theksuar se Bashkia Pukë do ta ketë në konsideratë Degën e Organizatës D.A duke iu gjetur krah dhe ndihmuar për mirëmbajtjen e varrezave të dëshmorëve, lapidarëve dhe tabelave e emertimeve të udhëve e shesheve me emra dëshmorësh e veteranësh e Veteran të shquar në shkallë Nënprefekture Puke e me gjerë.
Ndërsa Dr. Gjergji Velo premtoi që shqetësimet e familjeve të D.A t’ia paraqesë kryesisë Tiranë dhe Bashkive Pukë e Fushë-Arës.
Në përfundim ndau disa libra kushtuar D.A të Shqipërisë dhe disa Çertifikata Falenderimi e Vlerësimi për të gjithë ata që aktivizohen për pasqyrimin e lartësimin e figurës së D.A në veçanti studiuesit Xhemal Meçi “Mjeshtër i Madh” sapo nxori nga botimi Vëll.I D.A të Pukës dhe është në përgatitje për botimin e Vëll.II, duke dhënë një shembull për t’u lavdëruar për vepren madhore të D.A Brenda e jashtë Rethit Pukë. Së fundi u bënë zgjedhjet e reja.
Përgatiti: Fadil Hyseni
Gazetar pranë Bashkisë Pukë