l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

VETERANI - Intervista

BE PRET VAZHDIMIN E ZBATIMIT TË REFORMAVE ANTI-KORRUPSION

Komisioneri Fyle ka theksuar: "Për sa kohë Shqipëria vazhdon punën e mirë aktuale ne presim që ky vend të marrë statusin e vendit kandidat në qershor. Është tashmë në dorë të Shqipërisë, qeverisë, opozitës dhe autoriteteve të punojnë së bashku për të ruajtur arritjet mbresëlënëse të deritanishme" Peter Stano, zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerim, Stefan Fyle, ka sqaruar në një intervistë ekskluzive për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, vendimin e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, lidhur me statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Stano ka spjeguar se çfarë presin vendet anëtare nga Shqipëria deri në qershor, si dhe ka sqaruar se në çfarë do të konsistojë raporti që Komisioni Europian do të përgatisë për t'ia paraqitur Këshillit deri në (...)

-Cilat ishin arsyet që çuan në shtyrjen e shqyrtimit të statusit për Shqipërinë në qershor?
Nuk ka pasur ndonjë shtyrje. Ne muajin tetor, Komisioni Evropian u propozoi vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që t'i jepnin Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Shtetet anëtare, pasi diskutuan lidhur me rekomandimin dhe vlerësuan arritjet e rëndësishme në Shqipëri gjatë këtij viti, deklaruan qartë se ato (...)

 

 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH-së: Forcat e Armatosura, aset i paçmueshëm i shtetit dhe popullit shqiptar. Dy vjet në detyrë, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi: Ja sfidat që përballuan FA

Të jesh në krye të Forcave të Armatosura në përvjetorin e 100-të të ekzistencës së shtetit shqiptar dhe të ushtrisë së tij, padyshim që është një moment shumë i veçantë dhe i pashlyeshëm në jetën e çdo ushtaraku. Momente të tilla përkojnë rrallë dhe është e kuptueshme që përveç kënaqësisë, mbartin pashmangshmërisht edhe shumë përgjegjësi. Populli dhe kombi shqiptar festuan nëntorin e kaluar një ngjarje historike, finalizimin e një ëndrre shekullore të shkruar me gjak ndër beteja të panumërta. Një tjetër moment historik ishte edhe festimi i 100- vjetorit të Shtabit të Përgjithshëm, krijimi i të cilit daton në 4 majin e vitit 1913. Por nëse në vitin 1913 ishte në pikëpyetje fati i Shqipërisë, sot pas 100 vitesh, Shqipëria dhe Forcat e Armatosura, jo vetëm që kanë konsoliduar pozitat kushtetuese, por janë kontribuuese të paqes dhe sigurisë kudo në botë. (...)

 

Misionet që kemi pritur dhe përcjellë këto vite kanë qenë të shumta në numër, secili me emocione të veçanta. Ushtarakët tanë, me profesionalizmin e treguar në të gjitha misionet ku janë angazhuar, padyshim që meritojnë notën maksimale. Ata kanë ditur ta mbajnë lart dhe me nder flamurin kombëtar. Kontributi i FA është vlerësuar vazhdimisht nga drejtuesit e komandave të NATO-s. Ushtarakët tanë kanë treguar se janë të barabartë në profesionalizëm, ashtu sikundër kolegët e tyre pjesëmarrës në misione të Aleancës Euro-Atlantike, duke qëndruar sup më sup me partnerët e duke u konsideruar si "ambasadorët e paqes" së vendit tonë në botë. Ne jemi rreshtuar denjësisht si vend anëtar i NATO-s dhe tashmë i kemi dhënë provat e këtij përkushtimi. FA kanë një dëshmor që dha jetën në mision në Afganistan, Kapiten Feti Vogli, i cili tashmë nuk është dëshmor vetëm i Shqipërisë, por i të gjitha vendeve të NATO-s. Ne sot konstatojmë me kënaqësi se kemi fituar një eksperiencë të vyer, falë angazhimit disavjeçar në të gjitha llojet e misioneve. Kontributet e FA kanë ardhur duke u rritur në sasi dhe cilësi, nga operacione të quajtura "forcë protection", në misione luftimi në Afganistan, deri tek misionet e trajnimit të forcave të sigurisë afgane, ku Shqipëria udhëheq ekipe trajnimi në bashkëpunim me Gardën Kombëtare të Nevv Jersey të SHBA. (...)



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes